Sic e dime, rrjeti me i madh socjal ne bote, Facebook dita dites po rritet dhe po behet edhe me i famshem. Por nuk eshte e thene qe aty jemi gjithmone te mbrojtur nga "sulmet" e hackereve apo personave qe duan te na bejne keq, te na vjedhin te dhenat etj... per kete arsye, kemi zgjidhur qe ne kete artikull te ju tregojme disa keshilla te vlefshme te cilat ju mundesojne nje qendrim me te sigurte ne Facebook.



1. Aktivizoni "shfletimin e sigurte"!

Perdorni nje lidhje te kycur ne Facebook! Permes kycjes nepermjet "https" jane te dhenat tuaja me te sigurta, si per shembull ne nje rrjet W-Lan. Per te aktivizuar "shfletimin e sigurte", klikoni mbi shigjeten lart afer "Kryefaqja" dhe me pas shkoni tek "Rregullo llogarine" dhe nga ana e majte zgjidhni "Siguria" (si ne foto):



dhe aty vendosni nje "V" (eng. TICK) tek "Shfletim i sigurte" dhe me pas klikoni mbi "Ruaj".


2. Perdorni Njoftimet rreth kyējes

Pasi te keni aktivizuar ket' opsion (gjendet menjehere posht "Shfletim i sigurte"), ju do te merrni nje lajmerim sapo nje pajisje tjeter e cila nuk eshte e konfirmuar deri tani nga ju qe njihet me konton tuaj ne facebook kur tenton te kycet ne konton tuaj ne Facebook.


3. Aktivizoni "kodin e sigurise" per pajisjet e reja!

Per te aktivizuar kodin e sigurise, kod ky qe vjen ne telefonin tuaj celular per ta konfirmuar hyrjen ne Facebook, veproni si ne hapin e pare, shkoni tek "Rregullo llogarine" dhe me pas tek "Siguria" majtas dhe pastaj tek "Njoftimet rreth kycjes", aktivizojeni ate duke vendosur nje "V" mbi "Mesazhet me tekst/Push-njoftimet" si ne foto:



pasi ta keni aktivizuar kete opsion, sa here qe ju ose dikush tjeter tenton te futet ne konton tuaj ne Facebook nga nje pajisje qe ju nuk e keni konfirmuar si te njohur, do t`ju vije nje lajmerim me SMS ne celular dhe nje kod, me ate kod ju mund te kyceni ne pajisjen e re nese jeni ju ata qe doni te hyni ne Facebook nga nje pajisje e re e pakonfirmuar akoma, apo nese dikush tjeter, do t`ju vije ai sms dhe nje e-mail ne inbox qe ju tregon se nga ku personi tenton te futet ne konton tuaj pa lejen tuaj. Pra pa kodin konfirmues askush nuk mund te futet ne konton tuaj ne Facebook.


4. Kontrolloni Facebook-Apps!! Jo te gjitha jane te domosdoshme!!

Klikoni perseri tek shigjeta lart nga ana e djathte dhe zgjidhni "Rregullo llogarine" dhe me pas nga ana e majte zgjedhni "Programet". Ketu mund t`i shihni te gjitha programet qe kane te drejte hyrje ne konton tuaj ne Facebook. Ketu keni mundesine te shikoni se cfare te drejtash ka nje aplikacion i caktuar ne konton tuaj ne Facebook. Aplikacionet qe nuk ju duhen me doemos, shmangni me ane te "Remove app" (hiqe aplikacionin). Per ta kuptuar me mire se cfare mund te bejne keto aplikacione qe jane te lidhura me konton tuaj ne Facebook, nje artist ka vene online webfaqen "Take this Lollipop" dhe kush klikon aty mbi "Connect with Facebook", te gjitha fotot dhe te dhenat e tij do te transferohen ne faqe dhe me pas foto juaj e profilit do te behet roli kryesor ne ate sekuence filmi horror. Kjo dhe shembuj te tjere duhet te keni kujdes, pasiqe ato shpesh i publikojne te dhenat e perdorueseve!


5. Keni kujdes nga mashtrimet!!!

Here pas here qarkullojne mashtrime. Se fundmi eshte shfaqur nje faqe qe ju thot qe ju mund te fshini arkiven tuaj ne Facebook. Nese ne kete rast ju klikoni "vazhdo" ose "Like" (pelqej), hackeri mund te vjedhe te gjitha te dhenat tuaja! Duhet te jeni gjithmone te kujdes`shem edhe nga "fanpage-t" qe jane ne Facebook, ku thone "shiko cfare ben ky/kjo" dhe me pas shkruan "Kliko LIKE per ta pare", keto jane vetem mashtrime dhe viruse!!! Asnjehere mos i klikoni ato gjera dhe e mira eshte qe ta lajmeroni si "spam" ate lloj statusi nga ndonje faqe apo edhe ndonje shok i juaj ne Facebook qe ka nxjerre nje gje te tille. Fanpage-t shqiptare mundohen shum me keto lloj mashtrimesh, por ju themi te keni kujdes sepse ato lloj statuse nuk jane asgje me shume vec se mashtrim i ulet!


Marre nga PCWelt.de dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com, Gusht 2012!