Receta Gatimi

Parapamje e iOS 6 Beta


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide Parapamje e iOS 6 Beta

    Apple sot shpalosi Sistemin e ri Operativ Mobil iOS 6 ne WWDC. Disa karakteristika ishin te pritura e disa jo, por sidoqofte ishte impresive. Zevendes Presidenti i iOS, Scott Forstall tregoi Sistemin e ri Operativ Mobil te Apple, iOS 6.


    Si fillim, Siri ka perparuar pak. Apple tregoi nje sere permiresimesh te cilat duhet ta bejne Asistentin e tyre Dixhital me te perdorshem. Siri jo vetem qe po vjen ne iPad-in e ri, por ajo gjithashtu do te kete aftesine te hape aplikacione dhe te nxjerre edhe me shum informacione se me pare. Kjo perfshine informacione dhe qasje ne gjerat si: rezultatet e sportit, raportet, tiketat, filmat dhe rezervimet e restoranteve.

    Forstall gjithashtu zbuloi se iPad i ri do te fitoje qasje tek Siri, duke u zgjeruar ne karakteristiken e Diktimit e cila aktualisht eshte ne dispozicion. Ai gjithashtu lajmeroi "Eyes Free" i cili eshte nje partneritet me Prodhuesit e Makinave per te mundesuar nje buton te integruar te Siri-t ne timonet e tyre. Siri gjithashtu tani mund te hap aplikacione.



    Sic ishte pritur, Apple gjithashtu shpjegoi edhe integrimin e Facebook, i cili ofron nje experience te ngjajshme me ate te Twitter, dhe pervec kesaj edhe perkrahjen e re te Siri-t (e cila gjithashtu do te vije edhe ne Twitter). Karakteristika te tjera si butoni "mos me pengo" per Reminders (kujtuesit) u treguan gjithashtu. Aplikacioni Reminders mori gjithashtu disa permiresime, si integrimi me aplikacionin e telefonit. Kjo do te thote qe ju do te keni mundesi t`i thoni telefonit tuaj qe te ju kujtoje juve per ta therritur dikend me vone, apo nese keni per te shkuar ne ndonje lokacion te caktuar. Me percaktimin e mos me pengo, nuk keni pse te brengoseni qe mund te ju merzisin shoket tuaj me piket e fituara ne Angry Birds (loje), kur ju jeni ne ndonje takim.



    iPajisjet (perkatesisht pajisjet e Apple) gjithashtu do te kene mundesine te bejne thirrje me video (eng. Facetime calls) permes Cellular, ne krahasim me Wi-Fi vetem qe kemi patur deri tani. Dicka me shum, nuk keni pse te brengoseni nese i kontaktoni pajisjes se gabuar, qe kur numri juaj i telefonit dhe ID juaj e Apple do te jene te integruara. Kjo do te thote qe kontaktet nuk do te kene adresa te shumta per cdo pajisje. Pra iMessage do te shfaqet neper te gjitha ato, dhe jo vetem ne iPad-in e shokut tuaj.

    Safari, i cili Scott Forstall me miresi na informon qe eshte "shfletuesi me i mire dhe i popullarizuar ne planet", do te marre karakteristiken iCloud Tabs e cila ishte detajuar per Mac me heret, krahas leximit te listave offline (jasht linjes). Ai gjithashtu po ben nje hap para e te qenit nje experience me te drejta te plota te shfletimit ne internet duke lejuar perdoruesit te ngarkojne fotografi. Per fat te keq, duket qe nuk do te shohim nje shirit te integruar te kerkimit, pervec nese Apple ben ndonje ndryshim ne minutat e fundit.



    Edhe iCloud ka marre azhornimet e veta. Tani ajo do te jete me socjale me shperndarjen e fotove ne stream ne mes shokeve, me nje sistem te plote komentimi, dhe eshte gjithashtu me e lehte per te bashkangjitur nje skedare ne e-mail me vetem nje prekje me gisht mbi ekran.

    Tani vijme tek me te medhajat... Apple prezantoi ne WWDC dy aplikacione te reja. Njeren prej tyre e kemi pritur, por e para eshte me shum nje suprize e kendshme. Nese beni shum shopping, e dini sa e merzitshme eshte te mbani nje dyzine letra me ulje cmimesh nga dyqanet e ndryshme, dhe per kete Apple ka menduar qe aplikacioni i quajtur Passes mund te ju liroje nga ato frustrime, duke mbledhur te gjitha "kartat tuaja" ne nje aplikacion te vetem. Kjo shkon pertej kartave te zbritjes se cmimeve, cka do te thote qe ju gjithashtu mund te blini edhe tiketa dixhitale per ndonje ngjarje si: filmat, ngjarje sporti, dhe madje edhe fluturime. Aplikacioni ne fjale eshte i integruar me GPS qe te nxjerre automatikisht karten e duhur kur ju jeni pranje nje shitoreje.



    Edhe hartat ne formatin 3D u paraqiten ne forme te nje karakteristike te re te quajtur Flyover (fluturo permbi), e cila duket goxha e bukur, pasiqe mund te shikoni posht, por me siguri qe nuk do te jete dicka qe e perdorni shum, pasiqe cdo cudi nuk zgjate shume .



    Beta e iOS 6 do te leshohet sot, por pjesa tjeter prej nesh duhet te presim deri ne vjeshte per ta provuar ate. Deri atehere, natyrisht Windows 8 duhet te jete me neve, dhe do te jete interesante t`i shohim ato duke shkuar koke me koke. Ne nderkohe hidhni nje sy ne keto cfare postuam sot, per te marre nje ide nga disa karakteristikat e reja qe do te vijne me iOS te cilat nuk ishin parashikuar ne ngjarjen e sotme.




    Artikulli eshte marre ne Neowin.net dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com 2012
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga vaaldr1n; 12-06-2012 mė 01:11 AM. Arsyeja: Burimi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Beta e dytė e Firefox 3.6
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2009, 04:33 PM
  2. Opera Mobile 10 beta
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-11-2009, 12:27 PM

Etiketat pėr kėtė Temė