Vėzhgimi i "Fiks Fare": Peshkopi, pas vrasjes sė 10-vjeēarit Bekim Ēenga, ngujohet familja e "vrasėsit"

Kundėrshton familja e viktimės: Ne ia kemi lėnė drejtėsisė

Njė fis i tėrė ngujohet vetėm me njė fjalė, tė dėgjuar nė njė televizion. Ky ėshtė ngujimi i fundit nė qytetin e Peshkopisė, pas vrasjes sė 10-vjeēarit Bekim Ēenga.

Familja Ziza, nėna, babai dhe vėllai i tė arrestuarit Shpėtim Zisa, janė ngujuar pas njė fjale, qė e kanė dėgjuar nė njė ekran televiziv se, familja e viktimės do tė marrė hak, si dhe pas fjalės sė policisė, ditėn kur u arrestua Shpėtimi, e cila u tha tė afėrmve tė tij tė gjenin njė strehė tjetėr, jo shtėpinė e tyre pėr t‘u fshehur, sepse familja e viktimės ishte e nxehur. Qė nga ajo ditė, ata janė mbyllur nė shtėpi.

Prindėrit e viktimės, babai Ylli Ēenga dhe e ėma Etleva, kėmbėngulin nė kėrkesėn e tyre qė shteti tė zbardhė ngjarjen. Por kur i pyesim se pėrse ėshtė ngujuar familja Zisa, ata ngrenė supet dhe thonė se nuk i kanė dėrguar fjalė askujt qė tė ngujohet.

Kjo ėshtė historia e njė prej ngujimeve tė fundit nė Shqipėri, ku familje tė tėra mbyllen nė shtėpi nga frika e hakmarrjes nga ana e familjarėve tė viktimės. "Kemi njė muaj e gjysmė tė ngujuar, tė mbyllur kėtu nė shtėpi, qė nga data 27 tetor 2007, kur erdhi policia, e cila kontrolloi shtėpinė. Policia na tha: Nuk keni punė nė shtėpi. Ndėrsa shefi i krimeve na tha: Nė shtėpi nuk keni punė tė shkoni. Ata (d.m.th. familja e viktimės) ėshtė shumė e acaruar), mund t‘ju vrasin, - tregon Melita Ziza, nėna e tė arrestuarit si autor i krimit.

Tė njėjtėn gjė tregon edhe i ati i tė arrestuarit pėr kėtė ngjarje. "Mė thanė: E bėri ēuni. Derisa tė zbardhet kjo ēėshtje, do tė rrimė tė mbyllur, pra derisa ta zbardhė shteti kėtė punė. Jam i bindur qė djali im nuk e ka bėrė vetė", thotė ai. Pėrmes tė tjerėve, -shton ai, - kam dėgjuar qė familja e viktimės do tė vrasė ēunin mė tė mirė. E kam parė nė televizor.

Familja e viktimės e mohon kategorikisht kėtė fakt. "Ne nuk i kemi ēuar fjalė askujt tė ngujohet. Presim nga shteti tė zbardhė tė vėrtetėn", thonė ata para kamerės sė "Fiks Fare". "Nuk kemi kėrcėnuar njeri. Kėto janė thashetheme", thonė nėna dhe babai i viktimės 10-vjeēare, Bekim Ēenga.

Askush nuk e di se nga ka dalė fjala qė ka ngujuar disa familje nė Peshkopi. Edhe vetė kryetari i Bashkisė sė Peshkopisė, Ilir Krosi, tregon se ka dijeni pėr mbylljen nė shtėpi tė familjes Ziza. Madje, nėna e tė pandehurit Shpėtim Ziza, Melita, i ka shkuar nė zyrė pėr t‘i kėrkuar ndihmė ekonomike, pasi nė kėtė familje askush nuk punon dhe tė gjithė janė ngujuar.

Frika e gjakmarrjes ka ngujuar rreth 15 familje tė tjera nė kėtė qytet. E vetmja shpresė e kėsaj familjeje qė t‘i rikthehet jetės normale ėshtė qė drejtėsia shqiptare tė zbardhė tė vėrtetėn. Rreth 20 pjesėtarė tė familjeve tė ngujuara kanė fėmijėt e tyre nė shkollė fillore, 9-vjeēare dhe tė mesme. Tė gjithė kėta fėmijė kanė lėnė shkollėn dhe janė tė detyruar tė qėndrojnė tė izoluar pėr sa kohė qė tė mos jenė tė rrezikuar nga gjakėsit.