Sony Computer Entertainment eshte duke bere marreveshjen per blerjen e Firmes Gaikai Inc nga Kalifornia per rreth 380 Milion Dollare e cila do te paguhet komplett me aksione.



Firma ishte themeluar ne vitin 2008 dhe ajo tashme ka disa lojera te importuara nga Sony ne sherbimin e vet Cloud (re) si "Mass Effect 3" dhe "Need for Speed: The Run". Versionet Cloud te lojerave u mundesojne perdorueseve te TV-ve LG dhe Samsung Smart TV`s te luajne permes Streaming (transmetim online nepermjet internetit). Sony me platformen Gaikai deshiron te beje nje sherbim komplet i cili u mundeson perdorueseve nje argetim interaktiv te gjithperfshirshem.

Ne fillim te Qershorit (sic raporton Fortune), Gaikai i kishte porositur Bankat qe te gjejne nje bleres. Cmimi atekohe ishte menduar te jete plot 500 Milion Dollare. Para nje jave e mohoi kete CEO i Gaikai, David Perry ne Panairin e lojerave E3 por edhe se ka pasur nje marreveshje ne mes Firmes se tij dhe Sony-t. Tani Perry e komenton blerjen si ne vijim: "Ndihemi te nderuar qe mundem t`i ndihmojme Sony-t qe ta marri nen kontroll sherbimin Interaktiv te Cloud-Gaming (lojerave ne re) dhe ta zgjeroje Ekosistemin e vet, duke ju mundesuar keshtu edhe zhvillueseve te krijojne mundesi te reja, te zmadhoje gamen per permbajtje interesante (emocionuese) dhe perdorueseve ne te gjith boten t`u ofroje nje pervoje qe te le pa fryme".

Tani pritet vetem konfirmimi final i marreveshjes edhe pse Sony vete nuk ka dhene ndonje date per perfundimin e saj.