Receta Gatimi

KESH, energji pa kufizim per festa


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    KESH, energji pa kufizim per festa

    Energjia elektrike nuk do te mungoje gjate festave te fundvitit. Burime brenda Korporates Elektroenergjetike Shqiptare ben te ditur dje se, gjate festave do te nderpriten kufizimet. Aktualisht, specialiste te shperndarjes po shikojne rrjetin nga afer, ne rast te ndonje avarie te mundshme. Mesohet se importi i energjise po vijon me te njejtat kapacitete, duke arritur afersisht mbi gjysmen e konsumit ditor te vendit. Turbinat e Fierzes nuk punojne gjate nates, per te kursyer ne maksimum energjine. Megjithate, gjate ketyre diteve jane shenuar ulje te ndjeshme te temperaturave, cka ka bere qe te rritet ndjeshem konsumi i energjise elektrike. Megjithate, mesohet se per te perballuar kerkesen per energji gjate festave te fundvitit do te rritet kapaciteti prodhues i Fierzes, per te perballuar situaten dhe kerkesen e larte, qe do te kete gjate diteve te festave. Specialistet e KESH-it, duke u bazuar edhe ne eksperiencen e viteve te kaluara, parashikojne qe kerkesa per konsum ne energji, do te arrije deri ne 30 milione kilovat/ore energji.

    Kufizimet e energjise elektrike, aktualisht shkojne mesatarisht ne rang vendi me 8 ore ne dite. Kjo varion ne baze te qyteteve. Qytete e medha si Tirana, Durresi, Elbasani do te kene nga 4 ore kufizime dhe qytetet e dyta kane deri ne 6 ore mungese. Fshatrat nuk kane energji ne pjesen me te madhe te nates, por kjo gje eshte eliminuar per qytetet, per shkak te industrise qe shtrihet ne to. Nderkohe, pavaresisht se eshte siguruar energjia e nevojshme nga importi per 3 muajt e pare te vitit te ardhshem, kufizimet do te shtrihen gjate dy muajve ne vazhdim, dhjetor e janar. Megjithate, reshjet kane permiresuar ndjeshem situaten hidrike. Prurjet e ujit ne liqenin e Fierzes jane rritur ndjeshem ne krahasim me pak kohe me pare. Sipas te dhenave me te fundit nga KESH, prurjet ne kaskade jane 403 m3/sek, ndersa niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 280 metra. Kur arrin ne kete pike, KESH ka krijuar nje rezerve ujore te mjaftueshme, dhe per rrjedhoje do te ule kufizimet e energjise.

    Me permiresimin e situates, KESH ka rritur prodhimin vendas, i cili eshte 7,8 milione kwh, ndersa konsumi ditor eshte 18 milione kwh. Gjate ketyre diteve, KESH ka ndaluar se prodhuari energji nga Fierza. Per pasoje, energjia prodhohet vetem nga HEC i Komanit dhe ai i Vaut te Dejes etj. Kjo pasi niveli i ujit ne keto dy HEC eshte afer kuotes maksimale. Konkretisht, niveli i ujit ne HEC e Komanit eshte 171,14 metra, ndersa prurjet anesore jane 202 m3/sek, ndersa ne Vaun e Dejes niveli i ujit eshte 74,17 metra mbi nivelin e detit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: KESH, energji pa kufizim per festa

    keshtu thone gjithmone keta se do te kete energji per festa dhe ne fund kur vijne festat thone . na falni per nderprerjen e 8 oreve me pare sepse kishim nje problem transformatori

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: KESH, energji pa kufizim per festa

    E vertete eshte Anna!

    Altin, tani pasdite sikur e drodhen me duket, se thane qe kufizimet do jene me te lehta!

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: KESH, energji pa kufizim per festa


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shtatzania, si tė mos kesh problem
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2011, 02:21 AM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 10:26 AM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:58 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2010, 06:52 PM
  5. Celular me energji diellore
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 08:08 PM