E Marte, 18 Dhjetor 2007


Jo shume ore pas ndarjes se cmimeve dhe shpalljes se fitueses se Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH, vershojne akuzat. Pas Rovena Dilos, e cila e konsideroi absurd perjashtimin e saj nga zona e cmimeve, vendos te flase edhe Manjola Nallbani. Jo per te kontestuar cmimet, sic shprehet ajo. “Nuk eshte ne natyren time te kontestoj cmimet kur hyj ne nje gare - rrefen Nallbani. Pasi pranoj te jem ne gare, pranoj edhe te gjykohem nga ata qe jane aty, qofte edhe duke qene nje infermier ne juri”.

Nuk ka hezituar aspak te akuzoje, madje me ze te larte, duke thene se, “ne kete festival, nuk po varet tani asgje nga kengetaret. Une jam teresisht e fyer, sepse jam e varur nga nje teknik qe eshte ose i paafte, ose i korruptuar”. Duke shkuar edhe me tej ne pranimin e faktit se, “zeri im gjate kenges ka qene totalisht jashte parametrave te mia, dhe mua me ka mbytur kori dhe orkestra”.

Duke u ndjere e fyer teresisht, kengetarja Manjola Nallbani, e cila eshte cilesuar nje prej kengetareve qe dine te kendojne mire “live”, sqaron se zeri i saj eshte degjuar pak ne salle ne finalen e madhe te cmimeve. Gjithcka per te ka qene nje sabotim i mirefillte, ne kuptimin e plote te fjales, pasi shprehet se “fonia nuk eshte ne parametrat me te mire, pasi njerezit ne salle s’me degjonin zerin”. Ajo nuk le pa permendur faktin se ka qene tekniku, i cili e ka keshilluar te mbaje mikrofonin larg, sepse zeri i saj eshte shume i forte.

Te gjitha keto e kane shtyre kengetaren, nder me te njohurat e skenes se muzikes se lehte shqiptare, te reagoje ashper per ate cka i ka ndodhur ne naten finale. Cka e ka shtyre edhe te shprehe vendimin e saj te prere se, “kjo eshte hera e fundit qe une marr pjese ne Festivalin e RTSH-se”. “Une nuk mund te cenoj vokalin dhe figuren time”, thote prere ne deklarimin per “Koha Jone”. Per te argumentuar ‘pse’-ne e ketij vendimi, ajo shprehet se, “edhe une e kam thene qe ky eshte nje festival i vertete, pasi aty kendohet live, por s’mund te pranoj qe te sabotohem nga mafioze te kesaj natyre”. E duket se kete nuk e ka aspak me jurine, se paku jo drejtperdrejt. “Sa per jurine, asnjehere s’mund te bej akuza pa pasur fakte - shprehet Nallbani, por ajo cka me ndodhi mua me fonine eshte teper e dukshme. Nuk ishte zeri im ai i finales ne sallen e festivalit”. Juria nuk preket aspak prej saj, nuk permend asnje emer, por vetem faktin se ka pasur nje sabotim. Kjo nuk ka ndodhur naten e pare, pasi, sic shprehet Nallbani, “duket se nuk me kane pare si konkurrente serioze me kengen time, ndersa ne finale ajo qe ndodhi s’ka nevoje ta them une, pasi edhe vet drejtorja e Pergjithshme e Festivalit, Zamira Koleci, me tha se nuk mund te degjohesha fare ne salle”.

Asnjehere me pare nuk ka pasur akuza kaq direkt dhe kaq te hapura per “mafien” e Festivalit te madh te Kenges ne RTSH. Thashetheme qe kane qarkulluar perpara se ne skenen e Kongreseve te nisnin netet e festivalit. Ndersa fundi qe edhe me keq, akuza direkt per nje festival, kenga fituese e te cilit do te perfaqesoje Shqiperine ne Beograd, ku do te mbahet Festivali Evropian vitin e ardhshem. E pas te gjitha ketyre, Manjola Nallbani, e cila kete vit ka qene vete edhe autore e tekstit te kenges se saj, u shpreh se, “arti po monopolizohet nga 2 apo 3 kompozitore dhe kjo eshte e pafalshme”.

Para te gjitheve, reagoi Rovena Dilo

Duke qene se kenga e saj u perjashtua edhe nga zona e nxehte e cmimeve, sic eshte edhe finalja e Festivalit te madh te Kenges, ajo ishte e para qe reagoi. Rovena Dilo u shpreh qarte, se verdikti i jurise ishte absurd, per te. Kenga e saj, “Perjetesisht”, me muzike te Armend Rexhepagiq, tekst te Aida Barakut dhe orkestrim te Darko Dimitrov, u perjashtua nga nata e trete e Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH. Ndaj edhe ajo nuk ka vonuar ta cilesoje si absurd vendimin e jurise. Dhe pse juria nga ana e saj ka pohuar se ka bere nje pune profesionale dhe ne finalen e madhe u kualifikuan te gjithe ata qe anetaret e jurise i vleresuan si krijime dhe interpretime te denja per nje gala te madhe cmimesh.

Tre fituesit e cmimeve te pare ne Festivalin e 46-te te Kenges

Cmimi i pare: Olta Boka

Titulli i Kenges: “Zemren e lame peng”

Kompozitor: Adrian Hila

Autor Teksti: Pandi Laco

Orkestruesi/Studio: Adrian Hila

Cmimi i dyte: Flaka Krelani & Doruntina Disha

Titulli i kenges: “Jeta kerkon dashuri”

Kompozitor: Edmond Zhulali

Autor Teksti: Agim Doci

Orkestruesi/ Studio: Edmond Zhulali

Cmimi i trete: Juliana Pasha

Titulli i kenges: “Nje qiell i ri”

Kompozitor: Endri Sina

Autor teksti: Saimir Braho

Orkestruesi/Studio: Endri Sina