Receta Gatimi

Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

    Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!


    Ankthi, ėshtė njė gjendje qė krijohet nga tensioni i brendshėm.
    Ekziston edhe nė gjendje tė qetė dhe shoqėron shumė veprime tė personit dhe pėrkon me fazėn e pėrshpejtimit, nė tė cilėn rritet gadishmėria e personit pėr veprim dhe kundėrveprim.

    Kur ky (ankthi) ėshtė nė gjendje tė qetė, ndihmon personin tė kuptojė mė lehtė vėshtirėsitė ose rreziqet dhe tė kundėrveprojė mė shpejt dhe mė saktė.

    Qė nga momenti kur tensioni i ankthit rritet nė njė pikė tė tillė qė mund tė sjellė rezultate negative, qė ngulmon edhe pse shkaku kryesor ka pushuar sė ekzistuari ose qė krijohet pa arsye tė fortė, atėhere bėhet njė problem serioz pėr njeriun.


    ............................

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

    Shfaqje tė ankthit.

    Ankthi shfaqet nė mėnyra dhe forma tė ndryshme.

    I njėjti person mund ankohet pėr shqetėsime, trazira tė brendshme, paaftėsi pėr tu qetėsuar, turbullira, dhimbje koke, shtrėngim nė qafė, shqetėsime zemre, trazira nė aparatin tretės mė shpesh nė formėn e ngėrēeve, vėshtirėsi nė mbajtjen e vėmendjes tė pėrqendruar pėr njė kohė tė gjatė nė njė temė tė caktuar dhe shumė shqetėsime tė pazakonta.

    Pėrveē ankthit, ndjenjat e njeriut karakterizohen ndonjėherė nga faza inati dhe ndonjėherė nga mėrzitja qė shoqėrohet me ndjenja faji dhe brejtje tė ndėrgjegjies.

    Kur ankthi ėshtė disi mė i theksuar, largon paqen dhe gėzimin nga personi dhe pėr mė tepėr mbizotėrohet nga njė frikė e pa pėrcaktuar pėr shėndetin e tij, pėr ecurinė e gjendjes sė tij ose pėr zhvillime tė papėlqyera nė jetėn e tij dhe nė jetėn e njerėzve tė tij.

    Sa mė i theksuar tė jetė ankthi, aq mė i paaftė bėhet njeriu tė pėrballet me detyrimet e tij, t’i japė zgjidhje problemeve tė tij apo tė marrė njė vendim kur ndodhet nė dilemė. Fund, nė disa raste, kur ankthi ėshtė tepėr i fortė, mund tė shfaqet nė formėn e krizave tė tmerrit dhe panikut.


    ...............................

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

    Si formohet ankthi.


    Faktorėt kryesorė qė kanė pėrgjegjėsinė pėr krijimin e ankthit janė:

    Temperamenti. Ėshtė vėrtetuar se nuk lindim tė gjithė njėsoj pėrsa i pėrket temperamentit. Disa janė janė pak a shumė tė lindur me ankth.

    Fėmijėria. Fėmijėria dhe pėrvojat fėminore, shpesh herė na ushqejnė me ankth. Nėse pėr shembull kishim prindėr tė cilėt nė jetėn tonė fėminore kėrkonin nga ne mė tepėr nga sa mundeshim tė jepnim ose nėse jetuam pranė njerėzve tė lindur me ankth tė cilėt na trasmentonin shpesh ankthin e tyre, ėshtė normale qė tė kemi edhe ne ankth.

    Dėshtime. Nėse nė tė kaluarėn kishim dėshtime tė shumta dhe tė papritura, nėse kishim fatin e keq tė ndeshnim mė tepėr vėshtirėsi dhe pengesa se sa tė tjerėt rreth nesh, atėhere mund tė jetė rritur brenda nesh ankthi.

    Vėshtirėsi dhe rreziqe. Nė jetėn tonė tė pėrditėshme ekzistojnė shumė rreziqe, ndonjėherė tė vėrtetė, ndonjėherė fantastikė. Gjithashtu ekzistojnė shumė detyrime dhe probleme qė na ushtrojnė presion ēdo ditė dhe qė kėrkojnė zgjidhjen e tyre. Gjendje tė tilla mund tė jenė: kėrcėnim i shėndetit tonė, tė vlerave tona, tė gjėrave qė na takojnė, tė gjendjes tonė familjare dhe profesionale, frikė pėr zhvillime tė papėlqyeshme qė mund tė na shkaktojnė shqetėsime tė mėdha nė jetėn tonė ose tė na shkaktojnė mungesėn e njerėzve tanė tė afėrm dhe dashurinė e tyre. Ēdo gjendje e vėrtetė apo fantastike qė na kėrcėnon tė na shkaktojė mungesėn ose tė na ndalojė kėnaqėsinė e gjėrave bazė tė jetesės, mund tė na ushqejnė me ankth.

    Dyshim pėr aftėsitė tona. Ankthi krijohet lehtė brenda nesh, kur ne dyshojmė pėr vlerat dhe aftėsitė tona. Kėtu duhet nėnvizuar se akoma edhe nė dukje tė vogla ose detyrime tė parėndėsishme tė cilat e kemi tė pamundur t’i kryejmė, mund tė krijojnė ankth brenda nesh kur kėto detyrime kėrcėnojnė vetėvlerėsimin.

    Dilemat. Ankth mund tė krijohet brenda nesh kur ndeshemi me dilema ose ėshte e nevojshme te marrim ndonjė vendim tė rėndėsishėm. Pėrpara njė gjendjeje tė tillė mund tė gjendemi pėrpara dy rrugėve: t’i japim zgjidhje apo ta anullojmė? Tė themi Po apo Jo? Tė bėjmė diēka tė rrezikshme?

    Pėrplasje tė brendshme. Ankth krijohet shpesh brenda nesh nga pėplasjet e brendshme qė ndodhin brenda nesh midis dėshirave apo shpresės nga njėra anė dhe nga ana tjetėr kufizimet qė vendos ndėrgjegjia ose mjedisi.

    Njenja faji. Gabime, dėshtime apo dhe mėkate tė sė kaluarės qė nuk u kujdesėm tė ēlirohemi prej tyre me rėfim pėrpara Perėndisė, krijojnė brenda nesh shumė shqetėsime, ankth dhe frikė.

    Tė qenit tepėr i zėnė. Nė fund, sa mė shumė marrim nė supet tona pesha dhe probleme tonat dhe tė tė afėrmėve tanė dhe kėshtu detyrohemi tė vrapojmė nga mėngjesi deri nė darkė ose tė torturojmė vazhdimisht mendjen tonė, aq mė tepėr rritet ankthi brenda nesh.

    .................................................. ....

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

    [align=center]Pėrballimi i ankthit.[/align] *

    Pėrballimi i ankthit varet nga intesiteti i tij. Gjendje tė shpeshta ankthi apo kriza paniku, ėshtė e nevojshme tė trajtohen me medikamente mjekėsore, ndėrsa gjendje mė tė qeta mund tė kalojnė me trajtim tė pėrshtatshėm pa qenė e nevojshme tė merren medikamente kundėr ankthit.

    Medikamentet kundėr ankthit u cilėsuan si njė armė e mirė pėr pėrballimin e gjendjeve tė forta tė ankthit apo tė panikut. Sot ėshtė e mundur qė intesiteti i ankthit tė ulet nė mėnyrė tė ndjeshme nė njė kohė tė shkurtėr dhe i sėmuri tė qetėsohet.

    Kjo sigurisht nuk do tė thotė qė njeriu u ēlirua nga ankthi i tij. Pėr kėtė duhet qė nė vazhdim tė caktohet njė pėrballim i plotė i ankthit, qė duhet tė pėrbėhet nga dy gjymtyrė: medikamentet kundėr ankthit dhe mbėshtetja me psikoterapi.

    Medikamentet kundėr ankthit pėrdoren pėr disa javė dhe shumė rrallė pėr pak muaj. Nė vazhim doza ulet gradualisht. Pėr disa nga kėto ekziston rreziku i mėsimit me kėtė medikamet apo i vartėsisė prej tij, ndaj nuk duhet tė pėrdoret nga tė sėmurėt pa kėshillė mjekėsore.

    Mbėshtetja me psikoterapi ka si qėllim tė ndihmojė tė sėmurin, tė rregullojė kushtet presionuese tė jetės sė tij, ose nėse kjo nuk ėshtė e mundur, tė forcohet aftėsia e tij pėr tė pėrballuar situata tė vėshtira.


    ............................................

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

    Parandalimi i ankthit.


    Zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė tė ēlirohej njeriu nga rrethanat tė cilat shkaktojnė apo do tė mund t’i shkaktojnė ankth. Por, duke qenė shpeshherė praktikisht e pamundur ekzistenca e njė situate tė tillė, ngelet tė rritet qėndrueshmėria e organizmit, nė mėnyrė qė pranojė kushte stresi pa u krijuar brenda tij ankth ose mė mirė tė ndyshojė bota e tij e brendshme nė njė pikė tė tillė qė tė mos ngacmohet nga rrethanat tė cilat do ti shkaktonin ankth.
    Por si mund tė ndodhė kjo? Do tė pėrmendim kėtu disa udhėzime tė thjeshta, por, tė cilat nėse do tė vihen nė praktikė mund tė mbrojnė personin nga rreziku tė krijohet apo tė rritet brenda tij ankthi.

    1. Tė mos pėrpiqemi tė bėjmė gjėrat e papajtueshme tė pajtueshme. Si pėr shembull, nuk mund tė jetė dikush bashkėshort i njė gruaje dhe njėkohėsisht i dashuri i njė gruaje tjetėr.

    2. Tė mos ngarkojmė vehten tonė me ngarkesa tė dyfishta.

    3. Tė mos ngelemi shumė kohė nė dyshime ose nė dyshime. Kohėzgjatja e njė pasigurie mund tė na rraskapitė shpirtėrisht.

    4. Tė pranojmė ashtu siē janė disa rrethana tė dorės sė dytė, pėrderisa nuk mund t’i ndryshojmė lehtė kėto rrethana.

    5. Tė vlerėsojmė ashtu siē duhet pėparėsitė nė jetėn tonė. Gjėrat kryesore duhet tė vendosėn nė vendin e parė dhe tė jenė qėllimi kryesor nė jetėn tonė. Gjėrat e dyta mund tė ngelen mėnjanė pėr njė kohė tjetėr.

    6. Tė jetojmė nė tė tashmėn dhe jo nė tė djeshmen apo nė tė nesėrmen. Krishti tha: “Mos u brengosni, pra, pėr tė nesėrmen, sepse e nesėrmja do tė kujdeset vetė pėr vete. Secilės ditė i mjafton pikėllimi i vet”.(Mateu 6:34)

    7. Tė mos pėrpiqemi tė zgjidhim probleme qė nuk janė tė mundura apo tė pamundura tė zgjidhen prej nesh. “Dhe cili nga ju, me gjithė kujdesin e vet mund t’i shtojė shtatit tė tij qoftė edhe njė kubit tė vetėm?”(Mateu:6:27) Duhet tė jemi tė gatshėm tė pranojmė jo vetėm aftėsitė tona por edhe pėrkufizimet – kufirin e mundėsive tona.

    8. Nė vend qė tė luftojmė pėr ēdo problem tė pazgjidhur, le t’ia besojmė Perėndisė. Ai di shumė mė mirė nga ne se pėr ēfarė kemi nevojė dhe ka fuqinė qė t’i japė zgjidhje problemit mė tė vėshtirė.

    Apostulli Pjetėr nxit: “...dhe gjithė merakun tuaj hidheni mbi Tė, sepse ai merakoset pėr ju.” (1 Pjetrit 5:7) Dhe apostulli Pal shkruan: “6 Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falenderim.7 Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus”.(Filipianėve 4:6-7)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 29-08-2013, 11:42 PM
  2. Nėse jeta juaj do tė ishte libėr,ēfarė titulli do t'i vinit?
    Nga Enkelejda_24 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 18-05-2012, 06:50 PM
  3. Largojeni lodhjen pranverore me masazh dhe ushqim mė tė shėndetshėm
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2012, 03:09 PM
  4. jeta
    Nga Donnaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2010, 06:26 PM
  5. Si ta eliminoni ankthin?
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2008, 09:40 PM