Shpėton vetėm kryefamiljari, punonte natėn. Tronditen fqinjėt: Ishin shumė tė varfėr

Flakėt shuajnė njė familje. Nėna me tre vajzat e mitura, janė djegur brenda katėr mureve tė shtėpisė, ndėrsa babai mallkon veten se nuk ishte aty t‘i shpėtonte. Haxhi Gutaj punonte natėn pėr tė mbajtur familjen dhe kishte vendosur qė ata t‘i kthente nė Kosovė, ku bashkė me festėn e Bajramit tė festonte edhe lirinė e vendit. Por, kjo ėndėrr nuk ėshtė realizuar. Dje nė mėngjes, ai do t‘i hipte makinės e bashkė me tė shoqen Sadeten, e tre vajzat e tij, Djellzėn, Hajrien e Dafinėn tė shkonin nė Kosovė. Njė gjė tė tillė do ta bėjė, por nė krah do tė ketė vetėm kufomat e tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mesnatėn e djeshme, duke u gdhirė e mėrkurė. Para se tė dilte nga banesa, Sadete Gutaj i kishte thėnė tė shoqit qė tė mos shkonte nė punė, pasi dje do tė niseshin pėr Kosovė, atje ku kishin edhe vendlindjen. Megjithatė, ai e ka kundėrshtuar me shpresėn tė mbledhė edhe ca para. E sapo ėshtė errėsuar, ka dalėn nga shtėpia. Ka puthur vajzat e tij, sikur ta ndiente se ishte hera e fundit qė i shikonte gjallė, dhe ka dalė. Gjatė gjithė natės ka punuar me ankth dhe duke menduar vetėm pėr rrugėn qė do tė ndėrmerrte. Por, pa u gdhirė, njė telefonatė ka mbėrritur nė telefonin e tij. I kanė thėnė se i ėshtė djegur shtėpia. Gjunjėt i janė prerė, por prapė ka vrapuar pėr nė shtėpi. Kur ka shkuar atje, tė njohurit e pallatit i kanė thėnė tė bėhej i fortė se familja e tij ishte djegur brenda.

Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 02:00 tė mėngjesit. Policia ėshtė njoftuar se nė rrugėn "Komuna Parisit", nė afėrsi tė qendrės "Elonorė", nė papafingon e njė pallati 7-katėsh ka rėnė zjarr nė banesėn e Haxhi Gutajt, me origjinė nga Gjakova e Kosovės. Menjėherė nė vendin e ngjarjes shkuan shėrbimet zjarrfikėse, shėrbimet e Komisariatit tė Policisė nr. 1 Tiranė, u formua grupi hetimor, ku u mundėsua fikja e zjarrit. Me gjithė ndėrhyrjen e shpejtė, zjarrfikėsit nuk kanė mundur tė shpėtojnė familjen qė ndodhej brenda banesės sė djegur. Kėshtu, policia tha se nga zjarri gjetėn vdekjen 30-vjeēarja Sadete Gutaj dhe fėmijėt e saj Djellza 10-vjeēare, Hajria 3-vjeēare dhe Dafina 1-vjeēare. Pas kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes u konkludua se shkak i rėnies sė zjarrit nė banesė ėshtė energjia elektrike. Viktimat kishin harruar ndezur njė rezistencė pėr ngrohje, ku fillimisht zjarri ka rėrė nė divane dhe mė pas ėshtė pėrhapur me shpejtėsi, ndėrsa viktimat janė asfiksuar nga tymi, duke sjellė kėtė fatkeqėsi brenda njė familje.

Banorėt e pallatit nuk kanė mundur tė ndihmojnė familjen e djegur, pavarėsisht se tragjedia e katėrfishtė i ka indinjuar tė gjithė. Disa prej tyre nuk dinin asgjė se nė atė pallat kishte rėnė zjarr, ndėrsa disa tė tjerė thonė se nuk i ndihmuan dot, pasi rrezikoheshin edhe vetė nga flakėt. Megjithatė, tė gjithė banorėt flasin me dashuri pėr familjen kosovare dhe bashkohen me dhimbjen e tyre. "Ata ishin njerėz tė mirė dhe nuk kishin shumė kohė qė jetonin nė kėtė pallat. Katėr muaj mė parė kanė ardhur kėtu. Mė duket se banonin me qira. Shpeshherė mė ndihmonin edhe mua pėr ndonjė punė", tregon njė grua 70-vjeēare, e cila nuk mban dot lotėt teksa rrėfen pėr familjen e shuar nga flakėt. Ndėrsa njė grua e re tregon se ditėt e fundit kishte biseduar me Sadeten dhe ajo i kishte treguar se pėr festat e fundvitit do tė shkonte nė Kosovė. "Ajo mė tha se ndoshta nuk kthehej mė nė Shqipėri se burri i saj po vuante shumė nė punė pėr tė mbajtur familjen. Gjithashtu, ajo shpresonte nė pavarėsinė e Kosovės dhe se punėt mund tė rregulloheshin edhe pėr familjen e saj", tregon njė fqinje e familjes kosovare. E po duket se gjithė kėto, tashmė nuk do tė realizohen mė pėr familjen, e cila u shua dje, e askush nuk ishte pranė tyre pėr t‘i ndihmuar.



Hetimi


Shoqėrohen nė polici pronarėt e lokaleve


Pas shuarjes sė zjarrit tė rėnė nė zonėn e ish-Bllokut dhe evakuimit tė menjėhershėm tė qytetarėve dhe zonės pėrreth, ku fatmirėsisht nuk pati tė dėmtuar, por vetėm dėme materiale, strukturat operacionale tė Policisė sė Tiranės kanė kryer shoqėrimin e tre shtetasve, tė cilėt janė administratorė tė lokaleve pėrreth. Kėta persona nuk kanė kundėrshtuar urdhrin e policisė pėr shoqėrimin e tyre. Menjėherė pas shoqėrimit, strukturat e policisė kanė ngritur njė grup hetimor dhe i kanė marrė nė pyetje nė lidhje me ngjarjen e ndodhur. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, tė shoqėruarit janė Mat Abdurrahman Durimi, 69 vjeē, Red Edmond Tela, 33 vjeē dhe Elton Qatib Mera, 23 vjeē. Kėta persona janė pyetur nė cilėsinė e personit qė ka dijeni me rrethanat dhe shkaqet e zjarrit tė djeshėm, ndėrkohė qė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ėshtė marrė ndonjė masė ndalimi ndaj tyre. Policia tha se ata janė nė hetim.



Tiranė


Zjarr edhe nė njė banesė private


Njė tjetėr zjarr, por me pėrmasa mė tė vogla ėshtė shėnuar dje nė zonėn e ish-Bllokut. Por, kėtė radhė, ai ėshtė vėnė re shumė shpejt nga pjesėtarėt e njė familjeje, tė cilėt kanė njoftuar shėrbimet zjarrfikėse dhe brenda njė kohe tė shkurtėr ėshtė mundėsuar shuarja e tij. Sipas policisė, zjarri i tretė u shėnua nė katin e parė tė njė banese private. Familjarėt, tė cilėt kanė vėnė re tymin, kanė njoftuar shėrbimet e zjarrfikėsve, tė cilėt ndodheshin disa metra larg, teksa shuanin flakėt te pallati 10- katėsh nė zonėn e ish-Bllokut. Menjėherė njė grup pune ėshtė nisur drejt vendit tė ngjarjes, ku brenda pak minutash kanė mundur tė izolojnė flakėt. Sipas ekspertėve xhenierė, flakėt ishin shkaktuar nga njė defekt nė rrjetin elektrik dhe brenda ndodheshin disa anėtarė tė familjes. Ata kanė dalė jashtė dhe kanė kėrkuar ndihmėn e policisė, duke shmangur kėshtu edhe dėmet materiale.



Tragjedia


Berisha, mesazh ngushėllimi


Kryeministri Sali Berisha i dėrgoi njė mesazh ngushėllimi familjes sė Haxhi Gutajt pėr humbjen tragjike tė bashkėshortes dhe 3 fėmijėve, gjatė njė zjarri tė rėnė nė shtėpinė e tyre, pranė lagjes "Komuna e Parisit", Tiranė. Nė kėtė mesazh, Kryeministri Berisha shkruan se "humbja tragjike e jetės sė bashkėshortes dhe fėmijėve tė tu, mė ka prekur dhe pikėlluar thellėsisht mua dhe ēdo shqiptar". "Duke ju shprehur ngushėllimet mė tė thella, tė miat dhe tė Qeverisė shqiptare, bashkohem me lutjen qė shpirti i fėmijėve dhe bashkėshortes tuaj tė dashur tė gjejė paqen e pėrjetshme, ndėrsa ju, tė afėrmit dhe miqtė tuaj, forcėn pėr tė pėrballuar kėtė humbje tmerrėsisht tė rėndė dhe tė pakompensueshme", shprehet Kryeministri Berisha.


Fqinjėt: Ata ishin shumė tė varfėr


Tė tronditur nga ngjarja nuk kanė qenė vetėm tė afėrmit e viktimave, por dhe fqinjėt e tyre qė i njihnin prej disa vitesh. Minushja, fqinje e familje kosovare Gutaj, ka treguar se, i njihte prej kohėsh viktimat, pasi kishin marrė apartamentin nė kėtė pallat, i cili ende nuk kishte pėrfunduar. "I njihja si familje, kishin disa kohė qė kishin ardhur nė Tiranė. Kryefamiljari punonte nė kryeqytet dhe bėnte llaē. Ata ishin njė familje e qetė dhe nuk kanė krijuar probleme ndonjėherė me asnjė nga fqinjėt e tyre. Shikonin punėn e tyre dhe hallin e tyre", ka thėnė dje, Minushja, fqinja e familjes kosovare. Nuk kemi parė flakė dhe asnjė gjė, vetėm kur kemi dėgjuar qė ka ardhur policia dhe zjarrfikėsit. Ata ishin bėrė gati qė tė iknin nė Gjakovė pėr tė kaluar festat sė bashku me tė afėrmit e tjerė, por nuk kanė mundur dot pėrfundon ajo, ku nė fytyrė i duket qartė dhimbja pėr tragjedinė qė pėrfshiu familjen Gutaj.