"Jam e lumtur qė pėr drekėn e Kurban Bajramit do tė kem mundėsi t'ua mbush fėmijėve sofrėn plot", tregon Majlinda Kazaj, nėna e pesė fėmijėve

Disa nga myslimanėt nė kryeqytet i japin zekatin nėnės sė 5 fėmijėve jetimė

Shyqyr qė kemi ditė tė tilla dhe njerėzit kujtohen dhe pėr ne tė varfrit! Kėshtu e nis rrėfimin Majlinda Kazaj, nėna e pesė fėmijėve, teksa po priste vizitat e njerėzve me rastin e Kurban Bajramit. "Ėshtė dita e vetme e vitit, kur dhe ne tė varfrit ndihemi tė njėjtė me tė tjerėt",- thotė 45-vjeēarja. Kjo ditė pėr tė ėshtė e mirėpritur, pasi njė pjesė e myslimanėve i sjellin zekatin. Shtėpia e saj, sot, si asnjėherė mė parė, ėshtė kthyer nė njė vatėr ku lihet zekati. Dhoma e vogėl tashmė ėshtė mbushur me trasta me mish qė kanė sjellė besimtarėt myslimanė pėr rastin e Kurban Bajramit. "Mishi i Kurban Bajramit i jepet zekat njerėzve tė varfėr",- na thotė me zė tė ulėt, qė tė mos dėgjojnė fėmijėt, duke shtuar mė tej po me kėtė ton se, "ndihmat e djemve na zbukuruan festėn". Rreth 20 trasta tė shpėrndara nė dhomė, tė mbushura me mish dhe artikuj tė ndryshėm, pėr njė familje tė varfėr nė kėto ditė Bajrami janė tė bollshme. "Jam e lumtur qė pėr drekėn e Bajramit do tė kem mundėsi t'ua mbush fėmijėve sofrėn plot",- tha ajo.

Historia

Me pesė fėmijėt e mbledhur rreth vetes nė ditėn e Kurban Bajramit, Majlinda Kazaj thyente gishtėrinjtė e duarve, ndėrsa pėrpiqej ta ruante qėndrimin e nėnės bujare, qė fėmijėt tė mos e hetojnė brengėn e saj, se edhe kėtė Bajram, nė tryezėn e tyre do tė shtrohen vetėm ato ushqime qė u ka sjellė ndonjė njeri bamirės, apo dikush nga fisi i tyre. "Na asnjėherė nuk kemi festuar si tė tjerėt, me tryezėn plot". Ditėt e Bajramit, pas faljes, ajo kishte grumbulluar rreth vetes pesė fėmijėt e saj, pėr t'i ndihmuar ta pastronte njė kovė tė mbushur me domate. Domatet qė pėrgatiteshin pėr turshi, njė thes miell dhe njė pako me artikuj ushqimorė, dhuratė, janė e gjithė menyja qė do tė shtrohet nė sofrėn e tyre pėr ditėt qė vijnė.

Burrin e saj, Ymerin, e kanė vrarė nė '98. "Mbeta e ve` me katėr fėmijė. Driti, djali mė i vogėl, ka lindur pesė muaj pas vrasjes sė babait. Ai shkon nė klasėn e parė, ndėrsa ende nuk kam mundur t'ia blej librat. Ėshtė fėmijė dhe nuk e kupton pozitėn tonė",- thotė ajo, ndėrsa lotėt ia kėputin fjalėn nė gjysmė. As fėmijėve tė tjera nuk kam arritur t'ua siguroj librat, por i kanė huazuar disi nga shoqet qė kanė pėrfunduar klasėn para tyre. Dy nga ato janė nė shkollė tė mesme dhe atyre u nevojiten edhe para shtesė pėr urban dhe pėr veshmbathje. Kjo shtėpi ka mbetur pa ndonjė mashkull tė rritur nė shtėpi, sa pėr krah pune. "Pėrveē festave tė Bajramit unė nuk kam askėnd qė tė mė ndihmojė, pėrveē Zotit dhe kėtyre fėmijėve, qė nė mbrėmje mė rrethojnė dhe struken afėr meje. Ashtu rrimė gjatė, pa ndėrruar asnjė fjalė. Heshtja e tyre ma thyen zemrėn... nuk duan tė mė rėndojnė me kėrkesa, pėr tė cilat e dinė se nuk mund t'ua plotėsoj",- vazhdon Majlinda rrėfimin e saj. Tashmė janė mėsuar me vetminė dhe varfėrinė. Me 15 mijė lekė qė marrin tė gjithė sė bashku, si ndihmė sociale, pėrpiqen "t'i zėnė vrimat nė thesin e shqyer" tė buxhetit familjar. "Kursejmė shumė, pėrndryshe nuk do tė mbijetonim me vetėm 15 mijė lekė. Shpenzojmė vetėm pėr ato mė tė domosdoshmet pėr jetė. Kur e sigurojmė miellin, vajin dhe kripėn, pėr tė tjerat ia bėjmė mė lehtė. Nuk kemi as dru, e dimri ėshtė nė prag",- thotė nėna e pesė fėmije, teksa me njė sėpatė pėrpiqej tė shkurtonte ca krande tė holla nga njė grumbull drush, tė cilave u kishte ardhur fundi.

Box

Qeveria nuk kujtohet pėr ne, as pėr festa

Myslimanėt edhe kėsaj here u treguan humanė, ndėrsa qeveria dorėshtrėnguar, duke mos dhėnė asgjė pėr tė varfrit dhe jetimėt nė vigjilje tė festės sė Bajramit. "Sa pėr qeverinė, tė gjithė jetimėt, skamnorėt dhe hallexhinjtė do tė vdisnin urie. Askush nga pushtetarėt nuk u kujtua",- thotė nėna e pesė jetimėve, e ndėrsa po rropatej ta bartte pakon me artikuj tė ndryshėm ushqimorė dhe njė thes me miell, bekonte besimtarėt qė vinin me traste tė mbushura me mish qengji dhe sende tė tjera pėr fėmijėt, tė cilėt nuk i harruan jetimėt e saj. "Do tė gėzohen fėmijėt e mi kur t'i nxjerr kėta artikuj nga gjithė kjo pako e madhe. Qenkan brenda tė gjitha qė na mungonin kėto ditė. Zoti i ruajt kėta njerėz, qė pasurinė e tyre e ndajnė me ne tė harruarit nga institucionet, qė na i gėzoi fėmijėt pėr Bajram",-tregon e qeshur nėna e pesė fėmijėve. Tashmė ajo do ta ndjejė si tė gjithė festėn e Kurban Bajramit.