Panairi i Elektronikes i cili do te mbahet ne vjeshte te ketij viti ne Berlin do te sjelle disa risi nga pajisjet Televizive dhe ato Kompjuterike (qe kto te fundit i kemi pare me heret te postuara ne forum). Ne kete Artikull do te mund te shihni sado pak se cfare do te prezantohet atje.
OLED
OLEDs (Organic Light Emitting Diode) tashme ato njihen si "Ekranet e se ardhmes". Deri tani prodhimi i Ekraneve te medhaja ishte goxha i shtrenjte, keshtu qe teknologjia e Smartphone-ve dhe Tableteve ka perparuar me shume. Tani kjo pritet te ndryshoje. LG ne fillim te vitit paraqiti nje Televizor 55 inē OLED ne Amerike dhe tani do ta sjelle ate edhe ne Europe ne vjeshte te ketij viti. Teknologjia e re ofron kursimin e energjise, Ekrane te holla dhe me kontraste te uleta. Edhe Samsung dhe Panasonic kane prezantuar televizore OLED te medhenj gjithashtu. Edhe prodhues te tjere e kane konfirmuar qe do te prezantojne TV-t e tyre OLED ne "IFA Preview" - Panair i Teknologjise i cili do te mbahet ne Berlin.
Me shume zoll, pa korniza, 4K
Televizoret do te behen me te medhenj. Deri tani ato ishin 42 deri ne 46 zoll standard ne Europe, por ne IFA 2012 zor se do te shihet ndo1 i tille posht 50 Zoll. Samsung e tregoi nje Televizor ne panairin qe do te mbahet, i cili do te vije ne treg vetem ne madhesite 65 dhe 75 zoll. Sa me i madh Televizori aq me i madh duhet te jete edhe rezolucioni i ekranit, por ai nuk duhet te dale jasht permasave te nje dhome te zakonshme te ndenjes, tha nje perfaqesues i Panasonic. Keshtu ne IFA do te kete TV FULL HD 4K. Madhesia e pixelave do te katerfishohet ne rreth 4000 x 2000 Pixel.
Smart TV & Google TV
Lidhja e Internetit me TV tashme eshte bere edhe me e ngushte dhe kjo do te jete nje teme ne IFA 2012 gjithashtu. Sony ka konfirmuar qe do te sjelle TV me Google, Google TV ne tregun gjerman. Nese Google TV do te vije edhe ne Austri, ishte akoma e paqarte. Philips, LG dhe prodhues te tjere po shikojne te bejne nje partneritet nes mes vete per te sjelle keshtu Smart TV i cili do te perkrahe edhe platformen e aplikacioneve (Smart TV Aliance).
Ultrabooks
Te holle, te lehte, kursyes te energjise dhe vecanerisht me performance te forte. Keshtu e prezanton nje Ultrabook prodhuesi i prozessoreve Intel. Ne IFA 2012 do te prezantohen edhe kto gjithashtu. Sipas Intel, gjithsej do te prezantohen 60 modele te reja te Ultrabook-eve nga prodhuesit e njohur si: Samsung, Sony, Toshiba etj... Ngaqe Windows 8 eshte zhvilluar specjalisht per Touchscreens (ekrane te ndjeshme ne prekje), mund te presim edhe ndonje pajisje Ultrabook-Tablet-Hybrid.
Tablet te vegjel
Trendi tek tabletet shkon ne drejtimin e 7 Zoll. Toshiba tregoi nje version te vogel te Tabletit te vet me Android. Edhe Google do ta prezantoje Tabletin e prodhuar nga Asus sidhe Kindle Fire i ri nuk do te mungoje. Ka thashetheme qe edhe Apple eshte duke punuar ne nje mini-iPad, por Gjiganti Amerikan nuk don te komentoje asgje rreth kesaj dhe mbase nuk do ta konfirmoje nje gje te tille as ne IFA.
Lirenti.com