Mjekėt kėshillojnė kufizimin e kontakteve nė ambientet kolektive si kopshte, ēerdhe dhe qendra pune, pasi virusi ėshtė ngjitės

Vetėm gjatė ditės sė djeshme rreth 230 pacientė janė shtruar nė Urgjencėn e Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", tė prekur nga njė virus gripal ngjitės. Kjo virozė, sipas mjekėve, ėshtė stimuluar nga i ftohti i ditėve tė fundit, i cili i ka favorizuar shtimin e pacientėve nė Urgjencėn e Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", ku janė paraqitur rreth 230 raste. Kėshtu shprehet zėdhėnėsi i QSUT-sė, Alvi Bajramaj, sipas tė cilit shumica e pacientėve janė fėmijė dhe tė moshuar. "Mė tė prekurit nga virozat gripale ngjitėse janė fėmijėt e vegjėl dhe tė moshuarit, tė cilėt vuajnė nga sėmundje kronike. Simptomat e pacientėve janė shoqėruar me dhimbje koke, temperaturė tė lartė, problem me frymėmarrjen, sekrecione dhe kollė tė fortė",- tregoi zėdhėnėsi i QSUT-sė, Bajramaj.

Gripi ngjitės

Kontakti me njerėz ėshtė i ndalur, pasi viroza ėshtė ngjitėse. "Pėr tė evituar marrjen e kėsaj sėmundjeje mjekėt kėshillojnė kufizimin e kontakteve nė ambientet kolektive, si kopshte, ēerdhe dhe qendra tė punės, sepse virusi ėshtė ngjitės",- shprehen mjekėt nė urgjencėn e QSUT-sė. "Jemi prekur tė gjithė anėtarėt e familjes",- tregon Anisa Marko, e cila shton se e ka marrė virozin e para dhe pastaj ia ka ngjitur burrit dhe fėmijėve. E shqetėsuar pėr vajzėn dhe djalin e saj, ajo thotė se pėrveē tė ftohtit, nė spital problem ėshtė dhe mungesa e sigurisė sė barnave nėpėr farmacitė e QSUT-sė. "E vetmja masė kundėr gripit janė ilaēet popullore dhe ngrohja nėn batanije",- thotė Marko. Mė tej, ajo shton se "s'patėm kohė as tė merrnim ndonjė plaēkė nga shtėpia, pasi i sollėm urgjent fėmijėt. Me kėtė pisllėk vajza nuk do pranonte tė shtrihej nė krevat",- thotė Marko. Ndėrkohė Tafil Hoxha, babai i njė tė shtruare nė urgjencė, tregon se plaēkat nė krevat vetėm ēarēafė e batanije nuk mund tė quhen. "Mirė pėr tė tjerat se i dimė si shkojnė kėto punė, po ka njeriu hall e i vjen ndot tė rrijė nė spital, nuk ėshtė ēudi tė marrė ndonjė sėmundje tjetėr",- thotė ai. Ndėrkohė mungesa e energjisė elektrike nė kėto ditė ku temperatura ka shėnuar luhatje e ka bėrė mė tė vėshtirė marrjen e masave kundėr gripit. "Ftohja e motit ka rritur shumė numrin e tė prekurve nga gripi",- thotė zėdhėnėsi i QSUT-sė. "Rastet problematike qėndrojnė pėr shtrim nė spital, ndėrsa ata qė janė mė lehtė u jepet mjekim dhe dėrgohen nė shtėpi",- pohojnė mjekėt, duke shtuar se ndryshimi i temperaturave ka sjellė kėto probleme. Ndėrsa nga ana tjetėr, Drejtoria e QSUT-sė bėn tė ditur se nė Pediatri po merren masa pėr furnizimin me medikamente pėr tė pėrballuar situatėn dhe se fėmijėve do t'u jepet shėrbim korrekt. Ndėrkohė mjekėt vazhdojnė tė japin kėshilla ndaj prindėrve, pėr tė ruajtur fėmijėt nė ambiente normale dhe pėr tė mos neglizhuar virozat.

Dyndja

Urgjenca e QSUT dhe reparti i Pediatrisė janė tejmbushur me pacientė tė vegjėl, tė cilėt pėr shkak tė luhatjes sė temperaturave dhe ndryshmet e shpeshta tė klimės janė prekur nga njė grip ngjitės. Nė fakt kėto viroza kanė prekur edhe tė rriturit, tė cilėt e quajnė grip, ndėrsa mjekėt shpjegojnė se kemi tė bėjmė me viroza ngjitėse ku mė tė prekur janė fėmijėt. "Kemi kėrkuar ndihmėn e shėrbimeve tė tjera, pasi nuk kemi ku t'i lėmė pacientėt",- pohojnė mjekėt nė Urgjencėn e QSUT-sė. Sipas tyre, personeli dhe prindėrit duhet tė shtojnė mė tepėr kujdesin ndaj fėmijėve dhe t'u mbajnė nėn kontroll temperaturėn e lartė. Virozat ngjitėse sipas mjekėve ēojnė edhe nė komplikacione, si nė Bronkopneumoni. Ndėrkohė, mjekėt kėshillojė se duhet t'i dėrgojnė fėmijėt e tyre sa mė shpejt tek mjeku specialist dhe tė mos marrin pėrsipėr tė bėjnė vetė mjekun, duke u dhėnė medikamente pa u konsultuar me specialistėt. Ndėrkohė pėr kurimin e virozave gripale, zėdhėnėsi Bajramaj thotė se mjekėt kėshillojnė pėrdorim tė lėngjeve, marrja e paracetamolit pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės dhe frekuentimi i ambienteve me ajėr tė pastėr.