Mjaft e pyetėt veten se ēfarė nuk shkon. Besoni tek kėto qė do lexoni dhe ndryshoni mėnyrėn e tė jetuarit.



Dashuria ėshtė tema mė kryesore qė zė njė pjesė tė mirė tė mendimeve dhe tė bisedave tona. Ndryshe shpjegohet si e nevojshme pėr rritjen e sistemit tė dopaminės nė trup, kjo ngacmon trurin dhe sjell kėnaqėsinė na plotėson dhe gjithēka na duket e bukur. Mund tė krahasohet edhe me kėnaqėsinė qė marrim nga ushqimi, ėmbėlsirat, por edhe nga pilulat e kėnaqėsisė.



Shpesh ndodh qė njė lidhje pėrfundon nė momentin qė pasioni ka vdekur, keni zbuluar tradhti apo e vendosni bashkėrisht ta mbyllni lidhjen tuaj. Mė e keqja ėshtė kur lidhja nuk pėrfundon nga dėshira juaj, por pėrfundon nga rrethanat qė nuk ju lejojnė bashkė ose nga largimi i papritur i partnerit nga ju atėherė kur gjithēka po shkonte shumė mirė. Kėto ndarje janė ato qė na lėnė pasoja dhe pėr ne janė tė vėshtira tė harrohen nėse nuk riktheheni mė bashkė. Sipas studimeve antropologjike, truri pėson ulje drastike tė dopaminės, mbingarkesė mendimesh dhe nė kokėn tone pėrsėriten ēdo ditė tė njėjtat pyetje: ”Pse ai/pse ajo”? apo “Pėrse mė ndodhi kėshtu”? Mund tė ndodhė qė ky njeri mos tė harrohet tėrė jetėn nėse nuk harrohet nė ēastin e duhur, ndiqni kėshillat tona.



Merru me veten tėnde!

Nėse gjatė lidhjes ju kanė munguar disa gjėra tė caktuara si tė merreni vetėm me veten tuaj, tė kaloni kohė nėn shoqėrinė e miqve mė tė mirė apo tė dilni si dikur, ribėjini kėto gjėra. Duke nisur qė nga pasditet qė mund tė preferoni t'i kaloni mbyllur duke menduar nė shtėpi: zėvendėsojini me njė pasdite jashtė nė natyrė. Sporti ėshtė miku mė i mirė nė tė tilla raste, si ēlirues i melatoninės pasi ndihmon qė energjitė e kėqija tė largohen dhe tė ēlirohen.



Fshije nga celulari dhe facebook-u

Mos i telefono mė, mos kontrollo mė facebook-un e tij dhe mos shko nė vendet qė ai frekuenton. Kėto janė disa rregulla bazė qė duhet tė ndiqni nėse doni ta harroni dikė qė mė pare ka qenė qendra e universit pėr ju. Nėse nuk ia dilni dot ,tė paktėn tentoni ta fshini nga celulari dhe facebooku juaj sepse ndryshe do vazhdoni ta kujtoni dhe nuk do tė jetė e lehtė t'a harroni.



Pamje e re

Tė kujdesesh pėr veten ėshtė shenja mė e mirė e hapave tė harresės. Mos e lini veten pas dore, por kaloni kohė me veten tuaj duke u ndjerė mė mirė me njė look tė ri dhe, pse jo, me veshje tė reja. Fundja tė gjithė e dimė qė veshja tė sjell vetėbesim.



Ndrysho mendjen

Tė fshish nga kujtesa dikė qė ka patur shumė vend nė zemrėn tėnde si nė “Eternal sunshine of a spotless mind” ėshtė e vėshtirė, por tė paktėn duhet tė hiqni mendimet negative nga mendja. Pėrqafoni njerėzit qė vėrtet doni sepse ndihmon nė ēlirimin e oksitocinės dhe kaloni kohė me ata nė mėnyrė qė mendimet t'i ndani me tė afėrmit tė cilėt mund edhe t'ju kėshillojnė (flasim kėtu pėr njerėz vėrtet tė afėrt). Nėse herė pas here ju kujtohet ish-i juaj, mos buzė qeshni nga momentet e bukura tė kaluara, por kujtoni ato momente qė vėrtet nuk i keni duruar dot.



Mos e tako mė

Ka ndodhur shpesh qė ish-i tė takohet pėr t'u ‘sqaruar’ dhe pėrfundimi ka qenė shtrati pėrsėri. Kjo mund tė duket e bukur si ide, por nėse e pėrjetoni do kuptoni qė nuk ėshtė zgjidhja e duhur dhe do vuani mė shumė me kėtė kontakt (edhe nėse do tė jetė me tė vėrtetė njė ritakim). Ky lloj ritakimi mund tė ngjallė dėshirėn pėr t'u takuar pėrsėri dhe ndoshta pėr t'u rilidhur pėrsėri ndėrkohė qė e dini tė dy qė ėshtė e pamundur. Mos mendoni tė keni miqėsi mė njė ish tė dashur sepse kjo nuk do ndodhė kurrė.B tema.

- - - Updated - - -

E PRA ME MIR TE ANASHKALOHET KUR E KUPTON ME NE FUND SE SA KA VLER AI TE TI