Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. "Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket.
U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.
Qė viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit Migjeni tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė Gjaku i Arbrit, Histori Irkutase, Toka Jonė ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, Fisheku nė pajė apo Fejesa e Ēehovit. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, Tana, mė 1958.
Tė paharruar kanė mbetur Nene Pashako tek Yjet e neteve te gjata (1972), Halla tek Ēifti i lumtur (1975), Sinjorina Manēini tek Vajzat me kordele te kuqe (197, Gjyshja tek Zemra e nenes. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja Mjeshtėr i Madh i Punės, akorduar nga Presidenti i Republikės.