Receta Gatimi

Cili Aparat Fotografik Dixhital eshte Ideali per mua - Shpjegime mbi blerjen


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Foto Cili Aparat Fotografik Dixhital eshte Ideali per mua - Shpjegime mbi blerjen

    Aparatet Fotografik Dixhital

    Nėse kėtė verė keni menduar tė blini njė aparat fotografik tė ri apo tė permisoni atė qė keni, nė kėtė guide do tė perfshijė shpjegimin si tė zgjidhni aparatin ideal pėr tė plotėsuar kėrkesat tuaja.

    Aparatet fotografik Dixhital klasifikohen nė disa kategori, si pėrshembull kemi fotokamėr kompakte, ultra komplakte, travel zoom, pro digicams, mirrorles apo bridge, semi SLR, Pro SLR etj.

    Por aparatet qė do flasim jane 3 lloje: Fotokamerat Kompakte ato Bridge dhe pėr ato SLR (Single Lens Reflex).





    Pėrpara se tė vazhdoj me shpjegimin dua tė theksoj se nuk ėshtė aparati qė ju bėn fotografė tė zotė por mėnyra se si manipuloni fotografinė dhe kapni ēastin. Mund tė keni dhe njė aparat qė kushton 5'000 Euro dhe pėrsėri fotografitė mund ta "shpifin" gjithėsesi! Pra lė tė jetė e qartė se fotografitė nuk dalin bukur vetėm se aparati ėshtė shumė i shtrenjte (sigurisht aparati jep kontributin e tij) por duhet dhe dora e fotografit dhe tė zgjidhni ēastin e duhur. Duhet tė mėsoni gjithashtu tė shfrytezoni apratin tuaj nė maksimum. Mund tė na shkruani kėtu nė forum pyetje apo pėr dyshime qė keni.

    Tė gjitha kėto aparate nė merkato kanė disa veēori qė ndryshojnė nga njėri tjetri. Disa janė shumė komode pėr tu mbajtur nė xhepin e vogėl tė pantallonave, por nuk mund tė pretendosh foto "me cilėsi", disa aparate qė mund tė shkrepesh nė ēdo ambjent dhe pa patur nevojė pėr dritė por duhet tė mbani njė ēantė gjithmon me vete dhe gjithashtu dhe ēmimi ndryshon si nga njė llojė nė tjetrin.

    Le ti hedhim njė sy mė tė detajuar dhe mė pas flasim pėr veēoritė pozitive dhe negative tė tyre.

    Disa shpjegime mbi pjesėt e Aparateve Dixhital

    Lente: Eshtė pjesa e xhamit te aparatet qė mundėson futjen e drites pėr tė lejuar aparatin tė rregjistroj foton. Sa mė cilėsore tė jetė kjo lente aq mė foto "tė pastra" shkrepim. Sa mė shumė tė hapet kjo lente (hapje diafragmes) aq me "pak drite" do te duhet pėr tė shkrepur fotografinė. Ka aparate qė nuk i ndėrrohet kjo lente por ka dhe te tjerė qė i nderrohet. Nė shumė raste flitet pėr njė grup lentesh tė radhitura njėra pas tjetrės.

    Llojet e lenteve: Ka njė mori lloje lentesh. Duke filluar nga aparatet mirrorles apo bridge ėshtė e mundur tė nderrohet lentja. Jo tė gjitha lentet mund ti bėjnė tė gjithe aparateve! Pėrshembull njė lente pėr Canon nuk mund tė futet tek njė aparat Nikon pa njė adaptues. Ka lente pėr afer (macro), pėr larg (tele) dhe super tele si dhe ėide lens qė kanė njė kėnd tė gjėrė shikimi.

    Cilesia e Lenteve: Cilesia nė lente varet nga disa faktore. Lloji i xhamit qė ėshtė punuar. Hapja e diafragmes si dhe cilesia e sfokimit te objektet nė plan tė dytė. Sa mė shumė tė hapet diafragma e lentes aq me pak drit nevojitet pėr tė shkrepur foton. Kjo pėrcakton dhe shpejtėsinė qė na duhet pėr tė bėrė foton. Sigurisht kjo veēori vjen dhe me njė ēmim shumė tė lartė.

    Hapja e Diafragmės: Ky faktor tek lentet matet me njė numėr qė ka shkronjėn F pėrpara. F/3.5 apo F/1.2. Gjithashtu dhe me nje segment F/1.8 - F/6.5 nė rastin kur ne kente ka zoom. Vlera tė ulta shprehin hapje tė madhe tė diafragmes. Sa mė shumė tė hapet aq me pak drit kemi nevoj! Sa mė shumė tė hapet aq me shpejt do i shkrepim fotot. Sa mė shumė tė hapet aq mė shume do jetė i sfokuar objekti nė plan tė dytė.

    Drita: Pa drite nuk do tė kishte fotografi. Drita luan rolin kryesor kur shkrepim njė fotografi. Pra nė ēastin qė nė shtypim deri nė fund butonin e shkrepjes se aparatit fotografik nė brendėsi tė aparatit hapet njė kanal qė lejon dritėn tė futet tek sensori aparatit. Nė kėtė mėnyre sensori rregjistron atė qe ne shohim nė objektivė (pjesa ku vėmė syrin, mirino).

    Sensori: Eshtė ajo pjesė e apratit qė rregjistron dritėn qė futet nga lentja dhe me pas e pėrpunon dhe "ruan" fotografinė. Ka disa lloje sensorėsh qė varen nga aparati fotografik. Sensori ėshtė i pėrbėrė prej miliona pixel qė nė shumė raste pėrcaktojne numrin e PX tė aparatit.

    Llojet e Sensorit: Full Frame janė sensoret 35 mm. Shumica e aparateve profesional si dhe Pro SLR kanė njė sensor tė plotė 35mm. Ky ėshtė njė standart qė nė kohėn kur fotografia zhvillohej me filma. Mė pas aparatet e tjere aplikojne nje Crop (prerje) tė imazhit. (Shiko foton)




    Pixel: Eshtė njėsi matėse dhe pse njė shprehje e tillė ėshtė e gabuar. Por marketingu e shrytezon pėr tė shitur aparatet dixhital. E pėrdor numrin e pixel pėr tė percaktuar "fuqin" e aparatit. Nė fakt pixel ėshtė numri i "pikave" i cili ėshtė i pėrbėr sensori aparatit dixhital. Nuk ėshtė e rendesishme qė sa mė i larte tė jetė numri i Pixel aq mė foto tė bukura do tė shkrepim. Pixel hyn nė skenė vetėm nėse duam tė printojmė foton tonė me dimesione tė mėdha mbi normalen 10x6.


    Aparatet dixhital Kompakt



    Kėta lloj aparatesh janė ideal pėr njė fotograf tė rastit. Kanė veti qė janė shumė tė vegjėl dhe mund tė futen nė ēdo xhep pa zenė shumė hapesirė. Nė keto aparate nuk ėshtė e mundur tė ndėrrohet pjesa e lenteve, pra pjesa pėrpara qe del kur shkrepim fotot. Kėta aprate kane nevoj pėr shumė drite pėr tė shkrepur foto. Sensori i kėtyre aparateve ka njė faktor prerje mjaft tė lartė deri nė 2/3'' apo 1/2''. Pra nėse syri jon shikon 100%, kėta do tė kapin njė pjesė tė vogėl.

    Pro:
    Kanė njė ēmim tė pėrshtatshėm pėr tė gjitha xhepat
    Kanė dimesione shumė tė vogla

    Kundėr:
    Nuk mund tė pretendosh foto tė mėdha
    Kanė nevojė pėr shumė dritė
    Janė shumė tė ngadaltė
    Nuk mund tė ndėrrosh llojin e lenteve
    Nuk mund tė shkrepesh nė mėnyre manuale
    Syri dhe sensori kanė njė kėndveshtrim tė ndryshėm
    Zoom-i Optik ėshtė shumė i ulet 5x


    Aparatet dixhital Bridge



    Kėta lloj aparatesh janė njė mix mes atyre SLR dhe kompakt. Nė fakt janė mė tė vegjėl sė ata SLR dhe pak mė tė medhenje sė ata kompakt. Eshtė mundėsia qė tė ndėrrosh lenten. Mund tė shkrepini foto mjaft tė pastra dhe nė pak dritė.

    Pro:
    Janė aparate me dimesione tė pranushme
    Mund tė shkrepesh nė mėnyre manuale
    Mund tė ndėrrosh objektivin


    Kundėr:
    Ēmimi ėshtė i lartė
    Lentet kushtojnė
    Kanė njė sensor tė vogėl (nė krahasim me SLR)



    Aparatet dixhital SLR




    Sigla SLR vjen nga shkurtimi Single Lens Reflex, qė do tė thotė qė sensori i aparatit do tė "kapi" pamjen qė syri i njeriut shikon nga objektivi. Kjo bėhet e mundur duke pėrdorur njė pasqyr nė pjesėn para sensorit. Drita futet nga lentja nė aparat dhe pėrplaset tek njė pasqyrė e cila gjėndet para sensorit e perkulur 45 grad. Kėtė dritė e ēon tek njė prizem i cili e kthen mbrapa tek objektivi ku eshte syri i njeriut (shikoni foton), dhe nė ēastin qė nė shkrepim deri nė fund butonin pėr tė bėrė foton, kjo pasqyre ngrihet dhe lejon dritėn tė kapet nga sensori.



    SLR ndahen nė dy kategori. Nė Pro dhe Semi SLR. Nryshimi pėrveē funksioneve apo disa butonave mė shumė pėr Pro qėndron nė faktin sė kėto kanė njė sensor Full Frame 35mm. Ndėrsa nė Semi SLR sensori ka njė faktor prerje (Crop) pėr 1.5x apo 1.6x.

    Pro:
    Shkrepin me mėnyre manuale
    Kanė njė sensor mjaft tė madhė
    Janė shume tė shpejtė
    Sipas lentes ofrojnė zoom optik pa humbur cilėsinėe
    Mund tė ndėrrosh lentet
    Shkrepin nė disa formate pa pėrpunuar imazhin. Lexo mbi RAW
    Shkrepin foto me dimesione shumė tė mėdha
    Shkrepin dhe nė ambjente me pak drite (me njė lente tė duhur)

    Kundėr:
    Janė aparate shumė tė mėdhenjė
    Aparati dhe lentet peshojnė shumė
    Kanė njė ēmim shumė tė lartė
    Lente shumė tė kushtushme

    Kjo ishte e gjitha qė kisha pėrgatitur mbi kėtė temė. Pėr ēdo pyetje dhe sqarime mos nguroni tė pėrdorni forumin pėr ti bėrė. Gjithashtu janė tė mirėpritura sygjerimet dhe vėrejtjet.

    ReniX per Lirenti.com Korrik 2012

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e erzeni
    Anėtarėsimi
    Jul 2011
    Postime
    7
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    faleminderit,eshte nje sqarim mjaft i vlefshem per kedo qe ka ose do te bleje nje aparat fotografik

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Falemiderit ..

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Me pelqen shume te fotografoj, si hobby dmth!

    Ky artikull shum me vlere, faleminderit ReniX! (:

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Dhe une dua te blej nje tani,pasi ai i vjetri mu ka prishur,por nuk po vendos c'te marr,ndonje sygjerim???

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Sa e ke buxhetin

    Siper kam renditur ato qe kane pro dhe kunder! Mund dhe te marresh si ata te mezit! Po terhiqen shume keto kohet e fundit.

  7. #7
    I' aaammm uniqueeee! 20% Maska e Elti Vlore
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Vlorė vlla!
    Postime
    157
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Shume faleminderit Renix..Une dua te blej nje Aparat Profesional SLR...Po nuk e di se kush eshte marka me e mire ..Nikon,Canon,Sony,etc...Nuk ka rendesi leket....Dua nje qe te jet shume i mire dhe te shkrepi foto me dimesione te medha dhe te jet normal me peshen dhe gjatesine..Shume faleminderit dhe njehere (:

  8. #8
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Elti, un e kam shpjeguar dhe siper, nuk i bejn fotot te bukura aparatet por fotografi qe i shkrep. Aparatet japin kontributin e tyre. Kam pare foto te shkrepuara me celular qe te len me goje hapur.

    Markat e aparateve jane njesoj si makinat. Canon dhe Nikon kryesojne (benz dhe bmw) te tjerat jane te mira varet se ēfare kerkon.

    Aparatet profesional SLR jan mbi 1000 euro si pershembull:
    Canon 7D
    Canon 5D
    Nikon D700
    Nikon D800

  9. #9
    I' aaammm uniqueeee! 20% Maska e Elti Vlore
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Vlorė vlla!
    Postime
    157
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Canon 7D
    Nikon D700
    Nikon D800

    Shume te bukur dhe te mire keta...1 si kta do blej..Shume faleminderit reniX

  10. #10
    Abdullah Autorė Maska e abdullah92
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Pc
    Postime
    1,517
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Thanks ReniX Artikull I Rendesishem.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cili eshte WEB BROWSER me i mire?
    Nga kristimcs nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 02:43 PM
  2. Cili eshte vesi yt me i keq?
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 14-12-2013, 09:22 PM
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2012, 10:43 PM
  4. Cili eshte vesi yt me i keq ?
    Nga Lirenti nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 15-04-2012, 04:22 PM

Etiketat pėr kėtė Temė