OSLO- Anders Behrig Breivik, personi i cili tronditi Norvegjinė njė vit mė parė, duke vrarė 77 persona, ėshtė dėnuar sot me 21 vite burg nga gjykata nė Oslo.
Me unanimitet tė plotė, Gjykata e Oslos e shpalli fajtor pėrfaqėsuesin e sė djathtės ekstreme norvegjeze, 33 vjeē, pėr vrasjen e 77 personave. Breivik, i veshur me kostum tė zi, kėmishė tė bardhė dhe kravatė gri, e dėgjoi me buzėqeshje vendimin e gjykatės, nė ambientet e sė cilės u fut duke pėrshėndetur me gjestin e sė djathtės ekstreme.
Sipas panelit prej pesė gjykatėsish, Anders Behrig Breivik u shpall i aftė mendėrisht duke shmangur kėshtu mundėsinė pėr dėrgimin e tij nė njė institut mendor. Anders Breivik akuzohej pėr terrorizėm dhe vrasje masive.
Ai e ka pranuar se e ka orkestruar shpėrthimin e bombės nė Oslo, nga e cila u vranė 8 vetė, dhe pastaj tė shtėnat e tij, qė nė shėnjestėr kishin pjesėmarrėsit e njė kampi veror nė njė ishull, qė organizohej nga Partia Laburiste nė qeveri. Nė kėtė sulm ai vrau 69 vetė, kryesisht tė rinj, qė kishin lidhje me Partinė Laburiste. Nė tė kaluarėn ai ka thėnė se sulmet ishin protestė kundėr politikave imigruese liberale tė Norvegjisė dhe ishte e domosdoshme qė tė parandalohet qė Norvegjia tė mos mbizotėrohet nga myslimanėt.
Nė deklaratėn e tij, Breivik e ka pėrshkruar veprimin e tij si sulmin politik mė tė sofistikuar dhe mė spektakular nė Europė qė nga Lufta e Dytė Botėrore, dhe theksoi se kėshtu do tė vepronte pėrsėri.
SHQIPTARJA QĖ HUMBI JETĖN NĖ OTAYO
Lejla Selaci, 17-vjecarja nga Kosiova mbeti viktimė nė ishullin Otayo. Ministria e Jashtme e Kosovės nė bashkėpunim me autoritet norvegjeze konfirmuan lajmin pėr gjetjen e trupit e pajetė tė 17-vjecares kosovare,1 javė pas terrorit tė dyfishtė qė pėrjetoi Norvegjia.
Kosovarja me origjinė nga Vushtri i Kosovės rezultoi e zhdukur mė 22 korrik tė vitit 2011 ku Andres Behring Breivik vuri nė jetė planin e tij tė dyfishtė tė masakrės tė Norvegji dhe ishullin Otayo, ku mbetėn tė vdekur mė shumė se 90 persona, dhe qindra tė tjerėn, shumica prej tyre bashkėmoshatarė tė Leljės.
Lejla merrte pjesė nė delegacionin e Konventės sė tė Rinjve tė partisė Laburiste nė ishullin Otayo-s.
(e.m/BalkanWeb)