Rrjetet Kompjuterike


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Dhjetė programet kompjuterike mė tė papėlqyerat
    Nga vaaldr1n nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-10-2012, 10:54 PM
  2. Lojėrat kompjuterike krijojnė varėsi
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-12-2010, 01:31 PM
  3. Sulme kompjuterike nga Facebook
    Nga aurel nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 08:30 PM
  4. Falas kundėr sulmeve kompjuterike
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 11:41 PM

  1. #1
    Ēa kom pas... VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    10,478
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    21
    Reputacioni
    16

    Thumbs up Rrjetet Kompjuterike



    Si tė lidhni dy kompjuterė mes vete me kabell tė rrjetit (LAN)

    Dėshironi tė bartni informatat nga njė kompjuter nė tjetrin ose thjesht dėshironi tė lidhni mes vete dy kompjuterė, mirėpo nuk keni Hub ose Switch. Nuk ėshtė problem, mund tė pėrdorni kabllon krosover (LAN) dpėr tė lidhur mes vete kompjuterėt.



    Pjesa 1 – Kablloja krosover

    Pra keni dy kompjuterė, ku njėrin do ta emėrtojmė Komp1 dhe tjetrin Komp2, dhe dėshironi tė krijoni lidhje nė mes tyre duke pėrdoru kabull tė rrjetit ose LAN kabull. Natyrisht se njė gjė tė tillė do ta bėnit nė rast se nuk keni Hub ose Switch nė tė cilin rast do tė mund tė pėrdornit kabull tė thjesht tė rrjetės pėr tė realizuar lidhjen nė mes tė kompjuterėve.
    Ēfarė po pėrpiqem tė tregoj ėshtė se pėr tė realizuar lidhjen e drejtpėrdrejtė nuk mund tė pėrdorim LAN kabull tė zakonshėm. Por, duhet pėrdorur kabllon e cila quhet krosover (ang. crossover), dhe e cila bėn ndėrrimin e vendeve tė ēifteve 2 dhe 3 nė krahasim me LAN kabllon e zakonshme (rradhitja e telave duhet tė jetė si nė foton mė poshtė).

    Derisa vet skema e lidhjes ose e asaj qė bon kabllo krosover mund tė shihet nė foton e mėposhtme. Siē shihet edhe nė foto krosover kabllo (sikurse edhe kabllo e zakonshme) pėrdor vetėm 4 nga 8 fije tė LAN kabllos, mirėpo te ky lloj i kablloje lidhja transmetuese nga Komp1 lidhet drejtpėrdrejtė me lidhjen pranuese nė Komp2 (gjė qė nuk ėshtė rasti me kabllon e zakonshme).



    Pjesa 2 – Vendosja e IP adresave

    Pasi tė keni pėrfunduar me kabllo, duhet tė pėrkujdeseni qė tė dy kompjuterėt tė kenė rregullime tė njėjta tė rrjetės ashtu qė tė mund tė “shohin” njėri tjetrin. Natyrisht kėtė e bėjmė duke vendosur IP adresa statike pėr tė dy kompjuterėt. Pėr tė vendosur IP adresė statike nė Komp1:

    1. Klikoni Start, kaloni te Settings dhe klikoni Control Panel

    2. Hapni ikonėn Network Connections, duke e klikuar dy herė

    3. Klikoni lidhjen aktive tė rrjetės me tastin e djathtė tė miut dhe zgjidhni Properties

    4. Nga lista e ofruar zgjidhni Internet Protocol (TCP/IP) dhe klikoni Properties, si nė foton mė poshtė

    5. Vendosni IP adresėn manuale si nė foton mė poshtė

    Pėrsėritni hapat e njėjtė edhe pėr Komp2 vetėm se nė kėtė rast nė vendosni IP adresėn 192.168.0.3 (nė vend tė 192.168.0.1 qė kemi vendosur nė Komp 1) derisa Subnet Mask duhet tė jetė e njėjtė, pra 255.255.255.0.

    Tani pėr tu siguruar se ēdo gjė ėshtė duke funksionuar duhet pėrdorur komandėn PING e cila do tė testojė lidhjen nė mes tė dy kompjuterėve. Pėr tė testuar lidhjen nga Komp1 nė Komp2 pėrcjellim:

    Nė Komp1, klikoni nė Start dhe aktivizoni komandėn Run

    Shėnoni CMD dhe klikoni OK

    Nė dritaren e DOS-it shėnoni “PING 192.168.0.3” (pa thonjėza) dhe shtypni tastin Enter

    Nėse pėrgjigja ėshtė si nė dritaren e mėposhtme (Reply from ...) atėherė gjithēka ėshtė nė rregull

    Pėrndryshe nėse pėrgjigja ėshtė si mė lartė, p.sh. Request timed out, atėherė kjo do tė thotė se pėr ndonjė arsye nuk kemi lidhje nė mes tė kompjuterėve.

    Gjetja e problemeve tė rrjetės nuk ėshtė temė e kėtij artikulli, andaj vetėm mund tė ju preferoj tė analizoni procedurėn nga e para, ose eventualisht mund tė shkruani nė forum pėr tė kėrkuar pėrgjigje nė problemet qė mund tė ndodhin.


    Pjesa 3 - Ndarja e follderit nė njėrin kompjuter dhe qasja nga kompjuteri tjetėr

    Pasi tė kemi arritur qė kompjuterėt tė “shihen” ne mes vete, mund tė krijoni folldera tė ndarė tė cilėt mund tė lexohen nga kompjuteri tjetėr. Krijoni njė follder tė ndarė nė kompjuterin Komp1 (qė ka IP adresėn 192.168.0.1).

    Pėr tė kėrkuar njė kompjuter nė rrjetė duhet klikuar me tastin e djathtė tė miut mbi ikonėn My Network Places nė desktop, prej ku duhet zgjidhur Search for Computers.... Nė dritarėn Search Results, nėn Computer name shėnohet emri i kompjuterit ose IP adresa e kompjuterit qė kėrkoni. Nė rastin tonė nė kompjuterin Komp2 duhet kėrkuar kompjuterin Komp1 (nė tė cilin e kemi follderin e ndarė), ashtu qė nė hapėsirėn e dhėnė shėnojmė adresėn e kompjuterit Komp1 (192.168.0.1) dhe shtypim tastin Enter.

    Pas disa qastesh nė anėn e djathtė do tė shfaqet ikona me emėr 192.168.0.1 tė cilėn nėse e klikojmė dy herė na jap qasjen tek follderi qė e kemi ndarė nė kompjuterin Komp1 (192.168.0.1).

    Tė njėjtėn procedurė duhet pėrcjellur nėse follderin e ndarė e krijojmė nė kompjuterin Komp2, me ē'rast nė kompjuterin Komp1 duhet tė kėrkojmė 192.168.0.3 (Komp2), pėr tu qasur nė follderin e ndarė nė kėtė komp.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,086
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    Faleminderit! Per Anetaret ne hapat e para me informatiken jane me shume vlere.

  3. #3
    Ēa kom pas... VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    10,478
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    21
    Reputacioni
    16

    Thumbs up Rrjetet private virtuale - VPN




    Bota ka ndryshuar shumė nė disa dekada tė fundit. Nė vend tė marrjes me brengat lokale ose regjionale, shumė biznese tashmė duhet tė mendojnė pėr tregjet dhe logjistikėn globale. Shumė kompani kanė objekte tė shpėrndara nėpėr tėrė shtetin madje dhe nė shtete tjera, dhe ėshtė njė gjė pėr tė cilėn kanė nevojė tė gjithė ata: njė mėnyrė e shpejtė, e sigurt dhe e besueshme e komunikimit par marrė parasysh vendndodhjen e zyrės.
    Deri vonė, kjo nėnkuptonte pėrdorimin e linjave tė huazuara pėr tė mirėmbajtur rrjetėn WAN. Linjat e huazuara, duke filluar prej ISDN 128 Kbps e deri te OC3 prej 155 Mbps me lidhje fiber optike, i mundėsonin kompanive tė zgjeronin rrjetat e tyre private pėrtej rrethinės sė afėrm gjeografike.

    Rrjetat WAN kanė avantazhe tė dukshe mbi rrjetat publike siē ėshtė Interneti pėr sa i pėrket besueshmėrisė, efikasitetit dhe sigurisė. Por mirėmbajtja e rrjetės WAN, nė veēanti kur ajo ėshtė e ndėrtuar prej linjave tė huazuara, mund tė jetė mjaft e kushtueshme dhe shpesh kostoja vjen duke u rritur me rritjen e distancės.
    Me rritjen e popullaritetit tė Internetit, bizneset iu kthyen atij si njė mjeti tė zgjerimit tė rrjetave tė tyre personale. Sė pari u paraqiten intranetat, qė janė faqe tė mbrojtura me fjalėkalime tė cilat janė tė dizajnuara pėr pėrdorim vetėm nga punėtorėt e asaj kompanie. Tani, shumė kompani janė duke krijuar VPN rrjeta personale pėr tė pėrmbushur nevojat e punėtorėve nga largėsia dhe zyrave tė largėta. VPN ėshtė shkurtesė nė gjuhėn angleze e fjalėve Virtual Private Network tė cilat nė pėrkthim tė lirė kanė domethėnien e rrjetės private virtuale.

    Njė VPN rrjetė e zakonshme mund tė ketė njė LAN rrjetė kryesore nė zyrat qendrore tė kompanisė, LAN rrjeta tjera nė zyrat ose objektet nė largėsi dhe shfrytėzues individual qė lidhen nė rrjetė nga tereni.

    Parimisht, njė VPN ėshtė rrjetė private qė pėrdorė rrjetėn publike (zakonisht Internetin) pėr tu lidhur me pikat ose shfrytėzuesit nė largėsi. Nė vend tė pėrdorimit tė linjave tė huazuara tė dedikuara, VPN pėrdorė linja “virtuale” tė kanalizuara nėpėr Internet prej rrjetės private tė kompanisė deri te pika ose punėtori nė largėsi. Nė kėtė punim do tė paraqesim kuptimet elementare tė VPN-it dhe do tė shohim disa nga komponentet, teknologjitė, tunelimin dhe sigurinė e VPN-it.
    Njė VPN i dizajnuar si duhet mund tė ketė dobi tė shumėfishtė pėr njė kompani. Pėr shembull, ai mund tė:
    • Zgjėrojė konektivitetin gjegrafik
    • Pėrmirėsojė sigurinė
    • Ul koston operacionale nė krahasim me WAN lidhjet tradicionale
    • Zvogėlojė kohėn e transitit dhe koston e transportit pėr shfrytėzuesit nė largėsi
    • Pėrmirėsojė produktivitetin
    • Thjeshtėsojė topologjinė e rrjetės
    • Ofrojė mundėsinė pėr rrjetėzim global
    • Ofrojė mundėsi pėr rrjetėzim broadband
    • Mundėsojė kthim mė tė shpejtė tė investimit se sa WAN rrjetat tradicionale
    Njė VPN rrjetė e dizajnuar mirė duhet tė ketė:
    • Siguri
    • Besueshmėri
    • Mundėsi zgjerimi
    • Menaxhim tė rrjetit
    • Menaxhim tė politikave
    Janė tri lloje tė rrjetave VPN dhe pėr to do tė paraqesim mė shumė nė vazhdim tė punimit.

    VPN pėr qasje-nga-largėsia
    Ekzistojnė dy lloje tė zakonshme tė VPN-ėve. Qasja nga largėsia, qė mund tė quhet edhe dial-up rrjetė virtuale privae (VPDN), ėshtė lidhje shfrytėzues-nė-LAN qė pėrdoret nga kompanitė qė kanė punėtorė tė cilėt kanė nevojė tė lidhen nė rrjetėn private prej lokacioneve tė ndryshme qė janė largė nga zarat qendrore. Zakonisht, njė korporatė qė dėshiron tė krijon VPN tė madhė me mundėsi tė qasjes nga largėsia duke nėn-kontraktuar njė ofrues tė shėrbimit pėr ndėrmarrje ose ESP. ESP zakonisht krijon njė server pėr qasje nė rrjetė ose NAS dhe ofron shfrytėzuesit nė largėsi me klient softuerė pėr desktop pėr kompjuterėt e tyre. Ata pastaj mund tė kyēen pėrmes njė numri telefonik pa pagesė ndaj NAS-it dhe tė pėrdorin VPN softuerin klient pėr tu qasur nė rrjetėn e korporatės.
    Njė shembull i mirė ėshtė kompania e cila ka nevojė pėr VPN pėr qasje nga largėsia ėshtė kompania me dhjetėra njerėz tė shitjes nėpėr teren. VPN qasja nga largėsia mundėson lidhje tė sigurt tė enkriptuar nė mes tė rrjetės private tė kompanisė dhe shfrytėzuesve nga largėsia pėrmes shėrbimit tė ofruar nga pala e tretė.


    VPN pikė-nė-pikė
    Pėrmes pėrdorimit tė pajisjeve tė dedikuara dhe enkriptimit nė shkallė tė gjerė, kompania mund tė lidhė pika tė shumėfishta nėpėrmjet rrjetės publike siē ėshtė Interneti. VPN-i pikė-nė-pikė mund tė jetė i njėrit nga kėto dy lloje:
    • I bazuar nė Intranet – nėse kompania ka njė ose mė shumė pika tė largėta qė dėshirojnė tė bashkojnė nė njė rrjetė private, ajo mund tė krijojė njė VPN intranet pėr tė lidhur njė LAN me njė tjetėr.
    • I bazuar nė ekstranet – kur kompania ka lidhje tė ngushta me njė kompani tjetėr (pėr shembull, ndonjė partner, furnitorė apo klient), ata mund tė ndėrtojnė VPN ekstranet qė lidh njė LAN me njė tjetėr dhe i cili lejon shumė kompani tė ndryshme tė punojnė nė ambient tė ndarė.




    Analogjia – Secili LAN ėshtė sikurse njė ishull
    Tė imagjinojmė se jetojmė nė njė ishull nė njė oqean tė madh. Janė me mijėra ishuj tė tjerė gjithandej rreth jush, disa fare afėr e disa tė tjera shumė largė. Mėnyra normale pėr udhėtim do tė ishte marrja e njė anije prej ishullit tuaj deri nė cilindo ishull qė dėshironi tė vizitoni. Natyrisht, udhėtimi nė anije nėnkupton se nuk kemi aspak intimitet. Ēfarėdo qė bėjmė mund tė shihet nga personat tjerė.
    Tė themi se secili ishull pėrfaqėson njė rrjetė LAN private dhe se oqeani ėshtė Interneti. Udhėtimi me anije ėshtė diēka sikur lidhja nė ueb server ose ndonjė pajisje tjetėr pėrmes Internetit. Nuk keni fare kontrollė mbi kabllot dhe rrugėt qė e pėrbėjnė Internetin, sikurse qė nuk keni kontrollė mbi njerėzit e tjerė nė anije. Kjo ju lė nė dyshim pėr sa i pėrket ēėshtjeve tė sigurisė nė rast tė ndėrlidhjes sė dy rrjetave private me pėrdorimin e resurseve publike.
    Duke e vazhduar analogjinė, ishulli jonė mund tė vendosė tė ndėrtojė njė urė deri te ishulli tjetėr pėr tė pasur njė mėnyrė mė tė lehtė, mė tė sigurtė dhe mė tė drejtpėrdrejtė pėr njerėzit tė udhėtojnė nė mes tė dy ishujve. Ėshtė mjaft shtrenjtė pėr tė ndėrtuar dhe mirėmbajtur urėn, edhe pse ishulli me tė cilin po ndėrlidhem mund tė jetė shumė afėr. Por nevoja pėr rrugė tė besueshme dhe tė sigurt ėshtė aq e madhe saqė ju do ta ndėrtoni urėn patjetėr. Ishulli jonė mė vonė do tė dėshirojė tė lidhet me ishullin e dytė qė ėshtė shumė mė largė e kėshtu me radhė.
    Kjo ėshtė bukur shumė e ngjashme me posedimin e linjės sė huazuar. Urat (linjat e huazuara) janė tė ndara nga oqeani (Interneti), por prapėseprapė janė nė gjendje tė lidhen me ishujt (LAN rrjetat). Shumė kompani kanė zgjedhur kėtė rrugė pėr shkak te nevojės pėr siguri dhe besueshmėri gjatė lidhjes me zyrat e tyre tė largėta. Sidoqoftė, nėse zyrat janė shumė largė njėra prej tjetrės, kostoja mund tė jetė shumė e lartė – sikurse qė ėshtė dhe ndėrtimi i urės qė ka gjatėsi tė madhe.

    Pra si pėrshatet VPN nė kėtė tregim? Duke e pėrdorur analogjinė, do tė mund tė ia siguronim secilin banorė nė ishullin tonė nga njė nėndetėse tė vogėl. Tė supozojmė se nėndetsja jonė ka disa veti impozante:
    • Ėshtė e shpejtė
    • Ėshtė e lehtė tė mirret me veti kudo qė tė shkojmė
    • Ėshtė nė gjendje fshihet plotėsisht nga cilado anije apo nėndetėse tjetėr
    • Ėshtė e besueshme
    • Kushton fare pak tė shtojmė nėndetėse tė reja nė flotėn tonė pasi qė kemi siguruar njė tė tillė
    Edhe pse ata janė duke udhėtuar nėpėr oqean sė bashku me trafikun tjetėr, banorėt e dy ishujve tonė do tė mund tė udhėtojnė prej njė ishulli nė tjetrin sa herė qė kanė dėshirė me intimitet dhe siguri tė lartė. Kjo ėshtė parimisht mėnyra nė tė cilėn funksionon rrjeta VPN. Secili anėtar i rrjetės nė largėsi mund tė komunikojė nė mėnyrė tė sigurt dhe tė besueshme duke pėrdorur Internetin si medium pėr tu ndėrlidhur nė mes tė LAN rrjetave tė ndryshme private. VPN mund tė rritet pėr tė mundėsuar mė shumė shfrytėzues dhe lokacione tė ndryshme mė lehtė se sa qė ėshtė e mundshme me linja tė huazuara. Nė tė vėrtetė, mundėsia e zgjerimit ėshtė njė ndėr avantazhet kryesore tė rrjetave VPN nė krahasim me rrjetat e zakonshme me linja tė huazuara. Pėrkundėr rastit me linja tė huazuara, ku kostoja rritet nė proporcion me distancėn, lokacioni gjeografik tė cilėsdo zyra ka fare pak rėndėsi nė krijimin e rrjetės VPN.


    Sigura e rrjetave VPN – firewall-ėt
    Njė rrjetė VPN e dizajnuar si duhet pėrdorė disa metoda pėr tė mbajtur lidhjen dhe tė dhėnat e sigurta prej ndėrhyrjeve, nė mes tė cilave:
    • Firewall-ėt
    • Enkriptimin
    • IPSec
    • AAA Serverėt
    Nė vazhdim do tė diskutojmė secilin prej kėtyre modeleve tė sigurisė.
    Firewall
    Firewall-i apo murri i zjarrtė siguron njė barrierė tė fortė nė mes tė rrjetės private dhe Internetit. Firewall-ėt mund tė instalohen ashtu qė tė ndalojnė qasjen nė njė numėr tė caktuar tė porteve, tė filtrojnė llojin a pakove qė mund dhe nuk mund tė kalojnė si dhe mund tė caktojmė protokollet tė cilat janė tė lejuara tė kalojnė pėrmes tyre. Disa produkte pėr rrjeta VPN, siē ėshtė rauteri Cisco 1700, mund tė avancohen me instalimin e firewall-it duke aplikuar njė sistem tė caktuar operativ nga Cisco. Ėshtė e preferueshme qė rrjeta tė ketė tė instaluar njė firewall tė mirėfilltė para implementimit tė VPN-it, por firewall-i gjithashtu mund tė pėrdoret edhe pėr tė terminuar sesionet e VPN klientėve.

    Enkriptimi
    Enkriptimi ėshtė proces i marrjes sė tė dhėnave dhe dėrgimi i tyre tek kompjuteri tjetėr me ē’rast bėhet kodimi i tyre nė atė formė qė vetėm kompjuteri pranues tė jetė nė gjendje di de-kodoj ato. Shumica e sistemeve tė enkriptimit kompjuterik i takojnė njėrės nga kėto dy kategori:
    • Enkriptim me ēelės-simetrik
    • Enkriptim me ēelės-publik
    Te enkriptimi me ēelės-simetrik, secili kompjuter ka ēelėsin sekret (kodin) tė cilin e pėrdorė pėr tė enkriptuar pakot e informatave para se ti dėrgojė ato mbi rrjetė deri te kompjuteri tjeter. Ēelėsi-simetrik kėrkon tė dimė se cili kompjuter do tė komunikojė me njėri tjetrin ashtu qė tė mund tė instalojmė ēelėsin nė secilin prej tyre. Enkriptimi me ēelės-simetrik ėshtė parimisht i njėjte me kodin sekret qė duhet tė dijnė secili prej kompjuterėve nė mėnyrė qė tė mund tė bėhet de-kodimi i informatave. Kodi sigurin ēelėsin pėr de-kodimin e mesazhit. Mund ta mendojmė dhe kėshtu: Nėse krijojmė njė mesazh tė koduar pėr ta dėrguar te njė shok nė tė cilin mesazh secila shkronjė ėshtė e zėvendėsuar me shkronjėn qė ėshtė dy pozita nėn tė nė alfabet, ne nė tė vėrtetė e kemi koduar mesazhin. Kėshtu “A” bėhet “C”, dhe “B” bėhet “D”. Ne tashmė i kemi thėnė shokut se kodi ėshtė “Zhvendosja pėr 2”. Shoku e mer mesazhin dhe e dekodon. Nėse ndokush tjetėr e sheh mesazhin atij do ti diket si gjepur.
    Enkriptimi me ēelės-publik pėrdor kombinimin e ēelėsit privat dhe atij publik. Ēelėsi privat ėshtė i njohur vetėm pėr kompjuterin tuaj, derisa ēelėsi publik ėshtė i caktuar nga kompjuteri juaj dhe i ipet cilitdo kompjuter tjetėr me tė cilin kompjuteri juaj dėshiron tė komunikojė nė mėnyrė tė besueshme dhe me siguri. Pėr tė de-koduar njė mesazh tė enkriptuar, kompjuteri sė pari duhet tė pėrdor ēelėsin publik, tė dhėnė nga kompjuteri dėrgues, dhe ēelėsin e tij privat. Njė softuer shumė i popularizuar pėr enkriptim me ēelės-publik ėshtė softueri Pretty Good Privacy (PGP), i cili lejon pothuajse enkriptimin e ēdo gjėje.

    IPSec
    IPSec ėshtė njė protokol i veēantė i cili mundėson pėrdorimin e funksioneve tė avancuara tė sigurisė siē janė algoritmet mė tė avancuara tė enkriptimit dhe autentikim mė kompleks.


    IPSec gjithashtu ka dy mėnyra tė enkriptimit: tunel dhe transport. Tuneli enkripton titullarin dhe ngarkesėn e secilės pako derisa mėnyra e transportit enkripton vetėm ngarkesėn. Vetėm sistemet qė janė tė pajtueshėm me IPSec mund tė pėrdorin avantazhet e kėtij protokoli. Gjithashtu, tė gjitha pajisjet duhet tė pėrdorin njė ēelės tė pėrbashkėt dhe firewall-ėt e secilės rrjetė duhet tė kenė politika shumė tė ngjashme tė sigurisė. IPSes mund tė eknriptojė tė dhėnat nė mes tė pajisjeve tė ndryshme, siē janė:
    • Rauter me rauter
    • Firewall me rauter
    • PC me rauter
    • PC me server

    AAA serverėt
    AAA serverėt pėrdoren pėr qasje mė tė sigurt nė ambientet e qasjes-nga-larg nė rrjetėn VPN. Kur njė kėrkesė pėr inicimin e sesionit arrin prej njė klienti me dial-up, ajo kėrkesė kanalizohet drejt serverit AAA. AAA pastaj kontrollon:
    • Kush jeni ju (autentikim)
    • Ēfarė keni autorizim tė bėni (autorizim)
    • Ēfarė bėni ju nė tė vėrtetė (llogari-dhėnie)
    Informatat pėr dhėnien e llogarisė janė veēanėrisht tė dobishme pėr pėrcjelljen e klientėve nė rastet e auditimit tė sigurisė, faturimit apo pėr qėllime tė raportimit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dhjetė programet kompjuterike mė tė papėlqyerat
    Nga vaaldr1n nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-10-2012, 10:54 PM
  2. Lojėrat kompjuterike krijojnė varėsi
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-12-2010, 01:31 PM
  3. Sulme kompjuterike nga Facebook
    Nga aurel nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 08:30 PM
  4. Falas kundėr sulmeve kompjuterike
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 11:41 PM

Etiketat pėr kėtė Temė

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas