POEZI PER XHENNETIN


Gjithe c’po te them s’eshte vecse per parajsen ndeze edhe lakmi,
Por vec te mbaret e gezojne,sa mire i njeh krijesat Lartesi e Tij.
Mundime plot e veshtiresi qarkuar eshte i embli paradis,
Qe ngusht te zene e thurrur gjemba,te sembojne thelle ne shpirt.

Dhurate vec prej Allahut eshte e gjithe hareja parajsore,
Si edhe cdo kendellje per njerez,cdo miresi;
Si edhe e kendeshmja jete nen tenda e lodrime embelsore,
Si edhe buza qe buzeqesh lugnajave plot hijeshi.

Dhurate vec prej Allahut i madhi shesh ne ate dite begatie,
Te grishurve prej dashurise u eshte gaditur enkas plot me gaz,
I shkojne asaj lugine ane e kend lumenj idili e dashurie;
Ne ate leme dashnor i zellshem vec dashuri gezon pa mase.

Dhurate vec prej Allahut ashike te paduruar kane harene e gazin,
Teksa prej lartesish,me I Larti u zbret shendetje plot selam,
Dhurate vec prej Allahut shikime te kthjelleta cuar lartazi;
Asgje me s’I lendon te lumet qe te nginjur syte s’u kane.

Ah shikimi i celur,qiellhapur,qe faqes drite i sjell e ngazellime!
Te dashuren valle e harron ashik i ndezur nga mall i pamate?
E teksa cel prej saj nje nur qe s’i perqaset as rrezja ne agim,
Ta dishe se buzegaz i tyre vec prej Allahut eshte dhurate.

Ah sa kendellen syte tek e shohin t’u caset e bukura , e mira!
Ah sa defrejne veshet kur ze i sybukures i miklon me embelsi!
Kur ajo hijshem lakon belin ,degene njome e pushton smira;
Kur ajo buzen ve ne gaz,kuqelim i agut e veshtron plot zili.

Net e pacin pushtuar prej dashurie dhembje e lengate,
Takimin me te do ta kesh per zemren te vetmin ilac.
Perqafimi ,puthja prej saj me lumturi do te te mbushe,
Tek sa te struket e bukura ne krahror e nen gushe.

Kur fytyrezen zbulon e embla plot nur e hir ,
Se kundruari as qe ngopet syri para saj.
I gezohet shikimi shijes si prej fruit eremire;
Fruta qe kurre s’grymen e mbushin cdo degnaje.

Porsi vile me rrush plot e molle parajse,
Porsi shege qe zemren ngazellejne prej dege,
Me luleza ngjyra shume ne ball dhe ne faqe,
Neper peshtyme e buze arome e endshme vere.

Shperthen e shkelqen vec prej nje gurre e saja bukuri;
A s’te mahnit,tek rrjedh prej bukurize stoli e vezullim?
Te hiremadhja gjindet pa fund e skaj,shume hijeshi
Qe shpejt e ndal e davarit ,cdo brenge e deshperim.

Syte tek ia sheh,kujton i perkushtuari RRahmanin e vet;
E buze e mekur i shqipton mirenjohje e levdim pa fund.
Sikur edhe nje tabor me brenga te sulmonte vertet;
Me nur te saj do vinte ai cdo hidherim perfund.

O djalosh!Dije se zemren tende ne ia ke falur asaj te bukure,
Tash eshte kohe e mehrit per te vluaren plot me nur;
Se edhe pasi perua i rinise rrjedh vrulltas tutje,
E sheh se rrjedh e vet vec nderron udhe e s’ndalet kurre.

Per hi rte saj me sy te hasmit shihja botes te pabesat!
Vec asaj t’i gezohesh ,e pact e hyrten fat e kismet!
Tek as edhe nje tjete pervec saj mos i var shpresat,
Se ne kopshtie te Edenit ,permalluar ,ajo vec ty pot e prźt.

Kujdesu per takimin qe tani,ne kete bote qe po iken sakac,
Se mbase neser do jetosh Bajram teksa te tjeret jane ne agjerim.
Perpara shko!Me jeten tende ikanake jo kurre mos u kenaq,
Se askush asgjesend nuk shtie dot ne dore pa zemer ,pa guxim.

Net e rrethofte e ngushte ,net e zente bota mbare,
Strehe ne mos gjetsh e fillikat ne mbetsh,njeri pa njeri,
Hidh syte drejt vendit tone ,drejt Edenit,sa me pare,
Se strehe amshimi ka per ne ne kopshtet e tij.

A s’e kupton se roberuar jemi prej dushmanit ?
Te kthehesh e te prehesh ne atdhe a s’te ka enda?
I huaji,sic thone ,kur eshte larg vatanit,
Vec memedhe e vater sheh ne enderra.

Nga ky mergimi yne a ka valle me te keq,
Teksa armiqte per dhuni na mbajne ne roberi?
Eja mes ashikesh pra ne ate treg,
Qe shkruar ka I Larti me Madheshtine e Tij!

Merr prej kesaj qarshije sa te kesh deshire;
Tregtaret dhe paguajne,dhe dhurojne cdo te mire.
Ne dite te begatise eja shpirtngazellyer,
Te takosh Zotin e Arshit me gaz te parefyer!

Qasu te lendina plot me arome erendshme,
Me dhe’kulluar ,misk e kundermuar!
Me minbere prej drite,me minbere te argjendeshme,
Me drite e shkelqim sermi gershetuar.

Mbi pelerine eremira misku do te ulen ngadale
Tezoterit e minbereve ne cdo ane,
Kur net e mire e endje te defrejne plot gaz
E miresi e begati hyjnore t’u zbrese prane.

E kur drite e syve ane e kend te rrezelloje,
E kur prej saj te mbushet vezullime cdo parajse ,
Jo ,s’do te jete enderr kur t’u shfaqet Zoti ne qiej
E qe prej Arshit qeshur do t’u flase.

‘’Paqja qoft me ju’’,veshet do t’u ndegjojne,
Kur vet I Larti t’u dhuroje selam;
‘’Kerkomeni’’do t’u thote ‘’zemra c’tu doje!
Une kam gjithcka ,e me Bujari jam.’’

Njezeri;’’Kenaqesine Tende duam’’-do te thone
‘’Ti Meshirploti je ,cdo te mire zoteron.’’
E u dhurohet gjithe c’kerkojne me nje deshmi ;
Allahu eshte me I Larti,Dorecele ne bujari.

Per nje fitim te mjere gjithe kete ne e pac shitur,
Me syte e tu do shohesh,nese nuk ke zene bese.
E madhe eshte e keqja nese gje nuk ke ditur,
Por edhe me e madhe eshte nese s’deshe t’ia dish vete.