Apple ka fituar betejėn e tabletave me Samsung, e akuzuar se kishte kopiuar platformėn iPad.
Grupi korean, nė fakt, nuk do tė mund tė shesė nė Shtetet e Bashkuara produktin e tij Galaxy Tab 10.1, konkurrent i ashpėr i kompanisė jetime nga vdekja e Steve Jobs.
Vendimi ėshtė marrė nga njė gjykatė apeli nė Kaliforni, qė i ka dhėnė tė drejtė grupit amerikan, qė kishte ngritur njė padi ligjore kundėr Samsung pėr shkelje tė disa rregullave tė tregut.
Vendimi konfirmon atė qė kishte dhėnė njė gjykatė e shkallės mė tė ulėt javėn e kaluar, qė kishte deklaruar se kishte prova se Samsung kishte modifikuar produktin e saj pėr ta bėrė mė tė ngjashėm me Apple.
E njėjta gjykatė kaliforniane, po javėn e kaluar, kishte ndaluar shitjen nė Shtetet e Bashkuara tė celularit tė grupit korean, Galaxy Nexus.
Burimi: Top-Channel