Receta Gatimi

Kriza nė Europė dhe punėsimi i studentėve tė Greqisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia Kriza nė Europė dhe punėsimi i studentėve tė Greqisė


    Greqia ka shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė nė Europė. Ky vend po pėrjeton vitin e pestė me radhė nė recesion dhe e ardhmja duket e zymtė pėr qindra mijėra tė rinj tė diplomuar, si pėr shembull Athina Prassa. Ajo i takon njė brezi tė tėrė tė sapo tė diplomuarve, qė dalin nė jetė nė njė kohė krize financiare.

    Athina ėshtė 22 vjeē. Ajo filloi studimet e larta nė vitin e parė tė krizės financiare tė Greqisė dhe u largua nga shtėpia e saj nė ishullin Limnos pėr tė vazhduar studimet nė Universitetin privat Greko-Amerikan nė kryeqytet.

    Kolegji i shtrenjtė e detyroi tė jetonte nė lagjen Shėn Pandeleimonas, tė goditur rėndė nga krimi, por ku jetonte falas tek njė mike e familjes.

    Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta 4 vjeēare pėr gjuhė dhe letėrsi angleze, Athina do tė kthehet nė ishullin Limnos, ku ajo ka nė plan tė punojė nė njė bar plazhi me shpresė se do tė sigurojė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur veten nė atė qė ajo parashikon tė jetė njė periudhė e gjatė nė kėrkim tė njė pune nė profesionin e saj.
    Megjithėse ajo ėshtė optimiste dhe ėndėron pėr njė tė ardhme tė ndritur, Athina e pranon se ka frikė pėr atė qė e pret nė tė ardhmen.

    "Kam shumė frikė rreth sė ardhmes sepse gjendja kėtu ėshtė tepėr e vėshtirė pėr tė gjetur punė. Jam gati tė bėj ēdo punė qė mund tė gjej. Nuk kam asnjė kufizim apo pretendim, vetėm dua njė punė qė tė mbijetoj. Tani pėr tani nuk po mendoj pėr tė bėrė realitet ėndrrat e mija, kjo mund tė presė pėr mė vonė".

    Familja e Athinės ėshtė goditur rėndė nga kriza ekonomike. Nėna e saj, kamariere nė njė restorant tė vogėl, nuk ėshtė paguar pėr disa muaj me radhė. Vėllai i saj po mbyll klubin e fiskulturės pasi biznesi humbi shumė klientė si pasojė e krizės. Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė financiare tė familjes, buxheti i Athina Prassas ka rėnė nė 50 euro nė muaj, gjysma e shumės qė ajo kishte nė vitin e parė tė universitetit.

    "Ka ditė qė harroj shijen e mishit, ha sufllaqe sepse janė tė lira dhe marr ushqimet bazė pėr tė cilat kam nevojė", thotė Athina.

    Athina jeton nė lagjen e Shėn Pandeleimonas, e cila u bė e njohur nė gjithė botėn nga grupi politik ekstrem Agimi i Artė, i cili organizoi patrulla nė lagje, duke u zotuar se do ta pastronte atė nga emigrantėt e shumtė.

    Gjatė viteve tė fundit, emigrantėt kanė pėrjetuar sulme me motive raciale nga pėrkrahėsit e Agimit tė Artė, i cili kohėt e fundit fitoi edhe vende nė parlamentin grek. Grupi Agimi i Artė hedh poshtė etiketimin neo-nazist, madje kėmbėngul se ėshtė njė grup nacionalist dhe patriotik.

    Dhe pėrveē problemeve tė sigurisė, Athina ankohet se bashkia nuk merr asnjė masė, ndėrsa rrugėt e pista tė lagjes kthehen nė njė rrezik shumė serioz shėndetėsor pėr banorėt:

    "Pisllėku shtohet gjithnjė e mė shumė dhe bashkia muk do t’ia dijė se ē’bėhet. Si mund tė jetojnė njerėzit kėtu? Tashmė ka shumė sėmundje dhe kjo gjendje ėshtė e rrezikshme. Autoritetet duhet tė bėjnė diēka qė njerėzit tė mund tė jetojnė kėtu".

    Megjithėse ajo e konsideron lagjen Shėn Pandeleimonas nė Athinė si lagjen e saj, ajo qėndron aty shumė pak. Nga natyra e saj optimiste, dhe karakteri i qeshur dhe bujar, Athina ka bėrė shumė miq si nė Athinė edhe nė ishullin e Limnos.
    Edhe me njė buxhet tė kufizuar, Athina dhe miqtė e saj duket se bėjnė njė jetė tė gėzuar si studentė nė kryeqytetin grek.

    Nė ditėt e nxehta tė verės ata pėrfitojnė nga plazhet e shumta pėrreth Athinės dhe nė mbrėmje ata shkojnė nė koncerte dhe nė ekspozita arti falas.

    "Si pasojė e krizės ekonomike ne pėrfitojmė dhe frekuentojmė aktivitete falas, sepse nuk kemi para tė mjeftueshme pėr tė paguar pėr argėtim", thotė Athina.

    Nė tė ardhmen disi tė largėt, Athina shpreson tė bėhet stiliste nė industrinė e modės. Por tani, ajo pėrqėndrohet nė preokupimet e ditės dhe shpreson tė gjejė punė nė Athinė, pasi tė kthehet nė qytet nga ishulli ku banon pėr momentin.

    Burimi: VOA

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e aliu
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Vendndodhja
    fier shqiperi
    Postime
    639
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    ashte per te ardh keq . ahahaha posi posi po kujt i behet vone
    per ta,po ne qe kemi ter jeten qe marim pensionin e fshatit 50 eu apo te qytetit 60 eu ,problemin ne e kemi ketu jo ne greqi ,meqe jemi shqiptare . megjithate flm per infon

  3. #3
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Ndoshta do te dukem egoist dhe i padrejte, por pak me inereson fati i Athinas.........
    Me shume me intereson fati i shqiptareve qe punojne(ndoshta me mire te themi qe punonin, se jane pa pune tani) ne greqi sesa fati i nje studenteje qe nuk e ka njohur varferine ne jeten e vet, por u rrit ne mes te luksit e bollekut me parate e mara borxh nga taksapaguesit europiane.
    Pale, na e thote me mburrje se jetoka ne Agios panteleimonas.......??????????? ftusu palioratsistria.
    Eshte koha qe ky brez te perkedhelurish dhe dembelash grek(edhe disa shqiptare) te paguajne dhe te mesojne nga e kaluara.......le te provojne njehere te pakten te punojne 8 ore dhe jo te jene ne pune 8 ore........

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dosja e zeze e Greqise.
    Nga 3r1k0 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-06-2011, 04:04 PM
  2. Mundėsi punėsimi si xhelat
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-06-2011, 05:53 PM
  3. Mundėsi punėsimi nė Itali
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 03:10 PM
  4. Shqipėria i kthen borxhin Greqisė
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 07:46 PM
  5. Harta e Greqisė deri nė Vlorė!!!
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 10:11 AM

Etiketat pėr kėtė Temė