Roswell, 14 tetor - Pikėrisht nė orėn 20:08 minuta sipas kohės sonė, austriaku Felix Baumgartner kėrceu nga kapsula e tij e ngritur nė stratosferė me balon dhe u hodh nė ajėr nė drejtim tė Tokės. Pas 4 minutave e 22 sekondave, gjatė tė cilave ai pati rėnie tė lirė me shpejtėsi tė zėrit, diku rreth 1 300 km nė orė, Felixi e aktivizoi parashutėn dhe nė orėn 20:17 minuta aterroi me sukses nė sipėrfaqen e tokės, njoftoi rrjeti CNN, i cili* pėrcolli pėr sė gjalli me transmetim televiziv kėtė pėrpjekje pėr thyerjen e rekordit botėror tė hedhjes nga lartėsia mbi sipėrfaqen e planetit tonė. Para se tė kėrcente u thye edhe rekordi tjetėr botėror, ai i lartėsisė qė e arriti balona me tė cilin u ngjit nė kufirin ndėrmjet atmosferės sė Tokės dhe vakuumit tė gjithėsisė.

Sipas raporteve tė para, balona arriti nė 39 kilometra lartėsi nė orėn 19.59 sipas kohės sonė, dhe nga kjo lartėsi u hodh pastaj edhe Baumgartner. Me kėtė austriaku 43-vjeēar theu rekordin botėror, tė vendosur nga Joe Kittinger para 52 vjetėve, i cili atėbotė kishte kėrcyer nga lartėsia prej 31.3 kilometrave. Mirėpo, rekordisti i ri nuk ia doli ta thyejė rekordin e para 52 vjetėve sa i pėrket rėnies sė lirė pa parashutė.