Microsoft ka leshuar nje preview (parapamje) version te Office 2013 me heret kete jave. Sidoqofte nje opsion i gjetur ne suiten e Office eshte akoma misterioz. Ai quhet "SkyDrive Pro" dhe deri tani Microsoft duhet te thoje dicka zyrtare ne lidhje me opsionin e ri.

Liveside.net raporton se duke u bazuar tek nje expert Francez i SharePoint i quajtur Benoit Hamet, SkyDrive Pro aktualisht eshte emri i ri per SharePoint Workspace, duke filluar... "kur ju zgjedhni nje librai ne SharePoint per ta mbajtur ne dispozicion offline, permbajtja do te shfaqet ne Windows Explorer ne pjesen Favorites e quajtur SharePoint Libraries".

Me gjith kete spjegim, akoma ka pyetje. A do te jete SkyDrive Pro nje konto e ndare vetem per Office 2013 apo edhe perdoruesit aktual te cilet kane nje konto ne SkyDrive do te mund te casen ne sherbimin e ri ?

Microsoft tha me heret kete jave se kur te leshohet versioni final i Office 365 Home Premium do t`u ofroje perdorueseve 20GB Hapsire Online te Skydrive. Pra mund te themi qe SkyDrive Pro thjeshte do te shtoje 20GB ne konton aktuale te SkyDrive. Shpresojme qe Microsoft do te thote dicka me shum se per cfare do te sherbeje saktesisht sherbimi SkyDrive Pro.