Nė Shqipėri ėshtė arrestuar sot nė orėt e para tė mėngjesit Ilir Xhakja, vrasėsi i shefit tė komisiariatit tė Shijakut Adem Tahiraj. Xhakja njė person me precedentė tė shumtė penal u rrethua nga forcat e policisė nė njė banesė nė fshatin Shėnvlash nė zonėn e Durrėsit dhe nė pamundėsi pėr tė carė kordonin e policisė, u dorėzua. Gjatė kontrolleve tė ushtruara mė pas nė banesėn e tij u gjendėn armė e fishekė.
Xhakja qėlloi dje pėr vdekje, nė orėt e pasdites, komisarin Tahiraj, gjatė njė kontrolli pėr armėmbajtje pa leje tė mjetit me tė cilin udhėtonte vrasėsi dhe nipi i tij Ledion Krasnaj. Xhakja, 38 vjec ka njė rekord ngjarjes kriminale duke nisur qė nga fillimi I viteve 90. Sipas skedės sė shpėrndarė nga policia, dyshohet prej pėr njė seri vrasjesh, por ai ėshtė dėnuar vetėm nė 1995 dhe 1996, njė herė mė njė vit dhe mė pas me 6 muaj burgim pėr kanosje me armė. Nė vitet e mėpasshme ai do tė pėrfshihet nė vrasje tė tjera, njė pjesė tė mbetura tė pazbuluara dhe do tė dėnohej me 21 vjet burgim nė mungesė. Ai u arrestua nė vitin 2007. Por procesi ndaj tij mori njė kthesė tė papritur. Dosja e tij u kthye pėr rigjykim nga GJykata e lartė nė Gjykatėn e Durrėsit e cila dha mė pas dėnim vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Pas ngjarjes sė djeshme ministria e Drejtėsisė ka vendosur tė verifikojė procesin qė solli lirimin e Xhakjas.
Nė njė mesazh publik pėr vrasjen e komisarit tė policisė, presidenti Bujar Nishani e konsideroi atė njė akt tė rėndė kriminal ndaj forcave tė rendit qė me pėrkushtim dhe disiplinė punojnė pėr garantimin e rendit dhe sigurinė e jetės sė qytetarėve. Nė mesazhin e tij presidenti shpreh bindjen se pavarėsisht egėrsisė dhe pabesisė qė mund tė shfaqin krimi dhe kriminelėt, nuk do tė munden ta thyejnė forcėn e shtetit dhe ligjit, nuk do tė munden ta pėrkulin kurajėn dhe trimėrinė e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, nuk do tė munden ti shpėtojnė ndėshkimit tė drejtėsisė. Nė orėn 14.00 nė Tiranė ėshtė parashikuar ceremonia e homaxheve nė ndėr tė komisarit tė vrarė. Komisar Adem Tahiraj, 49 vjec, kishte njė eksperiencė tė gjatė nė strukturat e policisė, vecanėrisht ato tė luftės kundėr krimit tė organizuar. Prej 1 viti ai ishte emėruar me detyrėn e shefit tė Komisariatit tė Shijakut.
Burimi: VOA