Javen e kaluar kompanija prezantoi Ultrabook-un e pare te ndjeshem ne prekje, por tani eshte radha e S5-es qe te dale ne shesh, i cili ishte prezantuar ne Janar ne Panairin e CES 2012.


Ultrabook-u i ri do te trokase ne treg ne javen e fundit te ketij muaji, dhe cmimi startues do te jete $1,400. Disa specifika qe jane publikuar tregojne se Ultrabook-u i ri do te kete porte HDMI, USB 3.0 dhe porta Thunderbolt. Nese 1400 dollare ju duken shume, kujtojeni qe keto specifika (prozessor Core i7 Ivy Bridge dhe 256GB SSD) jane goxha standarde per aq para. Pesha e tij eshte vetem 2.65 pound dhe mund te themi qe eshte Ultrabook-u me i lehte 13 inē qe kemi pare ndonjehere. Ne kete cmim perfshihet edhe ekrani me rezolucion 1366 x 768.

Edhe me mire eshte fakti qe S5-a do te shitet ne Amerike me sherbimin AcerCloud te perfshire. Thene shkurt ju mund te ngarkoni skedare pakufi ne sherbimin ne re (cloud) dhe do te keni casje ne to nga pajisjet Android, (Acer gjithashtu ka thene qe aplikacioni per iOS dhe Windows Phone eshte rruges).