Zedhendesja e Microsoft, Tami Reller ka paralajmeruar ne Worldwide Partner Conference se Leshimi i Windows 8 tek prodhuesit (RTM) eshte ne fazen e perfundimit dhe ai do te vije javen e pare te muajit Gusht, ndersa per publikun e gjere do te jete ne dispozicion nga muaji Tetor dhe pajisjet priten te vijne nga fundi i ketij muaji. Kur produkti te filloje shitjen, ai do te jete ne dispozicion ne 109 gjuhe te ndryshme dhe ne 231 vende te Botes.


Me heret ishte spekuluar se Windows 8 RTM do te vije nga fundi i muajit Korrik, por ky thashethem eshte hedhur posht qe kur u tha zyrtarisht ne WPC 2012 se Windows 8 RTM do te vije ne muajin Gusht. Gjithashtu pritet se pajisjet me Windows 8 do te vijne nga fundi i muajit Tetor dhe kjo mund te na coje te mendojme se edhe Tableti i Microsoft, Surface do te mund te leshohet atehere. Versioni x86 Pro do te vije disa muaj me vone.