Age dhe Platin Filipi janė vrarė nė fshatin Ēas nga fqinji i tyre Arjan Zefi. Policia arreston autorin 30 minuta mė pas

SHKODER- Njė grua 55- vjeēare dhe i biri i saj 20 vjeē janė ekzekutuar mesditėn e djeshme pėr njė konflikt tė lindur dy vite mė parė nė fshatin Ēas tė Velipojės. Viktimat janė Age Filipi, 55 vjeēe, me profesion mėsuese ne fshatin Luarzė tė komunės Velipojė nė Shkodėr dhe djali i saj Platin (Rafael) Filipi 20 vjeē, i ardhur pak ditė mė parė nga Italia pėr pushime. Autori i vrasjes, Arjan Zefi, ėshtė arrestuar rreth 30 minuta pas ngjarjes nga policia lokale. Vrasja e radhės nė Shkodėr mund tė ishte parandaluar sikur tė zbatoheshin ligjet e shtetit dhe jo Kanuni. Vetė viktimat ishin nė pritje tė sulmit nga ana e fqinjit tė tyre dhe pėr kėtė gjė ata udhėtonin tė armatosur. Pas vrasjes, policia gjeti edhe dy pistoletat e tyre nė makinė.

Vrasja

Rreth orės 13.20 tė paradites sė djeshme Age Filipi, 55 vjeēe, me profesion mėsuese ne fshatin Luarzė tė komunės Velipojė nė Shkodėr dhe djali i saj Platin Filipi, 20 vjeē, i ardhur pak ditė mė parė nga Italia, po udhėtonin me mjetin e tyre tip "Fiat" ngjyrė gri, me targa "SH 2016 D". Nėnė e bir ktheheshin nė banesėn e tyre, pasi kishin dalė pėr tė bėrė blerjet e rastit pėr festėn e Krishtlindjeve. Ata kanė hyrė qetėsisht nė fshatin Ēas tė Velipojės dhe po kalonin nė rrugėn e brendshme tė fshati kur pas njė kthese tė vogėl kanė rėnė nė pritė. Vrasėsi kishte zėnė pozicion pikėrisht pas kthesės duke shfrytėzuar faktin qė tė dyja anėt e rrugės ishin tė mbuluara nga shkurret. Arjan Zefi, 28 vjeē, fqinji i tyre i cili jeton rreth 100 metra larg banesės sė familjes Filipi, ka dalė nė mes tė rrugės me njė kallashnikov nė dorė. Sapo e kanė parė, Platini ka nxjerrė njė armė tip pistoletė qė e kishte me vete por nuk ka mundur tė qėllojė ndaj agresorit. Tė shtėnat e shpejta tė pushkės 20-she, gjysmė automatike kanė goditur fuqishėm makinėn e vogėl me tė cilin udhėtonin nėnė e bir. Platin Filipi ka gjetur vdekjen e menjėhershme pasi ka marrė plagė nė kokė. Ai ka mbetur me pistoletėn nė dorė por pa mundur tė qėllojė. Ndėrkohė nėna e tij, ka mundur qė tė mbijetojė edhe disa minuta por edhe ajo ka vdekur mė pas.

Arrestimi

Pasi ėshtė siguruar se objektivat e atentatit tė tij kishin vdekur, agresori Arjan Zefi, ka dalė nga shkurret dhe tepėr qetėsisht ėshtė nisur nė kėmbė drejt banesės sė tij. Krismat e armės janė dėgjuar nga banorėt e zonės, tė cilėt kanė njoftuar menjėherė policinė lokale. Kjo e fundit ka shkuar nė vendin e ngjarjes dhe pasi ka parė viktimat ėshtė nisur drejt banesės sė autorit tė ngjarjes. Vetėm 30 minuta mė pas, rreth orės 14.10 ka kryer arrestimin e Arjan Zefit. Nga hetimet e para tė policisė ėshtė zbuluar se konflikti ka nisur pas njė sherri pėr tokėn. Age Filipi ishte dhe kryetare e PS-sė pėr komunėn e Velipojės. Sipas policisė, Arjan Zefi e ka pranuar nė komisariat se ėshtė autori i vrasjes ndėrkohė qė hetuesit kanė sekuestruar edhe armėn e krimit, njė pushkė gjysmė automatike mod 56. Trupat e viktimave kanė qėndrua rreth njė orė nė vendin e ngjarjes deri sa policia ka kryer tė gjitha veprimet.

Njė vrasje e paralajmėruar prej vitesh

SHKODĖR- Krimi i ndodhur mesditėn e djeshme nė Velipojė ka tronditur opinionin lokal por edhe tė gjithė Shqipėrinė. Kjo ėshtė vrasja e 11-te e kėtij viti nė qarkun e Shkodrės, me 12 viktima, ndėr tė cilat tre kanė qenė gra. Edhe kėtė herė vrasja ka ndodhur pas njė hakmarrjeje tė vjetėr, e cila mund tė ishte parandaluar shumė kohė mė parė. Pas vrasjes sė djeshme, autori i krimit, Arjan Zefi, ka dalė tepėr i qetė nga prita qė kishte organizuar dhe ka shkuar nė shtėpinė e tij duke pritur tė mbėrrinte policia. Madje dėshmitarėt okularė kanė pohuar nė polici se kanė parė Zefin qė mbante armėn nė sup i pa shqetėsuar. "Kur ka dalė pėrpara hyrjes sė banesės sė tij, Arjan Zefi ka ngritur armėn nė ajėr dhe ka qėlluar tre herė. Kėtė e ka bėrė pėr tė treguar nė tė gjithė fshatin se ai kishte marrė hak pėr atė qė kishte ndodhur. Nė derėn e shtėpisė sė tij janė gjetur tre gėzhojat e pushkės, ndėrkohė nė vendin e ngjarjes janė gjetur edhe 16 gėzhoja tė tjera",- thanė dje hetuesit e ēėshtjes. Sipas tyre, edhe vetė viktimat ishin tė armatosur por nė asnjė rast nuk kishin mundėsi tė reagonin pėrpara gjakėsit.

Rama: Krimi nė Velipojė, pasojė e pafuqisė sė shtetit

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, i ėshtė bashkuar dhimbjes sė familjes Preka pėr tragjedinė e djeshme ku mbetėn tė vrarė Age dhe Platin Preka. Nė njė deklaratė pėr mediat kreu socialist, duke shprehur dhimbjen pėr viktimat e kėsaj ngjarjeje ka dhėnė alarmin pėr nivelin nė rritje tė krimit nė vend. "Kjo tragjedi ku humbi jeta e nėnės dhe e birit tė saj, ka tronditur thellė opinionin publik, qė tanimė gjendet sistematikisht pėrpara viktimave tė njė barbarie kriminale nė rritje", - shprehet Rama nė deklaratėn e tij. Nė emėr tė tė gjithė socialistėve Edi Rama u shpreh tė afėrmėve tė viktimave ngushėllimet mė tė sinqerta. Gjithashtu ai nėnvizon se kjo kronikė e njė ngjarjeje tė paralajmėruar ėshtė vetėm njė hallkė nė zinxhirin e gjatė tė veprave kriminale tė kėsaj natyre, tė cilat reflektojnė pafuqinė e shtetit ligjor nė garantimin e jetės e tė sigurisė sė qytetarėve. "Politika e re e PSSH-sė nė qeverisje do ta nxjerri shoqėrinė nga kjo klimė mesjetare dėshpėrimi social e instikti hakmarrės, ku e mbajnė tė ngujuar prej 17 vitesh hijet e sė shkuarės", - thekson kreu i PS-sė Edi Rama. F. B

Njė rrip toke ėshtė shkaku i nisjes sė hakmarrjes ndėrmjet dy familjeve. Nė dhjetor 2006 Platini ka plagosur vrasėsin

Si nisi konflikti mes fqinjėve Zefi e Filipi

SHKODĖR- Familja e viktimave Age e Platin Filipi dhe ajo e autorit Arjan Zefi e kanė nisur konfliktin pėr motive tė dobėta. Edhe pse ata ishin fqinjė me njėri- tjetrin, sherri i vjetėr kishte bėrė qė tė mos flisnin mė prej vitesh. Tė njohur tė dy familjeve, banorė tė fshatit Ēas nė komunėn e Velipojės, tregojnė se konflikti mes tyre ka nisur pėr pronėsinė e njė rripi toke por mė pas konflikti ėshtė mbyllur . Por megjithatė dy familjet nuk kanė shkuar pėrsėri mirė mes tyre dhe ka qenė bashkėshorti i Ages dhe babai i Platinit ai qė ėshtė grindur me vėllanė e autorit tė ngjarjes, rreth dy vjet mė pare.

Kjo grindje ka pasur si objekt fjalė fyese qė palėt kanė drejtuar ndaj njėra- tjetrės. Madje kėto fjalė nuk janė thėnė as drejtpėrdrejt por pėrmes personave tė tjerė. Sipas bashkėfshatarėve tė tyre, autori i vrasjes sė djeshme, Arjan Zefi, ka shkuar tek shtėpia e familjes Filipi pėr tu sqaruar rreth konfliktit tė kryefamiljarit me vėllanė e tij. Por fqinjėt e tij, sapo e kanė parė e kanė qėlluar me armė gjahu duke e plagosur nė sup. Ky krim ėshtė marrė pėrsipėr fillimisht nga Age Filipi. Ajo ka deklaruar nė polici se ishte autorja e plagosjes me ēifte tė Arjan Zefit. Por hetimet e mėtejshme tė policisė treguan se personi qė kishte qėlluar me armė gjahu mbi Arjan Zefin ishte Platin (Rafael) Filipi. Ngjarja ka ndodhur mė 11 dhjetor tė vitit 2006 dhe Platin Filipi ėshtė arrestuar nga policia.

Gjykata e ka dėnuar atė me gjobė, pėr plagosje tė lehtė, ndėrsa armėn e gjahut, ēifte e ka pasur me leje. Fillimisht akuza ka qenė vrasje e mbetur nė tentativė por mė pas ėshtė ndryshuar nė gjykatė. Pas kėsaj Platini ka shkuar nė Itali dhe ėshtė kthyer njė javė mė parė. Gjatė kėsaj kohe, pothuajse e gjithė familja e tij kishte nisur qė tė mbrohej nga gjakėsit. Ata udhėtonin tė armatosur dhe vetėm pak ditė mė parė, pėrmes ndėrmjetėsve, dy palėt i kanė ēuar fjalė njėra–tjetrės qė do ta vazhdonin konfliktin me armė. Dhe duke ditur kėtė fakt Arjan Zefi ka organizuar mė sė miri atentatin e djeshėm. Age Filipi kishte dy djem, njėri prej tė cilėve u vra dje bashkė me tė.

Nė vendin e ngjarjes, tė afėrmit e viktimave nuk flasin asgjė, ndėrsa prisnin kryerjen e veprimeve nga policia qė mė pas tė merrnin kufomat e njerėzve tė tyre. Vetėm lot dhe vajtimi qė i bėnte nga larg njė e afėrm e tyre, duke i thirrur mė shumė Platinit 20- vjeēar qė ishte vrarė bashkė me nėnėn e tij. Banorėt e fshatit Ēas por dhe tė komunės Velipojė janė tronditur nga kjo e ngjarja qė ėshtė e dyta qė ndodh nė komunėn e tyre nė harkun kohor tė mė pak se dy muajve.Mė 19 nėntor , nė njė tjetėr fshat tė kėsaj komune u vra 18- vjeēarja Antoneta Tanushi dhe u plagos Fatjon Luka .Viktima e djeshme Age Filipi punonte si mėsuese prej shumė vitesh, nė njė fshat tjetėr tė kėsaj komune nė atė tė Luarzit. Por ajo njihej sė tepėrmi dhe sepse ishte njė ndėr figurat e PS nė kėtė zonė dhe aktualisht kryetare e PS pėr kėtė komunė, aktive nė fushatat elektorale tė sė majtės.

VIKTIMAT

Age Zefi, 55 vjeēe, nėna e dy fėmijėve, me profesion mėsuese ne fshatin Luarzė tė komunės Velipojė nė Shkodėr. Ajo njihej nė zonė edhe si njė aktiviste e majtė dhe kryetarja e Partisė Socialiste pėr Velipojėn

Platin (Rafael) Filipi 20 vjeē, djali i Ages kishte ardhur pak ditė mė parė nga Italia pėr pushime. Njė vit mė parė ai kishte qėlluar me ēifte mbi Arjan Zefin pas njė konflikti pėr tokėn. Pėr kėtė ishte dėnuar me gjobė

VRASĖSI

Arjan Zefi, autori i vrasjes sė djeshme prej dy vitesh ishte nė konflikt me fqinjėt e tij, familjen Filipi. Madje kur ai kishte shkuar pėr tu pajtuar ata e kishin pritur me pushkė duke e qėlluar dhe plagosur nė sup. Qė nga ajo kohė ai kishte planifikuar vrasjen