Nje 21-vjecare eshte gjetur e pajete mesditen e djeshme ne bregdetin e Jonufres, prane vendit qe njihet si "Pika e pare", rreth 15 kilometra larg qytetit te Vlores. Kufoma e Enkelejda Ismailit, banore e lagjes "Lirim", ne qytetin e Vlores, eshte pare fillimisht ne det, ndersa dallget e kane nxjerre ne breg. Nje telefonate ne sallen operative te policise se Qarkut te Vlores ka bere qe uniformat blu te mberrijne ne vendngjarje. Nga keqyrja e pare e kufomes, policia tha se dyshohet qe vajza te jete vrare e me pas trupi i saj te jete hedhur ne det. Ekspertet thane se ajo ishte shtatzene dhe priste nje foshnje qe kishte arritur ne muajin e gjashte.
Ne momentin e ardhjes se uniformave blu, trupi pa jete i 21-vjecares eshte gjetur permbys ne breg te detit. Ishte lagur teresisht. Ajo kishte veshur nje pale xhinse e nje bluze kafe, ndersa xhuboksi i bardhe, ishte pak hapa larg trupit. Disa metra me tutje, u gjet nje cante, dhe nje portofol ngjyre bezhe, si dhe dokumente, te cilat mundesuan identifikimin e viktimes. Policia tha se ne momentin e pare u mendua se vajza e vetme e familjes Ismaili kishte vrare veten, duke u mbytur ne det. Por ekspertet, pasi kane keqyrur me kujdes kufomen, kane konstatuar se shalli qe mbante rreth qafes ishte tejet i shtrenguar dhe ne qafe dukeshin shenja dhune. "Behet fjale per njolla te zeza qe te lene pershtypjen e shtrengimit te duarve ne fyt dhe shenja te tjera, qe mund te jene shkaktuar nga shtrengimi i shallit", pohojne burime prane grupit hetimor.
Kufoma eshte gjetur ne ane te detit, ne afersi te nje prej lokaleve ne Jonufer. Brenda portofolit eshte gjetur fotografia e nje mashkulli, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia. Mesohet se i riu punonte ne Radhime, dhe blute e kane shoqeruar per ta marre ne pyetje. Ai eshte marre nga vendi i punes ne nje nga restorantet ne bregdet, pasi u identifikua nga fotoja qe viktima mbante ne portofolin e saj. Gjithsesi, jane shoqeruar edhe persona te tjere, te cilet njihnin viktimen apo kishin raporte te ngushta me te. Nderkohe, ne pyetje jane marre per disa ore dhe prinderit e 21-vjecares, per te zbardhur nese kishin konstatuar ndonje sjellje te cuditshme kohet e fundit te vajza e tyre. Megjithate, policia ende nuk ka nje te dyshuar per vrasjen e 21-vjecares.
Shtatzene 6-muajsh, u mbyt me shall
Ndersa kufoma u transportua ne morgun e spitalit, uniformat blu nuk u lejuan qe ekspertiza te kryhej nga mjeku ligjor i Vlores. Nje grup ekspertesh mberriten nga kryeqyteti per te bere keqyrjen e kufomes se 21-vjecares. Burime nga grupi hetimor konfirmojne se ekspertet nga Tirana konstatuan shenja dhune ne pjesen e siperme te trungut, si dhe gervishtje te theksuara ne fytyre e ne pjesen e siperme te buzes. Vajza ne momentin e vrasjes ishte rreth 6-muajsh shtatzene. Sipas mjekeve, e reja eshte vrare duke e mbytur dhe ka gjetur vdekjen si pasoje e mungeses se ajrit. Mendohet se vrasja eshte bere me shallin qe Enkelejda kishte vendosur ne qafe, i cili edhe ne momentin e gjetjes se kufomes, ishte shtrenguar se tepermi rreth qafes, ndersa shenjat e demtimit ne qafe ishin shume te medha.
Marredhenie intime dhe pengmarrja
Dyshimet e para jane hedhur te marredhenien intime te Enkelejda Ismailit. Vajza 21-vjecare, pasi ka nderprere studimet e mesme, ka punuar pak kohe si shitese, ndersa aktualisht ajo ishte e papune. Mesohet se e reja ishte shtatzene, ndersa nuk behet publik nga te njohurit e saj, se kush mund te ishte babai i femijes qe ajo po priste. Duke u nisur nga ky fakt, policia ka si piste hetimi kryesore vrasjen per konflikte te mundshme te se rese, per shkak te jetes se saj private. Ndersa nje piste tjeter e bluve e lidh vrasjen e Enkelejdes me vellane e saj, Elton Ismaili, i cili eshte nje nga te arrestuarit per pengmarrjen e nipit te Sulo Shehut, ne vitin 2003, dhe aktualisht vuan denimin ne burgun e Rrogozhines. Sipas burimeve policore, pista e hetimit do te ngushtohet ne momentin qe do te zbardhen telefonatat e fundit te 21-vjecares te kryera nga celulari i saj.
"Vrasja mund te jete kryer naten"
Vajza 21-vjecare, qe u gjet e pajete mesditen e djeshme ne bregdetin e Vlores, eshte vrare dhe me pas eshte hedhur ne det. Kjo eshte pista kryesore, ne te cilen po punon Prokuroria e Vlores lidhur me shkaqet e vdekjes se Enkelejda Ismailit. Prokurori i rrethit, Petrit Cano, tha se "mund te ndodhemi perpara nje vrasjeje per shkak te disa elementeve qe jane konstatuar nga keqyrja e deritanishme e kufomes". Sipas tij, ne fytin e vajzes u gjeten shenja dhune, gje qe perforcon faktin se vajza me pare eshte vrare pastaj eshte hedhur ne det. Prokurori Cano beri te ditur se gjithcka do te zbardhet me perfundimin e ekspertizes mjeko-ligjore. "Duke iu referuar te dhenave te deritanishme, vijoi Cano, vrasja mund te kete ndodhur ne oret e vona te mbremjes". Prokurori tha se nje konkluzion i tille paraprak bazohet te gjendja e kufomes, por edhe nga deshmite e te afermve te viktimes, te cilet kane deklaruar se vajza e tyre ishte larguar nga shtepia nga pasditja e djeshme.
Historia
Si u denua Elton Ismaili
Enkelejda Ismaili jetonte ne lagjen "Lirim" te qytetit te Vlores, se bashku me prinderit. Vellai i saj, Elton Ismaili, eshte duke vuajtur denimin ne burgun e Rrogozhines. I riu 31-vjecar eshte cilesuar fajtor per rrembimin e Klajdi Shehut, nipit te bosit te cimentos, Sulo Shehu, ngjarje e ndodhur ne vitin 2003. Ai eshte denuar me 14 vjet burgim ne nje proces qe pati ne banken e te akuzuarve edhe 4 persona te tjere. Elton Ismaili u lirua perkohesisht ne vitin 2006, pasi beri kerkese ne gjykaten e rrethit te Kavajes per lirim para kohe me kusht. Por, vendimi i Gjykates se Apelit te Durresit anuloi vendimin e pare, duke rikthyer Ismailin ne burg per pjesen e mbetur te denimit. Elton Ismaili, Besnik Gjata, Besnik Saraci, Luan Saraci dhe Julian Metushi u denuan pasi kane marre forcerisht Klajdi Shehun, duke i kerkuar biznesmenit Sulo Shehu nje sasi parash per lirimin e tij. Pas tri ditesh, pengu eshte liruar, ndersa 5 bashkepunetoret kane perfunduar ne pranga.