Receta Gatimi

Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit

    E Hene, 24 Dhjetor 2007

    Nje 21-vjecar, nga kryeqyteti, dyshohet te kete perdhunuar vajzen e dajes mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne fshatin Valias, te rrethit te Tiranes. Arian Arixhiu eshte arrestuar paraditen e djeshme, pas denoncimi ne polici te bere nga vajza e demtuar me inicialet E. C., 18 vjece. Ajo tregoi perpara uniformave blu se ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne banesen e saj, ne fshatin Valias. Kusheriri kishte shkuar ne shtepine e dajes se tij dhe kishte gjetur aty vajzen e re, e cila ishte vetem. E demtuara ka treguar se djali i halles ka perfituar nga rasti per te kryer marredhenie seksuale, duke ushtruar dhune mbi vajzen e pambrojtur. Por, pas ngjarjes, vajza iu eshte drejtuar uniformave blu, ku ka bere denoncimin. Disa ore me pas eshte vene ne pranga dhe autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, Arian Arixhiu.

    Gjithcka ka ndodhur rreth ores 10:30 minuta te dy diteve me pare, ne Valias, te Tiranes, kur e reja E. C., ishte ne shtepine e saj. Per vizite i ka shkuar kusheriri i saj, i cili eshte ulur ne nje nga dhomat e shtepise. "Erdhi ne shtepi dhe me detyroi me dhune qe te kryenim marredhenie seksuale", mesohet te kete thene para agjenteve te policise, 18-vjecarja E. C., qe ka bere denoncimin, se bashku me familjaret e saj. Vajza i ka treguar policise se, pasi ka vene re se ne banese nuk ndodhej njeri tjeter pervec 18-vjecares, kusheriri ka filluar te ushtroje dhune mbi te, duke i kerkuar te kryenin marredhenie seksuale. Kundershtimi i vajzes nuk e ka stepur Arixhiun qe dukej i vendosur te kryente marredhenie seksuale me dhune me te. Pasi ka ikur 21-vjecari, vajza i eshte drejtuar Komisariatit numer 5, qe ka zonen nen mbikeqyrje, duke bere denoncimin dhe duke akuzuar djalin e halles per perdhunim.

    Hetimet ne lidhje me kete denoncim jane marre nga Sektori i Krimeve te Renda, ne Policine e Tiranes, qe kane marre deshmine e vajzes dhe kane vene ne pranga per pak ore dhe autorin e dyshuar, Arian Arixhiun. Policia ka ngritur mbi 21-vjecarin akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune", ndersa eshte shoqeruar ne ambientet e Policise se Tiranes, ku diten e neserme do dale para Gjykates se Tiranes, e cila do te caktoje masen e sigurise per te. Policia e kryeqytetit tha dje se 21-vjecari rezultonte i denuar dhe me pare per "shfrytezim prostitucioni", cka pritet te rendoje poziten e tij perpara togave te zeza.

    08 dhjetor 2006

    Akuza per shfrytezimin e te mitures

    Arian Arixhiu ka rene ne pranga rreth nje vit me pare, se bashku me nje vajze tjeter, 23 vjece, me iniciale V.F. Dy te rinjte jane akuzuar per shfrytezimin per prostitucion te nje vajze 14 vjece. Ne Gjykaten e Tiranes, gjate mases se sigurise, Arixhiu ka pretenduar se ishte i dashuri i 23-vjecares dhe ne castin e arrestimit ata ndodheshin bashke, por jo ta kete detyruar ate te ushtroje prostitucion. Ndaj Arixhiut gjykata la ne fuqi akuzen e "shfrytezimit te te miturave per prostitucion". Policia tha se nuk dihet se ne cfare rrethanash eshte liruar nga burgu 21-vjecari, pasi akuza ne ngarkim te tij parashikonte nje denim prej 7-15 vjet burgim.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit

    nuk po i shofim me syte? por dhe policia qe duhet ta mbaj ne burg kete indivit zero.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pershendetje per kusheriren
    Nga klau nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2011, 06:41 PM
  2. Perdhunoi 5 te mitura, pranga 70-vjecarit italian
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 09:38 PM
  3. Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 03:00 PM
  4. Perdhunimi i femijes, pranga 40-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2008, 09:15 PM
  5. Perdhunon mbesen 10-vjece.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 01:43 PM