Receta Gatimi

TOP 20 Smartphone-t Android me XXL-Display


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up TOP 20 Smartphone-t Android me XXL-Display

    Telefonat Celulare te zgjuar apo Smartphones me te shtrenjte dhe njekohesisht me te mire tani jane vetem ne formatin e madh te ekranit. Eshte pothuajse e pamundur te shohim ndonje Smartphone me ekran posht 4-zoll. Per kete kemi zgjedhur 20 Top Android Smartphones per te ju treguar dicka me shume rreth tyre.



    Android Smartphones me Ekran prej 4-zoll

    Nje ekran prej 4-zoll eshte i konsiderueshem, ngaqe ai korrespodon nje diagonale te imazhit rreth 10,2cm. Nje ekran i madh dhe me rezolucion te larte te pixelave ja vret syrin edhe bleresi dhe per kete nuk eshte befasuese qe shumica e Smartphone-ve te rinje po dalin me diagonale te imazhit me mė shume se 4-zoll. Nje pjese e ekraneve jane edhe 4,3 zoll, 4,7 zoll dhe bile edhe 5 zoll te medhenj.


    TOP 20 Android Smartphones me Ekran XXL

    Vendi 20: LG Optimus 3D

    Vleresimi total i ekranit: 75,95%

    Madhesia e Ekranit: 50% (4,3 zoll)

    Dendesia e Pixelave ne Ekran: 40% (480 x 800 Pixel, 217 ppi)

    Funksionimi i Touchscreen (ekranit te ndjeshem ne prekje): (10%): Note 1



    Kush deshiron te qendroje ne hap me kohen dhe te kete gjithone tekniken me te re, me LG Optimus P920 3D e gjene veten ne rruge te drejte, por qe eshte nje objet goxha i madh dhe i rende. Smartphone-i tregon 3D efekte pa patur nevoje per syze extra. Kush deshiron t`u leje pershtypje miqve te tij kesaj radhe ka fituar. Natyrisht eshte gjenerata e pare e 3D-se pa syze dhe pas disa kohe do te kemi probleme me synat. Kenaqesi bejne Foto dhe Video incizimet ne 3D, por edhe ketu kualiteti mund te ishte me i mire. Akoma le per te deshiruar ngjyra e imazhit dhe shume incizime dalin paksa te erreta.


    Vendi 19: LG Optimus 3D Max

    Vleresimi total i ekranit: 75,95%

    Madhesia e ekranit: (50%): 4,3 Zoll

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 480 x 800 Pixel, 217 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    Kush deshiron t`u leje pershtypje miqve te vet, me LG 3D Max i ka rene pikes. Ju mund te shkrepni fotografi dhe te incizoni video ne formatin 3D dhe pastaj t`i shikoni ato ne 3D pa patur nevoje per syze. Megjithate ilustrimi i 3D-se pas ca kohe na i mundon synat edhe pse kualiteti i filmit dhe videos jane ne rregull. Ne menyren 2D filmat dhe videot dalin shum te erreta. Menu-ja e LG Optimus 3D Max, vecanerisht ne 3D Space eshte e suksesshme. Keq qe Smartphone megjith ketyre perparesive punon me versionin e vjeteruar te Android 2.3.6.


    Vendi 18: Samsung Galaxy SII

    Vleresimi total i ekranit: 75,95%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 480 x 800 Pixel, 217 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Samsung Galaxy SII mund te futet ne rendin e TOP Smartphone-ve pa problem. Mbi te gjitha shpejtesia ne lojera ne kontakt me ekranin e madh 4,3 zoll flete vete per Smartphone-in. Smartphone-i funksionon me Sistemin Operativ Mobil Android Gingerbread dhe siperfaqja Touchwiz nga Samsung ofron disa delikatesa si Games Hub dhe Readers Hub ne te cilat mund te gjeni permbajtje interesante internacionale.


    Vendi 17: HTC Sensation XL

    Vleresimi total i ekranit: 77,61%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,7 zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 480 x 800 Pixel, 199 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Tek HTC Sensation XL, sic thote edhe emri, kemi te bejme me nje Smartphone teper te madh. Ekrani eshte 4,7 me rezolucion 480 x 800 pixels edhe pse per kete shume e ulet. Pesha e tij eshte 163 gram, nen madhesine e enormes. Por kush degjon muzike me deshire ne Smartphone-in e tij, me Sensation XL eshte keshilluar mire. Me tekniken e Audo-Beats te integruar tingulli eshte optimizuar qarte kundrejte atij standard. Prozessori eshte prej 1,5GHz dhe ofron keshtu nje shpejtesi te mire te punimit. Edhe kamera me 8 mega pixel dhe funksionin e incizimit ne HD sjell rezultate te mira. Ne pergjithsi HTC Sensation XL eshte nje Smartphone shum i mire, mbi te gjitha per fansat e Multimedias te cilet me deshire degjojne muzike ne smartphone-in e tyre dhe gjate rruges duan qe te shohin filma ne nje ekran te madh.


    Vendi 16: Motoral Atrix

    Vleresimi total i ekranit: 78,23%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,0 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 275 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    Motoroal Atrix hyn ne ligen e Highend-Smartphones. Ai ka nje performance shume te forte fale prozessori dual-core dhe fale kapacitetit te madh te baterise ai qendron shume gjate i ndezur pa patur nevoje qe ta karikoni. Megjithate versioni i ri i Android duhet te prese akoma. Nga ana e Multimedias dhe mundesive per lidhje, Motora Atrix-it nuk i mungon gje. Aksesoret e disponueshem jane inovative dhe mund te sjelline rruge te reja te Mobile Computing, por per momentin me pika te vogla te dobeta.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga vaaldr1n; 20-07-2012 mė 11:10 PM.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Vazhdimi i postimit te antarit Iceman

    Vendi 15: Pearl Simvalley SPX-5

    Vleresimi total i ekranit: 78,33%

    Madhesia e ekranit: 50% (5,2 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 480 x 800 Pixel, 179 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    Smartphone-i Simvalley SPX-5 nga shitesi online Pearl kushton vetem 230 Euro. Me nje cmim kaq te volitshem nuk mund te ndertohet ndonje Top Smartphone tjeter. Ekrani me diagonale te imazhit prej 5,2 zoll eshte ideal per te pare filma apo lundruar ne internet, por rezolucioni i ulet ju ul kenaqesine ketu. Aty perfshihet edhe prozessori i dobet prej 650-MHz i cili e con Smartphone-in shpesh ne ndalesa dhe fikje totale te tij.


    Vendi 14: HTC EVO 3D

    Vleresimi total i ekranit: 78,84%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    HTC EVO 3D me versionin me te ri te Android eshte nje Smartphone i bukur dhe i fort ne performance me 3D-Display dhe mundesi incizimi ne 3D. Fotografiket duken plastike dhe efekti 3D vjen mire tek motivet e duhura. Videot nuk na bindin me kualitetin me te mire 3D. Nje pjese e tyre duken edhe te mjegulluara. Edhe permbajtjet ne 3D jane me mangesi. Nese e perjashtojme formatin 3D, Smartphone-i eshte si shigjete me nje shfletues te shpejte te lundrimit ne internet, prozessor te forte dual-core dhe nje ekran teper te madh Touchscreen (te ndjeshem ne prekje).


    Vendi 13: Panasonic Eluga

    Vleresimi total i ekranit: 78,84%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    Panasonic Eluga eshte nje Smartphone i papershkueshem nga uji, shume i holle dhe pende i lehte. Keto jane arsyet e vetme per ta blere telefonin e prodhuesit nga Japonia. Sepse prozessori dual-core nuk punon dhe aq mire qe t`i luaje te gjitha permbajtjet pa probleme. Vetem shfletuesi punon rrjedhshem dhe shpejt. Edhe pse Smartphone Eluga na bind me elegancen e vet, kendet jane shum me maje dhe e bejne telefonin te ndihet shume i pakendshem. Edhe per kameren ka minuse, sepse fotografia dhe kualiteti i videos nuk eshte me shume cilesi te larte. Nje pike plus mund t`i japin per ekranin, ai ofron nje intensitet te mire te ngjyres dhe nje vleresim te larte te zi.


    Vendi 12: Sony Xperia P

    Vleresimi total i ekranit: 79,90%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,0 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 275 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Sony Xperia P eshte nje Smartphone i mire me vetem pak mangesi. Ekrani ka nje ndricim te mire gje qe i mundeson Smartphone-it te thyej rekord. Fale prozessorit dual-core mund te punoni me Xperia P-ne pa probleme. Edhe ne internet mund te lundroni shpejt vetem qe kur e afroni nje faqe ka pak pengesa. Kamera ofron nje kualitet te mire te fotove dhe videove por qe ka aty ketu mangesite e veta. Gjate incizimit brenda ne dhome paraqitet nje pike e gjelbert dhe videot dridhen pjeserisht kur i leshoni ato (play). Butoni i shkrepjes i kameres eshte pak i rende per ta shtypur.


    Vendi 11: HTC Sensation

    Vleresimi total i ekranit: 80,51%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Fale prozessori dual-core dhe ekranit 4,3 zoll me Top-Rezolucion, HTC Sensation sjell perberesit qe shume perdorues kane deshire t`i kene. Megjithate prozessori 1,2GHz nuk eshte dhe aq i afte ne performance ne krahasim me Smartphone-t e tjere qe kane nje prozessor dy-berthamesh.


    Vendi 10: HTC Sensation XE

    Vleresimi total i ekranit: 80,51%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 245 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Kompanija Taiwanese me HTC Sensation XE ka bere nje Smartphone te suksesshem. Kush degjon muzike me deshire kur eshte per rruge dhe pret shume nga Smartphone-i i vet, eshte keshilluar me se miri me HTC Sensation XE. Ai ka nje prozessor dual-core 1,5GHz vecanerisht te forte ne performance dhe fale Beats Audio ofron edhe kufjet e pershtatshme sidhe kamera 8 mega pixel nje pakete te plote multimediash. Keshtu ai perket ne tregun e Smartphone-eve me te mire.


    Vendi 9: Motorola Razr

    Vleresimi total i ekranit: 80,51%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Smartphone i ri nga Motorola mund te arrije pike me peshen e vogel, dizajnin e holle dhe inovativ dhe ekranin e madh me Super-AMOLED-Display. Smartphone-i i ri eshte i pajisur gati me te gjitha arritjet qe nje Smartphone i klases se arte duhet t`i kete aktualisht. Kamera 8 mega pixeleshe incizon video ne HD 720p me stereokualitet perfekt. Nje UKW-Radio mungon. Prozessori dual-core perkujdeset per punim te shpejte.


    Vendi 8: HTC One S

    Vleresimi total i ekranit: 80,51%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Nuk duhet te jete gjithmone nje quad-core prozessor (kater-berthamesh). Fale performances se mire te prozessorit dual-core dhe ekranit te ndricueshem 4,3 zoll me Super-AMOLED-Display, HTC ONE S eshte nje Top model Smartphone. Edhe ne testet e bera u bindem nga funksionimi i siperfaqes Sense 4 ne kombinim me Android 4.0. Keshtu Smartphone-i ofron shume mundesi rregullimi dhe karakteristika te mira te sigurise. Pike minus ka per baterine e ndertuar te palevizshme dhe kapacitetin per ruajtjen e te dhenave jo te zgjeruar. Kamera 8 mega pixeleshe punoi shum mire ne testet e bera.


    Vendi 7: Huawei Ascend P1

    Vleresimi total i ekranit: 80,51%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 256 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 2



    Kinezet kane befasuar me nje Smartphone vertete te mire i cili klasifikohet ne Klasen e larte. Huawei Ascend P1 ben pjese tek Smartphone-t me te holle, me te lehte dhe me te shpejte me dual-core prozessor. Nga fabrika ai punon me Android 4.0 si Sistem Operativ, permes se ciles edhe shfletuesi sjell nje shpejtesi te rregullt. Ekrani Super-AMOLED nuk eshte vecanerisht i ndricueshem, per kete jane vlerat e kontrastit vecanerisht te mira. Prekja ne ekran eshte prezise. Ai reagon shpejt ne hyrje dhe qe ju te mund te punoni edhe me gjate me te, bateria i jep mundesi funksioni mbi 7 ore.


    Vendi 6: HTC Velocity 4G

    Vleresimi total i ekranit: 81,11%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,5 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 540 x 960 Pixel, 245 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Smartphone-i i pare LTE qe ka ardhur ne Gjermani eshte me ngjyren trendy te bardhe dhe aktualisht me i shpejti ne Internet qe ndodhet ne treg. Per me tej ai ofron nje prozessor te fort dual-core, nje kamere me kualitet te mire ne foto dhe video dhe nje ekran te madh prej 4,5 zoll.


    Vendi 5: LG Optimus 4X HD

    Vleresimi total i ekranit: 89,16%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,7 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 720 x 1280 Pixel, 312 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%) Note 2



    LG Optmimus 4X HD duket interesant nga jasht, por qe humb disa pike te simpatise per shkak te mbuluesit plastik te lire dhe peshes se rende. Por nderfaqja e perdoruesit UX e kompeson ate perseri. Ajo na bindi mbi te gjitha me mundesite e shumta te individualizimit megjithse duhet te dini se si t`i aktivizoni keto mundesi individualizimi. Kamera ne zhgenjeu perkunder; asaj i duhet relativisht shume kohe derisa te fokusohet dhe video incizimet dolen shume te mjegulluara. Pike plus perfiton Smartphone-i me ekranin e madh 4,7 zoll me performancen shume te mire dhe baterine e fort te kushtezuar.


    Vendi 4: Sony Xperia S

    Vleresimi total i ekranit: 90,57%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,3 zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 720 x 1280 Pixel, 342 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Sony Xperia S prezantohet ne nje material te jashtem artistik me shtylla transparente dhe te ndricueshme posht ekranit. Ekrani 4,3 zoll paraqet permbajtje grafike ne rezolucion HD,- pra brisk te mprehta. Edhe prozessori dual-core doli me performance te mire. Nga kjo ndikoi pozitivisht edhe shfletuesi i cili ishte njeri nder me te shpejtit ne test.


    Vendi 3: HTC One X

    Vleresimi total i ekranit: 90,95%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,7 Zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 720 x 1280 Pixel, 313 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%) Note 1



    Modeli i mprehte i serise One te re, HTC One X, e ka pozicionin e sakte. Perpunimi dhe dizajni jane te perkryera dhe ekrani i ndjeshem ne prekje reagon me shpejtesi. Performanca e prozessorit quad-core mjafton lirshem per dy Smartphone dhe kjo e ben HTC One X nje mbiflutures. Edhe shfletuesi na bindi ne te gjitha pikat. Kjo qendron prane Hardware-it te fort sidhe ne Android 4.0 dhe ne siperfaqen e perdoruesit nga HTC Sense ne versionin 4.0 negativisht. Megjithese prozessori i ri duhej te ruante energjine ne krahasim me prozessoret e tjere, kohezgjatja e baterise arriti deri ne 5,5 ore mesatarisht.


    Vendi 2: Samsung Galaxy Nexus

    Vleresimi total i ekranit: 91,30%

    Madhesia e ekranit: 50% (4,7 zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 720 x 1280 Pixel, 316 ppi

    Funksionimi i Touchscreen: (10%): Note 1



    Nese tek Smartphone-t si kritet te pare e keni shpejtesine, Samsung Galaxy Nexus do ju interesonte. I kaloi te gjitha rekordet e shpejtesise ne testin e shfletuesit dhe ishte edhe ndryshe me i shpejte sesa te gjitha modelet e tjera te cilat jane te bazuara ne Android 2.3. Tek keto performanca te larta natyrisht qe ben pjese edhe prozessori dual-core 1,2GHz. Siperfaqja e re e Android 4.0 punon ne shume vende si me e pastruar dhe ofron disa funksione sigurie, megjithese ato jo gjithmone jane te punuara sic duhet. Nuk keni cfare te pritni dhe aq shume nga kamera 5-mega pixeleshe e cila ofron nje foto dhe video kualitet te mases se mesme. Kapaciteti i ruajtes se te dhenave eshte i kufizuar ne 16GB ndersa ekrani i madh 4,7 zoll me Super-AMOLED na entuziazmoi.


    Vendi 1: Galaxy Note

    Vleresimi total i ekranit: 93,33%

    Madhesia e ekranit: 50% (5,3 zoll)

    Dendesia e pixelave ne ekran: (40%): 800 x 1280 Pixel, 285 ppi

    Funksioni i Touchscreen: (10%) Note 1



    Samsung Galaxy Note ben pjes tek Smartphone-t me te mire me pamjen e vet te jashtme. Me madhesine e ekranit prej 5,3 zoll sigurisht qe nuk eshte per cdo njeri Smartphone-i i duhur ky. Por megjithate kush deshiron qe me telefonin e tij te beje me shum se telefonata, te lundroje neper internet, luaje lojera apo te shikoje filma, per te Samsung Galaxy Note eshte me i pershtatshmi nga cdo pikepamje.


    Cili eshte per ju Top Smartphone-i nga renditjet me lart ? Cilin do kishit deshire ta blini ? Shkruani komentet dhe pershtypjet tuaja... per Lirenti.com iceman 2012

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. SMS dhe Telefonata Falas nga SmartPhone iPhone ose Android
    Nga ReniX nė forum Dėrgo SMS Falas
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2012, 06:54 PM
  2. Facebook per Smartphone Android
    Nga ReniX nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 05:30 PM
  3. Motorola Olympus, smartphone Android me dual-core
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 06:27 PM
  4. Tregu i smartphone vazhdon me rritje, Android prinė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 12:22 PM

Etiketat pėr kėtė Temė