Receta Gatimi

ROLAND TREBICKA


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    ROLAND TREBICKA

    Roland Trebicka lindi nė Korēė nė vitin 1947. Karriera e Roland Trebickės si aktor fillon me rolin e Kostės, nė filmin “Debatik”, mė 1961. Ishte kjo pėrvojė qė shėnoi kursin qė do tė merrte mė vonė jeta e djaloshit korēar.

    Prirja e tij e jashtėzakonshme pėr humor spontan, i siguroi njė pozitė tė “privilegjuar” nė kohėn e shėrbimit ushtarak: shėrbeu si aktor nė Estradėn e Ushtarit. Vitet nė kėtė trupė amatore ishin pėr Trebickėn stazhi i nevojshėm, qė i hapi mė pas rrugėn drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombėtar. Ai u be anėtar i kompanisė sė Teatrit Kombėtar mė 1971 dhe punoi aty deri mė 1999. Pas njė pėrvoje tri vjeēare me kompaninė “Publimedia”, u kthye nė Teatrin Kombėtar, ku punon edhe sot.

    Kritika dhe kolegėt e kanė vlerėsuar vazhdimisht me nota maksimale pėr sensin e jashtėzakonshėm tė humorit, brenda dhe jashtė skene, nė rol dhe jashtė rolit. Ėshtė mjeshtėr i farsės dhe i groteskut, qė e bazon lojėn e tij nė njė fantazi tė shfrenuar dhe improvizime tė paparashikueshme, jo vetėm pėr shikuesit, por edhe pėr partnerėt. Nga ana tjetėr ėshtė kampion i pėrkushtimit dhe disiplinės nė punė. Kėto cilėsi tė tij e kanė bėrė njė nga aktorėt mė tė kėrkuar nga regjisorėt.

    Kulmin e suksesit nė publik e arriti me rolin e Jovan Bregut nė komedinė Pallati 176. Mjeshtria e tij nė kėtė rol ndikoi fort qė komedia tė thyejė tė gjitha rekordet e mėparshme tė shikueshmėrisė. Edhe sot, me 500 shfaqje nė shtatė vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijė kopje videokasetash tė shitura, "Jovan Bregu" ėshtė figura mė popullore e skenės shqiptare, batutat e tė cilit prej kohėsh janė bėrė pjesė e folklorit dhe zhargonit tė sotėm.

    Por rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumtė. Shikuesit e kujtojnė me nostalgji nė rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Njė burrė me trandafil”. Nė vitin 2002, pėr rolin e Rojės tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat pėr Ēmimin “Aktori mė i Mirė Mbėshtetės” nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit Eksperimental, nė Kajro. Ka luajtur edhe nė disa filma, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmenden Ėndėrr pėr njė karrige (Vaska) dhe Koncert nė vitin 1936 (Nasi).

    Ėshtė nderuar me titullin Artist i merituar.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ROLAND TREBICKA

    Filmografia

    * Endėrr pėr njė karrikė - (1984)
    * Koncert nė vitin 1936 - (197.....Nasi
    * Debatik (1961) .... Kosta

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: ROLAND TREBICKA





    Roland Trebicka

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 11:19 AM