Samsung koheve te fundit nuk i ka patur dhe aq mire punet ne "luften" me Apple. Se fundmi ne Qershor gjykata ne Amerike e ndaloi shitjen e Galaxy Tab 10.1 per arsye qe ky i fundit ngjante shum me iPad-in e Apple.


Perderisa ndalesa e shitjes se Galaxy Tab 10.1 ne Amerike ka ende per t`u hequr (Samsung po apelon ne rastin ne fjale), Gjykata ne Angli duket te kete nje pikepamje tjeter. News.com raporton se Gjykata e larte e Anglise dhe Wales ka vendosur sot se asnjera nga te treja modelet nuk i ngjajne dizajnit te Tabletit te Apple, iPad. Ky vendim perfshine Galaxy Tab 10.1, Galaxy Tab 8.9, dhe Galaxy Tab 7.7.

Ne vendimin e vet, Gjykata Angleze tha se ka nje numer te konsiderueshem te ndryshimeve ne mes modeleve Tab dhe iPad. Vendimi i bere nga Gjykatesi Colin Birss, sic raporton The BBC, thot se Tabletet nuk i kane te njejtat impressione e dizajn sic mendon Apple, ata as nuk jane dhe aq "cool" (te bukur) sa iPad! Pershtypja e pergjithshme eshte ndryshe.

Samsung eshte gjithashtu ne nje beteje patentash per software me Apple ne Amerike duke konsideruar Smartphone-in Galaxy Nexus. Perderisa shitja e ketij Smartphone-i ishte ndaluar per nje jave me heret, ajo eshte hequr perseri te Premten.