Ka thėnė Ibnu'l Kajjimi:

Katėr gjėra shkatėrrojnė trupin: brenga, pikėllimi, uria dhe pagjumėsia.

Katėr gjėra te kėnaqin: Shikimi ne gjelbėrim, shikimi i ujėvarės, shikimi i te dashurit dhe shikimi i frutave.

Katėr gjėra dobėsojnė te parit: Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mėngjes) dhe ngrysja me fytyre te mrrolur, te rende dhe fytyre armiku, te qarit e shumte dhe shikimi i tepėrt ne ndonjė vije te holle.

Katėr gjėra e forcojnė trupin: Veshja e rrobave te buta, pastrimi ne banjė ne kėmbė, ngrėnia e ushqimit te ėmbėl dhe yndyrshėm si dhe nuhatja e aromave te kėndshme.

Katėr gjėra zbehin fytyrėn: Gėnjeshtra, turpi i paket, pyetja pa patur dituri fare dhe marrėzitė e shumta.

Katėr gjėra shndrisin fytyrėn: burrėria, pėrmbushja e premtimit, bujaria dhe devotshmėria.

Katėr gjėra sjellin urrejtjen dhe mėrinė: Mendjemadhėsia, zilia, gėnjeshtra dhe bartja e fjalėve.

Katėr gjėra sjellin rrizkun: Falja natėn, istigfari i shumte gjate mesnatės, bėrja shprehi e dhėnies se lėmoshės dhe pėrmendja e Allahut ne fillim dhe mbarim te ditės.

Katėr gjėra pengojnė rrizkun: Gjumi ne mėngjes, namazi i pakte, pėrtacia dhe tradhtia.

Katėr gjėra te pengojnė te kuptuarit dhe zgjuarsinė: Ngrėnia e thartėsirave dhe pemėve vazhdimisht, gjumi ne shpine, brenga dhe pikėllimi.

Katėr gjėra sėmurin trupin: Te folurit e shumte, gjumi i shumte, ushqimi i shumte dhe marrėdhėniet seksuale te shumta.



Pese ngritin pese

Modestia ngrit dijetaret, pasuria ngrit (largon) poshtėrimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vėshtirėsitė.

Pese njihen me pese

Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t'i varfėrohet, shoku ne dite te vėshtira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohėra krizash.

Pese mbysin pese

Shpifja te vėrtetėn, pasuria te metat, devotshmėria epshin, pėrmendja lėmoshėn dhe nevoja (varfėria) parimet.

Pese shpijnė ne pese

Shikimi ne prostitucion, lakmia ne pendim (keqardhja), pajtimi (me atė qe ta jep Allahu) ne kėnaqėsi, udhėtimi i shumte ne njohuri dhe polemika ne armiqėsi

Pese i rrisin pese

Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdėsia nga mos bamirėsia, armiqėsia nga mosfalja dhe shkėputja e marrėdhėnieve nga mos pyetja (se perse kjo ėshtė kėshtu e kėshtu).

Pese sjellin lumturi

Fėmija i ndershėm, gruaja e ndershme, shoku i mire, besimtari bamirės dhe dijetari i zgjuar!

Pese zbukurohen me pese

Shėndeti me jete te mire, udhėtimi me shoqėri te mire, bukuria me moral te mire, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me pėrmendjen e Allahut!

Pese gjėra e kane jetėn e shkurtėr

Nxėnia pėrmendesh ne pleqėri, te folurit me teori te pavėrtetuara-supozime, begatitė me mendjemadhėsi (dhe mohim te se vėrtetės), shoqėria e udhėtimit dhe kėshilla nga rastet tragjike.

Pese sjellin pese

Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell te mirat, te folurit e bute sjell kėrkesėn dhe hidhėrimi sjell keqardhjen.

Pese largojnė pese

Te folurit e bute hidhėrimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine'sh shejtani'r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllėkun (keqardhjen), pėrmbajtja nga te folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.