Pas buzeqeshjes e mjekres tradicionale, fshihet zemra e nje shenjtori

Ishte peshkop ne brigjet e Turqise dhe bemat e tij prej njeriu zemermire u rezistuan shekujve

ėshtė figura mė e lidhur me festėn e Krishtlindjeve dhe atė tė fundvitit nė pjesėn mė tė madhe tė rruzullit. Ajo lidhet me pazaret, lodrat, pushimet...ndaj ėshtė e lehtė qė tė mos kujtohesh se poshtė veshjes dhe buzėqeshjes sė tij prej babaxhani rreh zemra e njė shenjtori.

Shndėrrimi i Shėn Nikolasit, nga njė peshkop i shekullit tė katėrt nė yllin e festės sė fundvitit ėshtė bėrė pėrmes disa pak faktesh, disa rrėfimeve gjysmėlegjendare gjysmėbiblike dhe sigurisht, fantazisė bujare tė njerėzve dhe punonjėsve tė marketingut, tė cilėt kanė nevojė pėr njė hero zemėrbardhė qė mendon pėr lumturinė e tyre tė fundvitit. Pėr historinė e vėrtetė tė Shėn Nikolasit ekzistojnė shumė pak fakte, madje nuk dihet nėse ai ka pasur vėrtet atė mjekrėn e bardhė me tė cilėn njihet sot, por njė gjė ėshtė e sigurt qė shenjtori kishte njė reputacion tė madh pėr bujari dhe pėr bėrje dhuratash. Kjo ėshtė edhe vetia qė i ka rezistuar shekujve dhe sipas admiruesve tė tij Shėn Nikolasi ėshtė pjesė thelbėsore e gėzimit tė Krishtlindjeve.

Ajo pak ēka dimė ėshtė se ai Shėn Nikolasi lindi nė shekullin e III nė Patara, njė port i rėndėsishėm nė jug tė bregdetit qė njihet aktualisht sot si Turqia. Pas vdekjes sė prindėrve tė tij tė pasur, thuhet se trashėgoi shumė pasuri, njė pjesė tė madhe tė sė cilės ua dhuroi nevojtarėve. Mė pas u zgjodh peshkop i qytetit tė afėrt tė Myras dhe gjatė kėsaj periudhe u bė pre e persekutimeve, burgosjeve dhe keqtrajtimeve tė perandorit romak, Diocletian. Emri i tij ndodhet edhe nė listėn e pjesėmarrėsve tė Kėshillit tė Parė tė Nikeas, nė tė cilin u formulua kredoja pėr natyrėn e Trinisė sė Shenjtė. Mendohet se vdiq nė Myra nė vitin 343 pas Krishtit dhe kockat e tij u transportuan nė Itali nga detarėt italianė dhe u vendosėn nė Bari nė shekullin 11-tė. Pėr tė qarkulluan shumė legjenda qė e shndėrruan nė njė person qė kryente mrekulli. Kjo ishte arsyeja qė u konsiderua si mbrojtės i shumė kategorive tė njerėzve qė nga detarėt, fėmijėt, tregtarėt etj. Por ndėr historitė mė jetėgjata ėshtė ajo qė rrėfen pėr njė plak qė kishte tri vajza tė cilave, duke qenė i varfėr, nuk mund t‘u siguronte njė pajė tė mjaftueshme pėr t‘i martuar. Kėshtu, ato rrezikonin tė mbeteshin lėnesha, e mė keq akoma tė merrnin rrugėn e prostitucionit. Nikolasi donte qė t‘u jepte njė dorė ndihmė, por duke qenė njė person jashtėzakonisht modest dhe i ndrojtur e duke mos e pėlqyer publicitetin, ai shkoi nė shtėpinė e plakut natėn vonė dhe la aty tri qese tė mbushura me florinj. Njė nga versionet e historisė ėshtė se ai e bėri kėtė gjatė tri netėve, pra ēdo natė hidhte nga njė qese me monedha. Njė tjetėr version thotė se ai e bėri bamirėsinė pėrmes oxhakut pėr tė mos u vėnė re nga i ati i vajzave dhe njė tjetėr version akoma rrėfen se plaku e kapi Nikolasin teksa bėnte bamirėsinė, por ai i tha qė tė mos ta falėnderonte atė, por Zotin, pasi kjo ishte vepėr e tij. Nikolasi nderohet ende nga tė krishterėt e Kishės Katolike Romane dhe tė krishterėt ortodoksė, si dhe nga njė numėr besimtarėsh tė kishave anglikane dhe luteriane. Rreth 500 kisha nė Britaninė e Madhe e konsiderojnė Shėn Nikolasin mbrojtėsin e tyre. Nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės ku nderimi dhe adhurimi ndaj shenjtorėve ėshtė pjesė e kulturės popullore, Shėn Niku shfaqet nė njė shumėllojshmėri formash. Nė disa qytete ai shfaqet si njė kalorės qė rend me kalin e tij nėpėr rrugė dhe fėmijėt mundohen ta imitojnė. Nė Britani ai ishte nė themel tė idesė sė Babagjyshit tė Krishtlindjeve, i cili u shfaq gjatė periudhės viktoriane me pamjen e njė personazhi mjekėrbardhė e tė qeshur. Por pamja familjare e dhjetėvjeēarėve tė fundit me tė cilėn jemi mėsuar ta identifikojmė nė ēdo fillim dhjetori ėshtė pėrpunuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sė pari, tė ardhurit holandezė nė tokat e botės sė re sollėn me vete edhe zakonet e vendit tė origjinės, por nė vendin e ri Sinter Klaasi ose Sankt Niklasi i tyre u shndėrrua nė Babagjyshin e Krishtlindjeve. Paraardhėsi i tij i parė ishte Clement C Moore, njė pastor njujorkez, i cili nuk kujtohet pėr punėn e tij kryesore, hartimin e fjalorit hebraisht-anglisht, por pėr njė poemė qė e krijoi pėr fėmijėt e tij: "Vizita e Shėn Nikolasit", e cila njihet tashmė botėrisht me titullin "Nata para Krishtlindjeve". Ajo u botua nė vitin 1822 dhe i dha botės personazhin e Shėn Nikolasit nė versionin qė e njohim tė gjithė, pra atė tė njė plaku tė buzėqeshur e mjekėrbardhė qė sjell dhuratat e Krishtlindjeve hipur nė njė slitė qė udhėhiqet nga dy drerė. Ai futet shtėpi mė shtėpi nga oxhaku dhe hedh dhurata dhe ėmbėlsira pėr fėmijėt. Babagjyshi i Krishtlindjeve ėshtė mjekėrbardhė, faqekuq gjithmonė buzagaz dhe i veshur me pellush. Ky ishte pėrshkrimi qė iu dha nė poezinė e pastorit nė tė cilėn nuk pėrshkruhet veshja e jashtme e tij pėr tė cilėn nuk flitet fare. Gjatė dhjetėvjeēarėve qė pasuan ai shfaqej i veshur me ngjyra e rroba tė ndryshme, asnjėherė njėsoj. Paraqitja e jashtme u pėrcaktua pėrfundimisht gjatė fushatės sė famshme tė marketingut tė Coca-Colės nė vitin 1931, kur Babagjyshi i Krishtlindjeve u shfaq mė nė fund me njė kostum tė kuq tė rrethuar me pellush tė bardhė dhe mbėrthyer me njė rrip tė gjerė. Pikėrisht kjo pamje u pranua botėrisht si pamja e Babagjyshit tė Krishtlindjeve, pamje qė ka shoqėruar dhjetėra e dhjetėra Krishtlindje dhe ėshtė bėrė pjesė e pandashme e festės pa tė cilėn ajo nuk mund tė kuptohet. Sigurisht qė miti i Babagjyshit tė Krishtlindjeve ėshtė shtrirė shumė mė pėrtej festės sė fundit tė vitit. Ai pėrveēse nė industri ka hyrė edhe thellė nė ndėrgjegjen tonė si njė figurė bujare e zemėrbardhė qė shpėrndan mirėsinė kudo e mbi tė gjitha nuk e mban meritėn pėr vete, por ia jep atė Zotit, si shenjė e dashurisė sė tij tė njėjtė pėr tė gjitha qeniet njerėzore. Ja tani edhe njė llogaritje e kėndshme. Sipas legjendės moderne, Babagjyshi i Krishtlindjeve natėn e tyre shpėrndan nė tė gjithė botėn dhurata. Pėr ta bėrė kėtė atij i duhet tė udhėtojė pėr 221 milionė kilometra me njė shpejtėsi mesatare prej 1279 kilometrash pėr sekondė ose 6395 herė mė tė madhe se shpejtėsia e zėrit.


CV e shenjtėrisė

Shėn Nikolasi ka lindur rreth vitit 260 para Krishtit nė Patara, diku nė Turqinė e sotme
U bė peshkop i Myras dhe u burgos mė pas nga Perandori Diocletian. Mori pjesė nė Kėshillin e Nikeas nė vitin 325
Vdiq nė vitin 343, sipas tė gjitha gjasave mė 6 dhjetor. Eshtrat e tij i sollėn nė Itali, nė Bari, nė vitin 1087
Gradualisht, figura e tij u transformua nė figurėn e Babagjyshit tė Krishtlindjeve nė Itali e vendet rrotull dhe atė tė Santa Klausit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Pamja e tij familjare pėr tė gjithė botėn e njė babagjyshi mjekėrbardhė, veshur me tė kuqe u bė njė figurė universale, pas reklamimit tė saj nga Coca-Cola nė fushatėn e vitit 1931.