Sipas faqes Cupertino, Apple ka arritur nje tjeter sukses me Sistemin e ri Operativ te leshuar se fundmi, Mac OS X Mountain Lion, duke cuar keshtu numrin e shkarkimeve ne 3 milion brenda kater ditesh pas lansimit te tij. Edhe cmimi ka luajtur nje rol kyc ne suksesin e Mountain Lion i cili kushton vetem 20 dollare me 200+ vecori te reja te integruara ne sistem. Kjo liste perfshine perparesi te medha si Notification Center (qendra e lajmerimeve) dhe Air Play Mirroring (te shikosh permbajtjen e Mac OS X Mountain Lion ne nje Apple TV).