Receta Gatimi

ISMAIL KADARE


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 24
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    ISMAIL KADARE

    smail Kadare lindi mė 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin "Gorki". Ėshtė poet, prozator dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.

    Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (196 dhe Koha (1976). Vepra mė e shquar poetike e Kadaresė ėshtė poema lirike-epike Pėrse mendohen kėto male (1964) njė pasqyrim i pėrgjithėsuar artistik i rrugės dhe fatit historik tė popullit shqiptar dhe tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.

    Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (197 dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Dimri i madh (1977). Veprat mė tė mira tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.
    Ismail Kadare
    Ismail Kadare

    Libri qė botoi Kadare nė vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarėve - sprovė"[1] pjesė e tė cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar njė polemikė nė mes tė tij dhe Rexhep Qosjes. Kėshtu pėrderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarė si perėndimorė, Qosja nė librin e tij tė quajtur "Realiteti i shpėrfillur"[2], thotė se identiteti shqiptar ėshtė njė miks i atij perėndimor dhe lindor, krishterė dhe mysliman.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ISMAIL KADARE

    # Frymėzime djaloshare - 1954
    # Shekulli im - (1961)
    # Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
    # Pėrse mendohen kėto male - 1964
    # Dasma - 1968
    # Motive me diell - (196
    # Kėshtjella - roman - 1970
    # Kronikė nė gur - roman - 1971
    # Koha (1976)
    # Dimri i madh - roman - 1977
    # Ura me tri harqe - 1978
    # Prilli i thyer - 1980
    # Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
    # Koha e shkrimeve - 1986
    # Koncert nė fund tė dimrit - 1988
    # Vepra Letrare - 1981-1989
    # Dosja H - 1990
    # Piramida - 1992
    # Shqipėri - 1995
    # Pallati i ėndrrave - 1996
    # Dialog me Alain Bosquet - 1996
    # Spiritus - roman- 1996
    # Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
    # Poezi - 1997
    # Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
    # Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
    # Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
    # Qorrfermani - roman - 1999
    # Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
    # Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
    # Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
    # Breznitė e Hankonatėve - 2000
    # Bisedė pėrmes hekurash - 2000
    # Elegji pėr Kosovėn - 2000
    # Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
    # Unaza nė kthetra - 2001
    # Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
    # Qyteti pa reklama - roman - 2001
    # Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
    # Pasardhėsi - roman - 2004
    # Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
    # Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ISMAIL KADARE

    Nė parkun qė mbuluan fletėt

    Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
    Tė dy ne ecim qetėsisht,
    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
    Qilim tė verdhė natyrisht.


    Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
    Ju fanit njė muzg i vonė
    Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.


    Nga vagabondėt me cigare
    Ti mos u tremb e dashur kot
    Imazhin tėnd as dinosaurėt
    Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.


    Qė ti tė vije kaq e bukur
    Me kėta flokė, me kėtė hap
    Toka tė egrėn klimė e zbuti
    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.


    Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
    Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
    U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
    Qė te kjo botė tė vije ti...

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ISMAIL KADARE

    Kristal

    Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
    si tė harroj une dalėngadal
    si vdes tek une kujtimi yt
    si vdesin flokėt dhe gjithēka.


    Tani kėrkoj poshtė e lartė
    njė vend ku ty tė tė lėshoj
    nje strofė a notė, a njė brilant
    ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


    Nė s'tė pranoftė asnjė varr
    asnjė mermer, a morg kristal
    mos duhet vallė prapė tė tė mbart
    gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.


    Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
    do gjej njė fushė a njė lulnajė
    ku butėsisht porsi polen
    gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.


    Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
    dhe tė tė puth tė ik pa kthim
    dhe nuk do dine as ne askush
    harim ish ky a s'ish harim.

  5. #5
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: ISMAIL KADARE



    Ismail Kadare

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e maikk
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    10
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    patrioti im Kadareja! jam kreanar per te!

  7. #7
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Kristal

    Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
    si tė harroj une dalėngadal
    si vdes tek une kujtimi yt
    si vdesin flokėt dhe gjithēka.


    Strof shume e bukur!...

  8. #8
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Besoj se te gjithe e njohin Mall, por nese ju ka marr vertet malli, po e ripublikoj!

    MALL

    Ca pika shiu rane mbi qelq.
    Per ty une befas ndjeva mall.
    Jetojme te dy ne nje qytet,
    Dhe rralle shihemi sa rralle.

    Edhe m'u duk pak e ēuditshme
    Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
    Qiejt e ngrysur pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber ne mes.

    Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
    Seē m'u kujtua sot per dreq:
    "Te zgjuarit jane bashke ne bote,
    Kurse te fjeturit jane veē".

    Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
    Qe dot s'po zgjohemi valle?...
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty seē ndjeva mall


    Ky Dimer

    C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
    E lodhur pudra mbi fytyren tende.
    I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
    Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
    S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

    C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
    Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
    Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
    Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
    Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
    Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

    C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
    Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
    Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
    Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
    Duke derguar ftohtesine e tyre
    Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

    Sa kohe valle do ti duhet
    Genit te races ate maske te shpelaje.
    Apo ne luften e maskes me lekuren
    Maska do te fitoje me ne fund?

    C'i gjate ish ky dimer, c'i acarte ish,
    Mbi varrin e tiranit monoton
    Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

    C'i gjate ish ky dimer, c'i vrerosur ish.
    E lodhur pudra mbi fytyren tende.
    Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.

    I.Kadare Tirane, 1986

  9. #9
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Malli i Shqiperise

    Me ka marre malli per Shqiperine tone
    Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
    Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
    Dridhej, kalteronte bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

    Mua bashkeatdhetarit
    Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
    Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
    Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
    Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
    Inatin akoma do ta mbajne,
    Koken do ta tundin,
    Po une s'do ta marr per keq,
    Se malli me ka marre.

    Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
    Gjethe te thara gjethe vjeshte,
    Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

    Me ka marre malli per Shqiperine tone;
    Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
    Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
    Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
    Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
    Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
    Per mjegullat qe si indiane te kuq
    muzgjeve shtegtojne.

    Per lokomotivat e kuajt,
    Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
    Per qiparisat, kopete, e varret
    Malli me ka mare, malli me ka mare,
    per shqiptaret.

    Me ka mare malli e se shpejti vi atje
    Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
    Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

    Aerodromi do te dridhet nga uturima
    Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
    Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
    Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
    ndonjehere.

    I.Kadare 1960



    Pa ty

    Ti ike udhes se pafundme
    Ku zverdhin druret gjetherenes
    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
    I arti medalion i henes.

    Lejleket iken.
    Fill pas teje
    Si stof i keq u zbeh blerimi
    Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
    Me negativin e nje filmi.

    Tani ne fusha shkoj menduar
    Ku nis te fryje ere e ftohte,
    Ku ca mullare te gjysmuar
    Duken qe larg si Don Kishote.

    C'te bej, po them me vehten time,
    Ne kete ore te vone te muzgut,
    Ku qerrja baltave ben shkrime.
    Te lashta sa te Gjon Buzukut?

    Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
    Te pi ne gjunje duke rene,
    Ne gryke e di qe do te me ngelet
    I ftohte medalioni i henes.

    Nga "Perse mendohen keto male"



    Kristal

    Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
    Si te harroj un' dalngadal,
    Si vdes tek une kujtimi yt
    Si vdesin floket dhe gjithcka

    Tani kerkoj une posht' e lart
    Nje vend ku ty te te leshoj.
    Nje strofe a note a nje brilant
    Ku te te le, te puth, te shkoj.

    Ne s'te pranofte asnje varr
    Asnje mermer a morg-kristal.
    Mos duhet vall' prap te te mbart
    Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

    Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
    Te gjej nje fushe a nje lulnaje
    Ku butesisht porsi polen
    Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

    Te te mashtroj ndoshta keshtu
    Dhe te te puth e t' ik pa kthim
    Dhe nuk do te dime as ne, askush
    Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

    I.Kadare 1979


    Varri

    Jashte ngrene, piramiden e turpit
    Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
    Dritaret une i mbylla trishtueshem,
    Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.

    Shkretetire grimcash, parullash.
    Sahare plenumesh. Te kercet
    Ne dhembe kuarci i frazave,
    Te vdekura qysh nga viti '40.

    Jashte ngrene piramiden e turpit
    Te murtajes, te hoxhes se zi.
    Ndersa une prane oxhakut te studios
    i vetem mbi varrin e tij.

    I thelle ky varr duhet te jete
    Qe piramiden ta gelltise krejt,
    Qe prej gropes se tij te mos dale
    As hoxha, as fantazma e vet.

    Mih e germo dite e nate
    Thellohu kon dantesk.
    Me emrin varrmihes do ta nderroja
    Prej kohesh emrin poet.

    I.Kadare Tirane 1986

  10. #10
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Koha e pamjaftueshme

    S'kam kohe te harroj shume gjera
    Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
    Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
    Do t'me duhen se paku dy vjet.

    Dhe ndoshta po aq per Danten,
    Per frengjishten tok me plazhet po aq,
    Ndoshta grate do te jem duke fshire
    Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

    Si udhetari me peshe te tepert
    Para avionit qe niset pas pak
    I ngarkuar rendshem ende
    Do t'afrohem tek varri humbak.

    Nga supet si ta heq kete barre?
    Ku ta hedh kete peshe, si?
    Me te s'mund te zbres atje poshte
    Por as lart dot s'e le kurrsesi.

    I menduar gjer ne cast te fundit
    Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
    Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
    Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

    I.Kadare Pranvere 1990





    Laokoonti

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    qindra vjet kam qe vuaj
    nga qe sflas dot

    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
    vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijera net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s'nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
    vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
    une "kundra", kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
    gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

    C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
    shantazheve,letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
    Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
    dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe.
    Hi i ftohte;
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

    T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therritnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

    Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

    Ashtu si ahere...
    po mjaft,
    u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

    ne pafshi ndonje dite te behem copera,
    nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    por indiferenca juaj
    do te behet shkak.



    Kercenimi

    Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
    Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
    Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
    Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

    Erdh' pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
    Sa ngadale ne epos mllefi del...
    Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
    Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.


    I.Kadare - 1986 Nga "Ftese ne studio"

  11. #11
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Pritja

    Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
    Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen
    Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete

    Ora kaloi
    Ti u vonove
    Drita e abazhureve u be e keqe
    Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme
    Tani perbindeshat filluan te levizin
    Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim

    Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka

  12. #12
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Edhe kur kujtesa

    Edhe kur kujtesa ime e lodhur
    Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
    Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
    Une ty s'do tė harroj.
    Do tė kujtoj
    Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
    Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
    Si njė dėborė e pashkundshme.
    Ndarja erdhi
    Po iki larg teje...
    Asgjė e jashtėzakonshme,
    Veē ndonjė nate
    Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
    Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė..

  13. #13
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Njė Vajzė


    Duke tė puthur, pa tė dashur
    Nė shpirt ai ty tė plagoi
    Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
    si vrasės tinėz shkoi


    Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
    Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
    Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
    nė park, tė dielave ata.


    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenė sytė e ty nė net bilbilash
    Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
    Njė katastrofė automobilash.


    Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
    Ata me sy tė ndjekin pas
    Pataj me bėrryl i bien shokut
    "E sheh filanen? E ka pas..."


    Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
    T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
    Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
    "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


    Tė dyja t'ulura pranė radios
    Do ndizni heshtur njė cigare
    tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
    njė ēast dremitja do tė t'marrė


    Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
    M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
    Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
    Nga kembėt s'do tė tė venė re.


    Atje ku t'ecėsh midis turmash
    Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
    Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
    "E sheh filanen? Ishim miq..."

  14. #14
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    ‘Ti dhe Hėna’ Ismail Kadare

    Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
    Dola fushės tė bredh kuturu.
    Retė shtohen me vrap pa reshtur,
    Hėna duket aty-kėtu.

    Porsi vetė mendimet e mia
    Po mė shtyhen ndėr mend mė shpesh
    dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
    si kjo hėnė qė duket mes resh.

    Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
    do tė mbeten pa tė, kurse ti
    nė ėndėrrimet e mia pa jetė
    perėndim s'do tė kesh kurrsesi.

  15. #15
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Ismail Kadare - Kristal


    Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
    si tė harroj une dalėngadal
    si vdes tek une kujtimi yt
    si vdesin flokėt dhe gjithēka.


    tani kėrkoj poshtė e lartė
    njė vend ku ty tė tė lėshoj
    nje strofė a notė, a njė brilant
    ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


    nė s'tė pranoftė asnjė varr
    asnjė mermer, a morg kristal
    mos duhet vallė prapė tė tė mbart
    gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.


    nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
    do gjej njė fushė a njė lulnajė
    ku butėsisht porsi polen
    gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.


    tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
    dhe tė tė puth tė ik pa kthim
    dhe nuk do dine as ne askush
    harim ish ky a s'ish harim.



    sa me pelqen........

  16. #16
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    me falni qe po dal nga tema pak, por doren n`zemer e me fol, un tani e bera dallimin 100% ne mes Kadarese & Qemajlit!

    Gjithmone me perziheshin... Bile kur permendej ky Kadare, un thoja po ai ka vdek... Si po thone ai kshtu ai kshtu... ?

    Lol, ndodh

  17. #17
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    hahahhahahaha............sic ngaterroja un ty ne fillim me gjendarin

  18. #18
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    eee... Jena bo si pencionista :/

  19. #19
    i/e rregjistruar Maska e Lolita19
    Anėtarėsimi
    Dec 2012
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    8
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Ti qave

    Ti qave dhe me the me zė te ulet
    Se une te trajtoja si prostitute.
    Atehere loteve te tu s'ua vura veshin
    Te desha, pa ditur se te desha.

    Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
    Athere kuptova c'kisha humbur,
    C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Me rrezellinte si smerald merzitja,
    Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
    Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
    Sepse secila m'e bukur se tjetra qe.

    Se ish i tille ky koleksion bizhush
    Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
    Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
    Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.


    Nje nga poezit e preferuara te Kadares.... !

  20. #20
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
    si tė harroj une dalėngadalė
    si vdes tek une kujtimi yt
    si vdesin flokėt dhe gjithēka.

    Tani kėrkoj poshtė e lartė
    njė vend ku ty tė tė lėshoj
    nje strofė a notė, a njė brilant
    ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


    ......madheshtore......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Ēmendoni per Ismail Kadaren?
    Nga X-man nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-04-2013, 09:46 AM
  2. Kadare i pashtershem ne pasurimin e shqipes
    Nga kuklla nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 11:12 AM
  3. Ismail Qemali
    Nga Altin111 nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 07:42 PM
  4. Interviste me personalitetin e shquar Ismail Kadare
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2007, 09:19 AM