Gjatė verės nuk ėshtė e thėnė tė pėrdorni vetėm kremin solar, syzet apo kapelėn pėr t’u mbrojtur nga dielli. A e dinit se produktet e konsumuara gjatė jetės sė pėrditshme ju mbrojnė nga efektet e dėmshme tė diellit?

Ushqimet e krijojnė faktorin mbrojtės me anė tė antioksiduesve tė gjendur brenda tyre, shkruan “Foxnews”.
Bimėt prodhojnė antioksidues brenda qelizave tė tyre pėr tė mbrojtur veten nga efektet e dėmshme si nxehtėsia, drita, ajri, lagėshtira dhe koha.
Kur konsumojmė kėto agjentė natyrale tė gjendur tek bimėt, qelizat e lėkurės mundėsojnė mbrojtje tė trupit tonė. Ju mund tė minimizoni dėmtimin e lėkurės tė lindur nga ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB tė diellit.
Ja ushqimet tė cilat mundėsojnė njė mbrojtje mė tė sigurt nga dielli:

Speca me ngjyra tė ndryshme:
Specat e shijshėm tė kuq, tė verdhė apo portokalli marrin ngjyrė nga njė pigment natyral i njohur si karotenoid. Kėto antioksidues shndėrrohen nė vitaminėn A duke ndihmuar nė mbrojtjen e parandalimin e prishjes sė shtresės yndyrore rreth qelizave tė lėkurės.

Kungulli
Ndajeni nė kuba tė vegjėl dhe shtojani skarės suaj. Kungulli i verės e merr ngjyrėn e tij tė shndritshme nga karotenoidet. Ka njė shije tė mirė dhe mbron lėkurėn nga dielli.

Domatja e pjekur mirė:
Likopenėt, antioksiduesit natyral i japin ngjyrėn e kuqe domates sė pjekur. Siē dihet ky antioksidues mbron dhe gjėndrat e prostatės. Por ashtu si antioksiduesit e tjerė tė cilėt gjenden tek ushqimet, edhe likopeni mbron qelizat e lėkurės nga dielli.

Shalqiri:
Edhe shalqiri e merr ngjyrėn e tij tė kuqe nga pigmenti likopen si domatja. Me ardhjen e verės dhe ngrohjen e kohės pėrpiquni tė hani sa mė shumė shalqi pėr tė freskuar qelizat e lėkurės.

Ēaji jeshil:
Ēaji jeshil jo vetėm qė pėrmirėson funksionet kardiovaskulare, pėrmban efekte anti-kanceroze, mbėshtet sistemin imunitar, mbron trupin nga mikrobet, ndihmon nė kontrollimin e peshės sė trupit por nė tė njėjtėn kohė mbron dhe qelizat e lėkurės nga rrezet UVA dhe UVB. Antioksiduesit e njohur si "Polyphenol catechins" mundėsojnė njė mbrojtje shumė tė fortė.

Kakao:
Lėnda mė e shėndetshme pas ujit ėshtė kakao i cili pėrmban 712 pėrbėrės. Antioksiduesit e njohur si flavanol tek kakaoja mbrojnė zemrėn dhe ndihmojnė nė uljen e rrezikut tė infarktit, paralizės dhe rritjes sė presionit tė gjakut. Por tė njėjtėt pėrbėrės ndihmojnė edhe nė mbrojtjen e qelizave tė lėkurės. Konsumoni ēokollatė bitter dhe fara tė kakaos organik.

Boronicat:
Antioksiduesit antosijanin tė mbrojnė nga dielli. Kėto antioksidues tė ndihmojnė nė uljen e rrezikut tė shumė sėmundjeve kronike dhe degjenerative.

Peshku:
Acidet yndyrorė omega -3 krahas mbrojtjes sė zemrės mbrojnė dhe lėkurėn tuaj. Kėto acidė janė tė dobishėm pėr shėndetin dhe ju ndihmojnė tė ndiheni mirė. Acidet yndyrore omega -3 merren me anė tė peshkut ose hapave shtesė me vaj peshku.