Receta Gatimi

Fluksi i fundvitit, debora bllokon emigrantet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Fluksi i fundvitit, debora bllokon emigrantet

    Fluksi i fundvitit, debora bllokon emigrantet


    Reshjet e debores, qe kane rene mbremjen e se shtunes deri ne mengjesin e se dieles, kane bllokuar aksin rrugor kombetar Ballsh-Tepelene. Lajmi konfirmohet nga prefekti i qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, si dhe nga drejtues te pushtetit vendor ne keto zona. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se rreth ores 21.30 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, eshte dhene alarmi per bllokimin e rruges Ballsh-Tepelene ne tri pika. Debora e rene per ore te tera kishte bllokuar “Qafen e Kashit”, qe ndodhet rreth 3 km mbi qytetin e Ballshit, “kthesat e Greshices”, qe ndodhen ne komunen Greshice, rreth 20 km larg qendres se Ballshit dhe kthesat ne komunen Fratar. Te bllokuar ne mes te debores kane mbetur edhe disa autobuse pasagjeresh te linjes Athine-Tirane.

    Prefekti i qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, tregon per “Koha Jone”, se pas marrjes se njoftimit per bllokimin e aksit rrugor eshte kerkuar ndihme nga ndermarrje e institucione te ndryshme per mjete motorike e zjarrfikese per zhbllokimin e saj. Ne vend shkuan edhe shume forca policore. “Ky aks rrugor duhej te hapej me cdo kusht, - pohon Bejdaj, - pasi informacionet nga vendkalimet kufitare te Jugut benin fjale per nisjen e fluksit te kthimit te emigranteve per festat e fundvitit, nje pjese e madhe e te cileve kalojne pikerisht nga kjo rruge. Njekohesisht ky eshte nje nder akset me te frekuentuar nga automjete te tonazhit te rende, te cilet sigurojne furnizime ushqimore per popullsine”.

    Gjate gjithe nates eshte punuar me intensitet te larte per zhbllokimin e situates. Prefekti Bejdaj tregon se jane nisur njeri pas tjetrit disa automjete me kripe dhe granil, te cilat jane shperndare ne rruge per te siguruar kalueshmerine e aksit rrugor. Rreth ores 10.00 te mengjesit te djeshem, automjetet e ardhura kryesisht nga Greqia filluan te qarkullojne ne kete aks rrugor, por vetem me nje korsi kalimi dhe duke montuar zinxhiret.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Fluksi i fundvitit, debora bllokon emigrantet

    Debora, per here te pare ne Jug

    Per here te pare reshjet e debores kane perfshire zonen e Shqiperise se Mesme, si dhe ate te Jugut. Debora e dy diteve me pare ka sjelle jo pak habi te banoret e Tiranes, si dhe ata te Elbasanit dhe Fierit. Reshje te tilla debore nuk mbaheshin mend ne qytetin myzeqar qe prej vitit 1987. Reshjet e debores jane nderprere rreth oreve te para te mengjesit te djeshem dhe sipas sherbimit meteorologjik pritet te rikthehen serish gjate dites se neserme. Nderkohe, situata ne keto qytete, pavaresisht debores, eshte paraqitur e qete, pervec disa problemeve te hasura ne akset rrugore qe lidhin qytetet. Debora ka sjelle edhe nje ulje te ndjeshme te temperaturave nen zero, kryesisht ne ato zonat qe jane perfshire nga keto reshje.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ide pėr dhuratat e fundvitit
    Nga vaaldr1n nė forum Familja dhe tė Rinjtė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2012, 03:31 PM
  2. E pabesueshme, Sahara-ja mbulohet nga debora!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 08:22 AM
  3. Kapshtice, rritet fluksi i emigranteve
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:56 PM
  4. Debora ne jug, veshtiresi qarkullimi ne disa zona
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 10:19 AM
  5. Kėrko Avatar dhe Fimė per Festat e fundvitit
    Nga Lirenti nė forum Kėrkesa dhe Punimet Tuaja
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 05:21 PM