E Marte, 18 Dhjetor 2007

Nje 39-vjecare, nga qyteti i Fierit, akuzohet se ka shfrytezuar per qellime prostitucioni nje bashkeqytetaren e saj te mitur. Aferdita Mahmutaj eshte arrestuar dje, pas nje aksioni te Zyres se Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit. Burime nga uniformat blu bejne te ditur se nderkaq 16-vjecarja Blerina M., banore e qytetit te Fierit, pasi eshte marre ne pyetje, eshte sistemuar prane qendres sociale “Vatra”, ne qytetin e Vlores, ku trajtohen edhe viktima te tjera te shfrytezimit te prostitucionit. E mitura eshte gjetur ne katin e trete te nje moteli te qytetit te Vlores, ku bente prostituten “VIP” per 100 euro ne ore. Kliente te saj ishin njerez me para, biznesmene, mjeke dhe profesioniste te tjere private, kryesisht nga Fieri dhe Vlora. Policia ka arritur te lokalizoje vendndodhjen e saj ne saje te nje agjenti te infiltruar, i cili eshte shtirur si biznesmen nga Veriu. Ai ka kontaktuar fillimisht me tutoren, e cila, pasi ka marre kartemonedhen, i ka treguar “parullen” dhe vendin ku do te gjente 16-vjecaren. “Dua te vizitoj nendetesen per nje ore”, ka thene polici me t’u paraqitur ne motelin e Vlores. “Urdhero celesin dhe ngjitu ne katin e trete”, eshte pergjigjur sportelisti, duke i treguar edhe numrin e dhomes. Ndersa ngjitej lart, polici i infiltruar ka njoftuar me telefon koleget e tij. Nje grup i uniformave blu “mesyne” motelin vlonjat, te tjeret shkuan te prangosin 39-vjecaren Mahmutaj. Burime nga policia e Fierit bejne te ditur se ne xhepin e saj eshte gjetur kartemonedha me numrat e regjistruar paraprakisht, e cila eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.