Para pak javesh Microsoft e prezantoi Tabletin e vet te quajtur Surface ne evenimentin e mbajtur ne Los Angeles. Por sidoqofte nuk mundem te dime dicka konkrete rreth ketij Tableti, si cmimi, specifikat konkrete dhe se kur do te vije ne treg. Mediat gjithashtu nuk paten mundesine ta shohin Tabletin duke punuar apo te marrin ndonje informacion te metutjeshem rreth tij ngaqe Microsoft nuk u' dha aq kohe te mjaftueshme. Por tani duket qe te gjitha ketyre pyetjeve tona u ka ardh nje pergjigje, te pakten nje date e sakte e lansimit te tij eshte konfirmuar nga experti dhe gazetari i Microsoft, Paul Thurrott. Ne webfaqen Supersite for Windows ai theksoi fjalet e textit:

Versioni tjeter i Sistemit tone Operativ, Windows 8, do te jete ne dispozicion per publikun me 26 Tetor 2012. Ne ate kohe, do te fillojme te shesim edhe Surface-n (tabletin).
Sic ka cituar Paul, duket se ne ate date do te prezantohet vetem versioni RT i Microsoft Surface (bazuar ne ARM). Ne evenimentin kur u prezantua Surface, Microsoft konfirmoi se ai do te jete ne dispozicion me Windows RT 32 dhe 64GB, ndersa modelet e bazuara ne Intel, Pro Tablets me Windows 8 te plote me mire se RT dhe zgjedhje ne mes 64 apo 128GB hapesire per ruajtjen e te dhenave, do te jete ne dispozicion 90 dite me vone, duke treguar keshtu lansimin e tyre nga fundi i Janarit te 2013.