Receta Gatimi

TINKA KURTI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    TINKA KURTI

    Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. "Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket.

    U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.

    Qė viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa e Ēehovit”. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958.

    Tė paharruar kanė mbetur Nene Pashako tek “Yjet e neteve te gjata” (1972), Halla tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (197, Gjyshja tek “Zemra e nenes”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: TINKA KURTI

    Filmografia

    * Kosova: Desperate Search - (2006)
    * Nata - (199
    * Nė emėr tė lirisė - (1987)
    * Hije qė mbeten pas - (1985)
    * Besa e kuqe - (1982)
    * Qortimet e vjeshtės - (1982)
    * Si gjithė tė tjerėt - (1981)
    * Mėngjese tė reja - (1980)
    * Nusja - (1980)
    * Gjeneral gramafoni - (197
    * Vajzat me kordele tė kuqe - (197
    * Emblema e dikurėshme - (1976)
    * Ēifti i lumtur - (1975)
    * Lumė drite - (1975)
    * Operacioni Zjarri - (1973)
    * Yjet e neteve te gjata - (1972)
    * Guximtarėt - (1970)
    * Tana - (195

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: TINKA KURTI





    Tinka Kurti

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tinka Kurti mbush 75 vjec
    Nga Altin111 nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 12:41 PM