Deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė i janė drejtuar si zakonisht sallės sė seancave plenare, por kėsaj tė enjte, ata nuk e dinin se nė hyrje do t’i priste njė “kurth erotik”. Ndryshe nga herėt e tjera, pranė traut tė oborrit tė Parlamentit priste njė bjonde e gjatė dhe e veshur nė mėnyrė shumė provokuese, qė vihej nė lėvizje sa herė qė vinin deputetė qė do tė futeshin nė sallėn e seancave plenare.

Nė momentet kur afroheshin deputetėt, raporton Portali Albeu, vajza seksi kalonte para tyre nė mėnyrė tė shkujdesur, duke bėrė sikur fliste nė telefon, e ndjekur nga shikimet e gjata tė disa prej deputetėve, ashtu edhe nga refuzimi pėr tė shikuar i disa deputetėve tė tjerė. Lėvizjet e vajzės dhe reagimet e deputetėve monitoroheshin nga 4 kamera qė regjistronin gjithēka. Regjizori i kėtij “kurthi” ka qenė vetė humoristi i njohur Koēo Devole, qė gjendej pranė ambienteve ku po realizoheshin regjistrimet qė pritet tė transmetohen nė televizionin Top Channel, mbase nė emisionin “Fiks Fare”.

Skena nė fjalė ka shkaktuar jo pak interes edhe tek gazetarėt, tė cilėt tė grumbulluar nė oborrin e Parlamentit, ndiqnin si spektatorė momentet kur kalonin deputetėt dhe reagimet qė kėta tė fundit bėnin kur pranė tyre kalonte vajza. Njė pjesė e mirė e deputetėve si Arben Malaj, Mark Marku apo Enkelejd Alibeaj nuk kanė reaguar fare nė momentin kur pranė tyre ka kaluar vajza nė fjalė, edhe pse kur u janė afruar gazetarėve, nuk e kanė lėnė pa e kaluar me shaka “kurthin” qė sapo kishin kapėrcyer nė hyrje tė oborrit tė parlamentit. “E kalove provėn” i janė drejtuar gazetarėt Alibeajt ndėrsa ky i fundit ėshtė pėrgjigjur me shaka dhe me tė qeshura: “Pėr atė gjėnė e madhe e keni fjalėn”.

Ndėrkohė, deputeti Edi Paloka ka qenė i vetmi qė jo vetėm e ka hedhur shikimin vajzės nė fjalė, por edhe ėshtė ndalur duke biseduar me tė, moment qė ėshtė fiksuar nga kamerat. Kur iu ėshtė afruar gazetarėve qė po qeshnin, Paloka i ka paraprirė komenteve dhe pyetjeve duke thėnė :”Nuk rashė nė kurth jo”. Njė nga deputetėt qė ka rėnė nė kurth ka qenė S.L, deputet i Partisė Demokratike, nė listėn e qarkut tė Tiranės. Ky i fundit e ka “pėrpirė” me sy vajzės seksi qė po i kalonte pranė, moment ky i fiksuar nga kamerat dhe qė pritet tė transmetohet. Deputeti nė fjalė e ka kuptuar kurthin, pasi kur ėshtė larguar vetėm pak metra nga vajza, ėshtė kthyer duke parė edhe kamerat qė ishin vendosur. Nė ato momente ai e ka kuptuar se bėhej fjalė pėr njė kurth, megjithatė i ėshtė drejtuar sallės sė Parlamentit, tek dera e sė cilės ėshtė ndalur pėr disa minuta, duke shikuar i shqetėsuar atė qė ndodhte tek hyrja e oborrit tė Parlamentit