Pickimet nga insektet dhe merimangat shpesh shkaktojnė njė ėnjtje tė vogėl, skuqje, dhimbje dhe kruarje. Kėto reaksione tė lehta janė tė zakonshme dhe mund tė zgjasin nga disa orė deri nė disa ditė. Shpesh, ajo qė nevojitet ėshtė vetėm trajtimi nė shtėpi pėr tė lehtėsuar simptomat e njė reaksioni tė lehtė ndaj pickimeve nga insektet e zakonshme.Disa njerėz kanė reaksione mė tė rėnda ndaj pickimeve apo thumbimeve nga insektet. Foshnjat dhe fėmijėt pickohen mė shpesh se tė rriturit.
Telefonojini menjėherė ndihmės sė shpejtė nėse:
§ Pickoheni nga njė insekt qė nė tė kaluarėn iu ka shkatuar njė reaksion alergjik.
§ Keni ėnjtje tė menjėhershme tė fytit dhe gjuhės.
§ Shfaqet spazma e muskujve (kriza konvulsive) sė bashku me humbjen e vetėdijes. Ndėrkohė mbrojeni personin nga dėmtimet fizike.
Vejusha e zezė
Helmuese! Fshihet nė trungjet e drurėve dhe pemėve tė prera. Ka kėmbė tė gjata dhe shpinė me shkėlqim me pjesėn e poshtme me njė ngjyrė dalluese portokalli, tė kuqe ose tė verdhė. Nuk janė mė tepėr se 3-4 cm tė gjata dhe 1 cm tė gjera. Pickimi nga vejusha e zezė mund tė shkaktojė dhimbje shpuese, por mund edhe tė mos dhembė. Kėrkoni pėr njė apo dy shenja dhėmbėsh, skuqje, dhimbje dhe nodul nė vendin e pickimit. Shumė shpejt shfaqen krampet muskulore, nauzea, tė vjellat, krizat konvulsive dhe ngritja e presionit tė gjakut. Kėrkoni urgjentisht ndihmė mjekėsore. Ka mjekime antihelm. Nėse keni mundėsi merreni merimangėn me vete pėr ta identifikuar.
Merimanga kafe
Mund tė jetė vdekjeprurėse! Fshihet nė papafingo dhe dollape. Ndryshojnė pėr nga ngjyra nga e verdhė e pisėt nė kafe e errėt, me kėmbė mė tė errėta se trupin. Trupi duket sikur ka formėn e violinės. Helmi i tyre ėshtė tejet helmues dhe pickimi nga kėto merimanga mund tė shkaktojė plagė dhe infeksione serioze. Megjithatė, ka gjasa tė mos e ndjeni fare qė jeni pickuar. Lėkura skuqet, bėhet e bardhė dhe mė pas krijohet njė fshikė e dhimbshme. Kėrkoni urgjentisht ndihmė mjekėsore. Nėse keni mundėsi merreni merimangėn me vete pėr ta identifikuar.
Bletėt dhe grenzat
Kur bleta thumbon, ajo e humb thumbin dhe ngordh. Por grenzat mund tė thumbojnė disa herė pasi nuk e humbin thumbin. Kėto pickime mund tė shkaktojnė reaksione tė rėnda te njerėzit alergjikė. Nėse nuk keni reaksione alergjike, thjesht nxirrni thumbin, pastrojeni vendin dhe vendosni akull, merrni antihistaminikė oralė pėr kruarjen dhe ibuprofen ose paracetamol pėr dhimbjen. Nėse keni njė reaksion tė rėndė anafilaktik, shtrihuni dhe nxirreni me kujdes thumbin. Nėse keni stilolaps me adrenalinė (EpiPen), pėrdoreni. Kėrkoni menjėherė ndihmė.
Mushkonjat
Mushkonjat shkaktojnė mė tepėr se vetėm bezdisje. Gėrvishtja gjatė kruarjes e vendit tė pickimit mund tė shkaktojė njė infeksion lėkure. Gjithashtu, mushkonjat mund tė mbartin virusin e Nilit Perėndimor, ethen tropikale dhe sėmundje tė tjera. Pėr t’u mbrojtur nga mushkonjat pėrdorni substanca qė largojnė insektet dhe mbulohuni kur jeni jashtė. Pėrdorni rrjeta nė dritare dhe qėndroni larg ujėrave tė ndenjura.
Mizat e shtėpisė
Tė pisėta e me qime! Mizat nuk pickojnė por mund tė mbartin mė tepėr se 1 milion baktere tė dėmshme. Ato mund tė pėrhapin sėmundjet gastrointestinale duke ndotur ushqimet. Pėr tė kontrolluar mizat, mbajini ushqimet dhe plehrat tė mbyllura dhe pėrdorni rrjeta nė dritare.
Furrtaret
Nuk janė vetėm tė shėmtuara. Furrtaret mbartin sėmundje si salmonela. Kur ngordhin, mbetjet e tyre mund tė shkaktojnė reaksione alergjike dhe astmė. Nėse jetoni nė klimė tė ngrohtė, zhdukja e furrtareve mund tė jetė e vėshtirė. Ndihmon pėrdorimi i insekticideve, mbajtja pastėr e kuzhinės dhe mbyllja e vrimave dhe hapėsirave nė dysheme dhe mure.
Kėshilla
Trajtimi nė shtėpi i pickimit nga insektet
Pjesa mė e madhe e pickimeve shėrohen vetė pa qenė nevoja tė shkojmė te mjeku. Ka disa gjėra qė mund tė bėhen pėr tė lehtėsuar dhimbjen dhe kruarjen dhe pėr tė parandaluar zhvillimin e infeksioneve.
Pickimet nga insektet, merimangat ose thumbimet:
·
Largohuni nga insekti. Bletėt lajmėrojnė bletėt e tjera dhe ka gjasa qė t’iu sulmojnė edhe ato.
· Qėndroni sa mė qetė tė jetė e mundur. Lėvizja e rrit shpejtėsinė e kalimit tė helmit nė gjak.
· Nėse thumbi ka mbetur nė lėkurė, hiqeni sa mė shpejt. Sa mė shumė tė vononi, aq mė tepėr helm futet nė organizėm.
. Nėse jeni thumbuar nė krah ose kėmbė, ngrijeni gjymtyrėn pėr tė ngadalėsuar pėrhapjen e helmit. Disa orė mė pas, nėse keni ende ėnjtje, mund ta mbani tė ngritur pėr tė ulur ėnjtjen.
Lehtėsoni dhimbjen, kruarjen dhe ėnjtjen:
§ Vendosni akull mbi vendin e pickimit pėr 15-20 minuta ēdo 1 orė pėr 6 orėt e para. Gjithmonė vendosni njė copė ose rrobė midis akullit dhe lėkurės. Mos e mbani pėr mė tepėr se 15-20 minuta nė vazhdimėsi. Mos flini me akullin mbi lėkurė.
§ Mbajeni tė ngritur zonėn e pickimit.
§ Pėrdorni barna pa recetė pėr kruarjen, skuqjen dhe ėnjtjen.
§ Antihistaminikėt mund tė pakėsojnė kruarjen, skuqjen dhe ėnjtjen. Mos i pėrdorni te fėmijėt pa u konsultuar me mjekun.
§ Njė spraj me anestetikė lokal mund tė lehtėsojė dhimbjen.
§ Krem me hidrokortizon i vendosur mbi lėkurė pakėson kruarjen dhe skuqjen. Mos e pėrdorni te fėmijėt mė tė vegjėl se 2 vjeē pa rekomandimin e mjekut.