Reshat Arbana lindi mė 15 shtator 1940 nė Tiranė, Shqipėri. Ai ėshtė njė aktor teatri dhe filmi. Njė nga aktoret me popullorė te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar qė nga viti 1963.
Pasi kreu studimet ne shkollen e larte pėr aktore Aleksander Moisiu, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, mė 1968, filloi punė nė Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli nė pension ishte aktor i Teatrit Kombetar tė Tiranės.
Ndėr rolet mė tė spikatura nė film Samiu tek Fijet qe priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nentori i dyte 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohte 1983, Adnani tek Hije qė mbeten pas 1985, Aliu tek Binarėt 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Pėr rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes ne kembe 1984 dhe Kryetarit tė Kėshillit tek Kur hapen dyert e jetės 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit tė Filmit mė 1985 e 1987.
Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar me rolin e protagonistit nė dramėn Streha e tė harruarve.