Apple po behet gati per ngjarjen e saj vjetore Worldwide Developer Conference (WWDC) ne San Francisco qe do te mbahet te Henen, dhe duket e sigurte qe se pari kompanija do ta zbuloje Sistemin e ri Operativ Mobil iOS 6 dhe karakteristikat e tij.


Thuhet se ne faqen Weiphone.com kane rrjedhur informacione per nje liste se cilat pajisje do te perkrahen nga iOS 6. Lista perfshine lidhjen per shkarkim te Sistemit te ri Operativ, qe per momentin nuk eshte aktive. Nese kjo liste eshte e sakte, atehere ajo tregon se iPad 2 dhe iPad 3 do ta perkrahin iOS 6. Mirepo gjenerata e pare e iPad leshuar ne vitin 2010 nuk eshte ne liste. Kjo mund te nenkuptoje qe Tableti i pare i Apple qe tani e tutje do te funksionoje vetem me iOS 5.

Lista gjithashtu tregon iOS 6 duke punuar ne iPhone 3GS, iPhone 4 dhe 4S me gjith Apple TV set-top box dhe gjeneraten e katert te iPod. Edhe nje here, nese kjo liste eshte e sakte, iPad 1 dhe gjenerata e trete e iPod nuk do ta perkrahin iOS 6.