Ministria e Ekonomisė publikon listėn e lodrave qė pėrmbajnė elementė tė rrezikshėm pėr jetėn

Nga ana tjetėr vetė ēmimet e kėtyre mallrave qė i pėrkasin nė pjesėn mė tė madhe kategorisė qė shiten nė tregje, bėjnė qė edhe njohja nga ana e konsumatorėve tė jetė mė e pakėt. Nga ana tjetėr, pėr tė gjithė ata qė i kanė blerė kėto produkte, dhe ato janė tashmė nė duart e fėmijėve, ėshtė ende mė e vėshtirė pėr t'i njohur dhe pėr asgjėsuar.

Nė prag tė festave tė fundvitit kur fėmijėt janė mė tė privilegjuarit nė dhurata, Ministria e Ekonomisė bėn tė ditur se njė set lodrash tė rrezikshme pėr jetėn janė hedhur nė treg. "Do tė donim tė informonim konsumatorėt, shitėsit e pakicės dhe shumicės, si dhe importuesit, nė lidhje me disa lodra tė rrezikshme tė vendosura edhe nė tregun tonė. Ky informacion ka tė bėjė me 2 grupe lodrash. Pėr grupin e parė njoftimi vjen nga Kompania "Fisher Price", e cila ka kėrkuar vetė tėrheqjen nga tregu tė njė kategorie lodrash tė prodhuara prej saj qė paraqesin rrezikshmėri pėr pėrmbajtjen e plumbit mbi nivelet e lejuara", - sqaron Ministria e Ekonomisė. Pėr kėtė konstatim Ministria e Ekonomisė ka nxjerrė edhe njė set pamjesh nė tė cilat, shpjegohet edhe mė qartė se kush janė kėto kategori mallrash tė cilat rrezikojnė nė tė vėrtetė jetėn e fėmijėvePor futja nė treg e produkteve tė rrezikshme pėr jetėn e fėmijėve nuk mbaron me kaq.

"Nė kuadėr tė Sistemit pėr Kėmbimin e Shpejtė tė informacioneve pėr produktet e rrezikshme tė vendosura nė tregun e brendshėm tė BE-sė, informohemi pėr njė kategori tjetėr lodrash tė rrezikshme. Kėto lodra paraqesin rrezikshmėri tė lartė ndaj mbytjes ose helmimit, shokut elektrik, dėmtimeve tė ndryshme fizike apo bakteriologjike etj., tė provuara nga testimet e laboratorėve tė akredituar nė vende te ndryshme te Bashkimit Evropian", - ka bėrė tė ditur Ministria e Ekonomisė. Duke iu referuar kėtyre rasteve qė sipas Ministrisė sė Ekonomisė janė tė rrezikshme pėr jetėn konsumatorėve dhe fėmijėve nė veēanti,ky dikaster deklaron se " i tėrheqim vėmendjen jo vetėm konsumatorėve pėr mosblerjen e tyre, por edhe tė shitėsve tė pakicės dhe shumicės pėr ndalimin e tregtimit tė kėtyre kategori lodrash. Ndėrkohė, nga ana jonė po merren masat pėr koordinimin me sukses tė kėtij aksioni, me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave pėr pezullimin e zhdoganimeve si dhe me IQT pėr ndalimin e tregtimit tė mėtejshėm tė kėtyre produkteve tė rrezikshme.

Pas pėrhapjes sė skandalit pėr prodhimet e kompanisė "Fisher Price" Inc nė tė gjithė botėn, shoqėria ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme tėrheqjen e produkteve tė saj edhe nga tregu shqiptar. Referuar edhe lajmeve tė publikuara nė shumė media tė huaja, produktet e kėsaj shoqėrie pėrmbajnė elementė tė rrezikshėm pėr shėndetin e fėmijėve. Sipas mediave ndėrkombėtare, pėrgjegjėsit pėr shpėrndarjen e miliona lodrave nė tė gjithė botėn, qė rrezikojnė shėndetin e fėmijėve, janė tė kompanive qė kanė manifakturat kryesisht nė Kinė. Lodrat e shpėrndara edhe nė vendin tonė tė kėsaj kompanie, janė pikėrisht pjesė e kėtij kontingjenti mallrash, jashtė standardeve me pėrbėrės tepėr tė rrezikshėm qė janė prodhuar nė Kinė. Ky nuk ėshtė rasti i parė qė nė tregun vendės futen produkte tė kėsaj kategorie qė mbartin rrezikshmėri tė lartė. Muaj mė parė institucionet pėrkatėse kanė lajmėruar pėr futjen nė treg tė kukullave Barbie qė pėrmbanin elementė tepėr tė rrezikshėm dhe radioaktivė. Lajmi si edhe kėsaj here ka ardhur nė njė kohė qė kėto produkte kishin mbėrritur tė konsumatori. Shoqėria "Mattel Inc" qė njihet pėr prodhimin e lodrave pėr fėmijė tė markave si Barbie, Fisher Price, Polly Pocket etj., nėpėrmjet njoftimit tė saj pėr shtyp drejtuar konsumatorėve nė tė gjithė botėn, njoftoi tėrheqjen tė njė numri lodrash tė saj nga tregu mbarė botėror vetėm pak muaj mė parė. Kjo tėrheqje erdhi si pasojė e tejkalimit tė nivelit tė lejuar tė plumbit qė u konstatua nė ngjyrat e disa prej produkteve. Nė tė njėjtėn kohė, "Mattel Inc", shpalli tėrheqjen vullnetare tė disa prej lodrave qė pėrmbajnė magnete tė fuqishme qė rrezikojnė tė shkėputen nga struktura e lodrės dhe tė rrezikojnė shėndetin e fėmijėve. Lodrat e afektuara nga kėto magnete janė produkte nga programi Polly Pocket.

Nga ana tjetėr vetė ēmimet e kėtyre mallrave qė i pėrkasin nė pjesėn mė tė madhe kategorisė qė shiten nė tregje, bėjnė qė edhe njohja nga ana e konsumatorėve tė jetė mė e pakėt. Nga ana tjetėr, pėr tė gjithė ata qė i kanė blerė kėto produkte, dhe ato janė tashmė nė duart e fėmijėve, ėshtė ende mė e vėshtirė pėr t'i njohur dhe pėr asgjėsuar. Duke pasur parasysh edhe rastin e mėsipėrm, por edhe historikun nė kėtė drejtim ministri i Ekonomisė ka sjellė pėr miratim nė qeveri edhe njė rregullore mbi bazėn e tė cilės tė pėrcakton kushtet teknike pėr lodrat.