Lenovo ThinkPad X1 Carbon Ultrabook ishte paraqitur ne Maj te ketij viti dhe ne ate mini-prezantim patem mundesine te dime se Ultrabook-u do te vinte me prozessor Intel Ivy-Bridge. Deri tani nuk ishte dhene asnje informacion rreth cmimit dhe dates se lansimit te ketij Ultrabook-u. Tani Lenovo e ka bere zyrtar lajmin se Ultrabook-u ThinkPad X1 me fibra Karboni do te vije me daten 21 Gusht. Modeli i pare hyres ne treg do te vije me prozessor 1.7GHz Core i5-3317U me 4GB dhe perfshine nje SSD prej 128GB sidhe Karten Grafike te integruar te Intel HD. Si tek ThinkPad X1, lidhja 3G do te jete nje vecori opsionale. Cmimi prej 1,499 perfshine konfigurimet 1.8GHz Core i5 CPU dhe 128GB SSD, ndersa modeli i 1,649 Dollareve perfshine prozessorin e njejte por SSD-ne prej 256GB. Top linja e konfigurimeve pershine 2GHz Core i7 CPU dhe kushton 1,849$. Ultrabook-u X1 ka rezolucionin e ekranit eshte 1,600 x 900 pixel dhe eshte nje inē me i larte sesa ai Carbon, ndersa Carbon-i peshon 0.7 pound me pak dhe eshte 0.13 inē me i holle se origjinali X1. Shiko me shume foto te ketij Ultrabook-u ketu