Receta Gatimi

Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje

    E Marte, 18 Dhjetor 2007

    Abuzon seksualisht me fqinjen e tij, duke pretenduar se do te martohej me te, por e merr peng per disa ore, duke tentuar ta perdhunoje. Disa kalimtare shpetojne nje 20-vjecare nga perdhunimi, ndersa policise i eshte dashur te ndjeke te dyshuarin per disa kilometra, nga Kamza ne Zall Herr, per te bere te mundur arrestimin. Bledar Zeneli, 22 vjec, banues ne Kamez te Tiranes, eshte arrestuar oret e vona te se dieles, pasi akuzohet per heqjen e lirise te A.H., 20 vjece, ndersa e ka marre per nje xhiro me makinen e tij dhe i kishte shprehur dashurine. Mbi te riun, sipas burimeve zyrtare, eshte ngritur dhe akuza e “kundershtimit te forcave te policise”, pasi nuk i eshte pergjigjur thirrjeve per te ndaluar gjate ndjekjes. Rreth ores 20:00, Zeneli eshte shoqeruar dhe pak pas mesnate eshte bere ndalimi per dy akuza.

    Ngjarja e rende ka vene ne levizje policine e Komisariatit nr. 5, qe izoloi brenda disa minutave ne qeli te dyshuarin Zeneli. Gjate marrjes ne pyetje, 22-vjecari eshte shprehur se nuk ka pasur asnje qellim te keq ndaj fqinjes se tij dhe se ai pretendonte martese me te. Por, vajza mesohet te kete rrefyer se i riu e ka kercenuar dhe rrembyer me force, duke kerkuar edhe kryerjen e marredhenieve seksuale. Prokuroria e Tiranes po heton per kete rast, ndersa ne cilesine e proves materiale eshte marre vetura tip “Benz 190”, me targe TR2824K ne pronesi te Zenelit. Sipas policise dhe deshmive te mbledhura, 22-vjecari e ka kercenuar me jete A. H., duke e mbajtur me force ne makine.

    Nje patrulle e policise eshte gjendur afer vendngjarjes dhe ka ndjekur makinen e te riut qe nuk i eshte pergjigjur thirrjeve per te ndaluar dhe njekohesisht nuk ka liruar as 20- vjecaren. Madje, policia e vleresoi nje pengmarrje te paster, pasi i riu e ka kanosur te rene ne makine nese do kryente ndonje veprim kunder deshires se tij. “Pas nje ndjekjeje te gjate, ne Zall Herr eshte bere e mundur te lirohet vajza e marre peng dhe te arrestohet i dyshuari”, thane burime te policise se Tiranes, dje, per gazeten “KJ”. Vajza ka mohuar pretendimet e djalit per nje lidhje dashurie, por do jene hetimet e metejshme qe do sqarojne kete ngjarje. Akuzat e ngritura ndaj te dyshuarit jane “rrembim dhe mbajtje peng te personit ne rrethana lehtesuese” dhe “mosbindjes te urdhrit ndaj punonjesit te policise rendit publik”.

    Dhjetor 2002

    Mustafa Kadiu emigrant ne Londer, me nje "travel document" te leshuar nga "Home Office" udheton per ne Napoli, ku mashtron nje minorene rumune, e cila punonte si prostitute per nje klan shqiptaresh. E trafikon ne Londer, ku me te mberritur e mban peng ne dhome duke i vene thiken ne fyt per ta detyruar, qe te prostituonte per te. Vajza denoncon ne polici, e cila arreston Kadiun. U akuzua per rrembim personi, perfitimin te ardhurash nga imoraliteti. Denohet me 11 vjet burg.

    Mars 2003

    Vellezerit shkodrane Anton dhe Aleks Gjekaj dyshohen se iniciojne rrembimin e shqiptares A. M., ne lagjen "Acton", se bashku me Robert Linadin, Nexhmedin Ramadanin dhe Besnik Brecajn. Pengmarresit i kerkuan tutorit te saj Sabri Muca, 30 mije paund ne kembim te lirise. Fundi i qershorit 2003, do t'i gjente te arrestuarit perballe gjykatesit Martin Zedman. Ceshtja u pushua.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje

    cfare nuk po na degjojne veshet. te shkretat vajza ēpo heqin * *

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje

    Merr peng ish-tė fejuarėn e shokut, tenton ta pėrdhunojė *

    Policia arreston 22-vjeēarin Bledar Zeneli. Denoncimi i vajzės: Mė mashtroi duke mė thėnė se ish-i fejuari ndodhej nė spital

    TIRANĖ- Tenton tė pėrdhunojė ish- tė fejuarėn e shokut, pėrfundon nė qeli 22-vjeēari. Bledar Zeneli, banues nė Kamėz, ėshtė arrestuar nė orėt e vona tė sė dielės, duke u gdhirė dita e djeshme pasi akuzohet se ka mbajtur peng 20-vjeēaren Anduena H. tė cilėn ka tentuar ta pėrdhunojė. Ngjarja ndodhi dy netė mė parė, kur Zeneli ka mundur tė sajojė njė mashtrim, pėr tė bindur vajzėn tė hynte nė makinėn e tij. Pasi e ka marrė nė Kamėz tė Tiranės, Zeneli e ka ēuar vajzėn nė Zall-Herr dhe atje e ka mbajtur peng pėr disa orė dhe duke pėrdorur dhunė fizike e psikologjike, ka tentuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė. Forca tė policisė sė komisariatit nr.5, rastėsisht kanė dėgjuar thirrjet pėr ndihmė tė vajzės. Eektivat blu ndėrhynė menjėherė duke kryer dhe arrestimin e Bledar Zenelit.

    Ngjarja

    Anduena H. kishte vetėm pak kohė qė ishte ndarė nga i fejuari i saj, i cili ishte shok me Bledar Zenelin. Ky i fundit ka shfrytėzuar pikėrisht kėtė fakt, pėr t'u afruar me 20-vjeēaren. Mbrėmjen e sė dielės 22-vjeēari ėshtė takuar me Anduenėn nė Kamėz dhe i ka thėnė se ish- i fejuari i saj ishte plagosur dhe ndodhej nė spital. Mė pas, Zeneli ka vazhduar me mashtrimin e tij duke i treguar vajzės se duhej tė shkonte patjetėr ta vizitonte nė spital ish- tė fejuarin, pasi kjo ishte dhe dėshira e tij e fundit. "Do tė ēoj unė me makinėn time nė spital"- mėsohet t'i ketė thėnė Zeneli 20-vjeēares. Nė deklaratėn e saj nė polici, vajza ka treguar se i kishte ardhur keq pėr ish- tė fejuarin e saj ndaj dhe pranoi tė shkonte nė spital. Vajza ka hipur nė makinė dhe brenda pak minutash ka konstatuar se nuk po udhėtonte drejt spitalit. Menjėherė ka filluar tė kėrkojė sqarime, por ėshtė pėrballur me agresivitetin e shoqėruesit, i cili nuk ka ngurur tė ushtrojė dhunė mbi tė. Zeneli ka ndaluar makinėn nė Zall-Herr dhe e ka mbajtur vajzėn pėr disa orė me radhė, nėn kėrcėnimin e njė leve, duke kėrkuar me ngulm tė kryente marrėdhėnie seksuale me tė.

    Arrestimi

    Teksa Anduena mbahej peng nė makinė, njė patrullė policie ka kaluar fare pranė krejt rastėsisht dhe ka vėnė re se vajza ndjehej nė ankth. Forcat e policisė reguan duke iu afruar makinės ku ndodhej ēifti dhe i kanė kėrkuar 22-vjeēarit tė dilte jashtė. Por Bledar Zeneli ka bėrė rezistencė, duke mos pranuar tė dorėzohej ndėrsa vazhdonte tė kėrcėnonte me levė 20-vjeēaren. Pas negocimeve, policia ka mundur tė prangosė tė riun dhe tė kryejė shoqėrimin e tij nė polici. 20-vjeēarja denoncoi nė polici ngjarjen. Burime nga policia thanė se vajza deklaroi se Zeneli e kishte mashtruar atė se do ta ēonte nė spital tek ish- i fejuari dhe mė pas e kishte dėrguar nė Zall-Herr, ku tentoi ta pėrdhunonte. Fill pasi regjistruan kallėzimin e 20-vjeēares, oficerėt e policisė kriminale i komunikuan Bledar Zenelit arrestimin dhe akuzat qė rėndojnė mbi tė. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanė se i arrestuari ka konsumuar veprat penale tė "rrėmbimit dhe mbajtjes peng tė personit" dhe "mosbindjes tė urdhrit ndaj punonjėsit tė policisė rendit publik".

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga anna\";p=\"21023
    cfare nuk po na degjojne veshet. te shkretat vajza ēpo heqin * *
    Prandaj te kom thon un! Mos u marto! C'te duhet martesa? Vuajtje eshte! * *

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Merr peng fqinjen, kerkon ta perdhunoje

    i paska hip damari per festa ketyre

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ēfarė ju ngeli peng nga 2012-ta?
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 04:51 PM
  2. Reforma nė drejtėsi, Nishani: Peng i opozitės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2009, 08:18 PM
  3. Itali, lirohet shqiptari i marrė peng
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 02:53 AM
  4. Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 10:17 PM
  5. Padisin fqinjėn sepse pi shumė duhan
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 08:21 PM