Duke pare fotot e para qe kane rrjedhur rreth Windows Phone 8, sot nje perdorues nga Ngacn.cc (forum kinez) ka treguar disa foto te tjera, ku shihet Windows Phone 8 duke punuar ne prototipin Nokia Vertu.



Per ata qe nuk e dine, Vertu eshte telefoni me luksoz i prodhuar ndonjehere nga Nokia, dhe nuk do te ishte ndonje cudi e madhe edhe sikur kompanija te punonte ne zhvillimin e ndonjerit me Windows Phone 8. Ne foton me lart shihet qe pajisja punon me nje ndertim (eng. build) te Windows Phone 8, dhe ishte raportuar qe do te vije me hapsire per ruajtjen e te dhenave me kapacitet 64GB. Webfaqja gjithashtu postoi edhe dy foto te tjera te cilat tregojne nje var karakteristikash te reja te Windows Phone 8, perfshire ketu aplikacionin e SkyDrive te integruar, sidhe nje karakteristike te quajtur “Data Sense” (nuk e dime akoma nese kjo eshte Numerues i Nokias per Aplikacione, apo ndonje version me i vjeter i karakteristikes "DataSmart" ne Windows Phone 8.





Sidoqofte, edhe sikur te mund ta blinit nje pajisje te tille, nuk do te ishte e mundur, pasiqe Nokia ka bere te ditur qe prototipet ne fjale i ka shitur ne nje firme private EQT VI. Me lansimin e Windows Phone 8 qe do te ndodhe brenda pak ditesh, do te jete interesante te shohim cfare tjeter do te rrjedhe perpara ngjarjes Windows Phone qe do te mbahen me 20 Qershor ne San Francisco.