Receta Gatimi

Te gjitha detajet mbi Smartphone-in e ri te Apple, iPhone 5 (foto + video)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Te gjitha detajet mbi Smartphone-in e ri te Apple, iPhone 5 (foto + video)

    Ekran 4 inē, CPU te re dhe LTE - keshtu e ka prezantuar Apple iPhone-n e ri ne San Francisco. Ne kete artikull i kemi permbledhur te gjitha detajet rreth Top-Smartphone-it te ri dhe po ju tregojme nje vleresim te pare.




    Ne oren 19:00 me kohen Europiane, e prezantoi CEO i Apple, Tim Cook ne San Francisco ne hallen Yerba Buena Center for Arts iPhone-n e ri. Smartphone-i eshte 7,6mm i holle, deri tani iPhone-i me i holle (sipas Cook edhe Smartphone-i me i holle ne bote) dhe peshon 112 gram. Keshtu iPhone 5 eshte 20 per qind me i lehte se paraardhesi i tij iPhone 4S.


    Ekrani i iPhone 5

    Retina Display (ekrani i ri i iPhone 5) tani eshte i madh 4 inē dhe keshtu eshte rritur qarte. Paraardhesi i tij kishte nje ekran prej 3,5 inē. Dendesia e pixeleve ne iPhone 5 eshte 326ppi, pra ne krahasim me ate 4S eshte e njejta. Rezolucioni eshte ngritur ne 1136 x 640 pixel (iPhone 4S: 960 x 640 pixel). Duke ju falenderuar rezolucionit me te larte te ekranit, tani pershtaten mire pese rreshta me aplikacione ne ekran. Aplikacionet e parainstaluara pritet te perfitojne nga ekrani me i madh sepse ekrani sensoret e prekjes (Touch sensors) nuk i permbledh ne nje shtrese te vecante dhe pervec kesaj ai eshte bere 30 per qind me i holle.

    Foto:
































    LTE ne te gjithe boten

    Apple premton qe duke ju falenderuar "Ultrafast Wireless" (lidhje pa tela ultra e shpejte) ju do te mund te shkarkoni me shpejtesi deri ne 100mbps. LTE do te mbeshtetet permes Pentabandchip, cfare do te thote se do te kete marrje te LTE-se ne te gjithe boten, nese ju keni nje kontrate tek nje operator mobil dhe gjendi ne nje hapsire te ndertuar per kete sherbim. Broadband-et (lidhjet e internetit) permes LTE me shpejtesi deri ne 100 Mbps jane teorikisht te mundura. Prane marrjes LTE natyrisht qe do te perkrahen edhe HSPA+ dhe DC-HSDPA. "Dynamic Antenna" do te ju nderlidhe automatikisht tek rrjeti me i mire. Edhe ne WLAN Apple ka punuar dicka, 802.11 a/b/g/n, 802.11n mit 2,4 GHz dhe Dual-Channel 5 GHz me deri ne 150 Mbps.

    Video:




    CPU: Dyfish me i shpejte duke ju falenderuar prozessorit A6

    Prozessori i ri A6 eshte dyfish me i shpejte sesa ai i vjetri A5, premton Apple. Megjithate ky eshte 22 per qind me i vogel dhe keshtu edhe eficient i energjise. Edhe grafika do te funksionoje dy here me shpejt.

    Duke ju falenderuar perseri prozessorit te ri A6, iPhone 5 do te mbaje kohezgjatje e baterise me te gjate sessa paraardhesi i tij. Me 3G dhe LTE do te jene te mundura 8 ore ndersa ne lundrimin ne internet permes WLAN ose shikimin e video 10 ore. Kush degjon vetem muzike, do te mund ta beje kete per 40 ore. Ne Standby iPhone 5 do te qendroje deri ne 225 ore.


    Kamera arrine 8-mega pixel



    Apple i ka vendosur iPhone 5-es nje kamere me kapacitet prej 8 mega pixelesh. Ajo mund te beje fotografi me rezolucion 3.264 x 2.448 pixel. Njesia e kameres eshte 25 per qind me e vogel sesa tek iPhone 4S. Sapphire-Linsen-Cover jo qe vetem do te mbroje linset, por edhe fotografite do t`i beje me te mprehta dhe me te qarta. Nje mangesi e madhe e iPad-it eshte permiresuar ne iPhone 5: Duke ju falenderuar A6-CPU-se Smartphone-i do te jete ne gjendje te beje fotografi me te mira ne kushte te keqija te ndricimit. Pervec kesaj ne bord: Fotografim ne Makromodus dhe Panorama.

    Kush ka deshire te incizoje video, mund ta beje kete me 1080p ne HD. Gjate incizimit, ju gjithashtu mund te shkrepni edhe fotografi. Kamera e perparme perkrahe videot ne formatin 720p, pra Facetime HD.

    iPhone 5 ka marre tre mikrofone ne vend qe te kishte dy. Permes kesaj, zhurmat ne prapavije do te largohen. Mikrofonet jane 20 per qind me te vogel dhe incizojne nje tingull me te mire premton Apple.




    Parase te prezantohej iPhone 5, kishte spekulime se Apple kishte ndertuar nje Dock-Connector te ri per iPhone 5. Dhe me te vertete: I riu eshte me i ngushte, 80 per qind me i vogel dhe me nje madhesi te nje hyrjeje Mini-USB. Megjithate lidhesi "Lightning" do te jete me i forte ne performance dhe te qendroje te pakten per dhjete vjet aktual. Kush ka aksesore te vjeter mund te perdor nje adapter te cilin Apple do ta ofroje si aksesore shtese per blerje. Edhe ne hapsiren e aksesoreve pritet qe tek Apple te tingellojne kassat.

    iPhone 5 vjen ne ngjyren e bardhe ose te zeze. Cmimi pritet te jete ne te njejtin nivel si iPhone 4S ne fillim, pra rreth 629 Euro per versionin me te vogel. Paraporosite tashme kane filluar.


    iOS6 do te vije me 19 shtator

    Sistemi Operativ Mobil i parainstaluar, iOS6 ka nje funksion te ri te hartave dhe 100 milion POls (Point of Interest). Pervec kesaj mund te navigohet edhe me Turn-by-Turn sidhe ndertesat mund te shihen edhe ne formatin 3D. Safari ka marre nje permiresim ne "Full Screen Modus" (menyra me ekran te plote). iCloud Tabs i ruan tabet e hapura dhe ju ben te konvenueshem edhe ne pajisjet e tjera te Apple. Ne aplikacionin e Mail mund te shenohen kontaktet si VIP dhe posten e tyre e merrni ne nje sektor te ndare. Nen "Passbook" ju mund te menaxhoni hyrjet centrale kartat e hyrjeve. Apple gjithashtu e ka permiresuar PhotoStream: Fotot mund te ndahen automatikisht me shoket (share). Kush deshiron mund t`i vleresoje apo komentoje fotografite. Gjithsej iOS6 ka marre 200 funksione te reja.

    iOS6 do te vije me 19 shtator dhe do te jete ne dispozicion per: iPhone 4S, 3GS, iPad dhe iPad 2.


    Azhornim per Siri-n

    Siri do te behet sportiste, te pakten tani Siri do te mund t`u pergjigjet pyetjeve rreth Sportit. Pervec kesaj, ajo do te mund te ju rekomandoje edhe Filma per te pare! E rehatshme: Siri tani mund te rezervoje tavolina ne Restorante ose te shkruaj statuse ne Facebook.


    Vleresimi i pare per iPhone 5

    Me ne fund Apple e zmadhoi edhe ekranin dhe edhe ashtu spekulimet pershtaten: me i shpejte, me i holle, me i lehte. Por pak po habitemi, perse Apple heq dore nga NFC, duke pare se ajo eshte prezente ne TopSmartphone-t me Android. Super: LTE funksionon edhe ne Gjermani tek operatoret e perzgjedhur, premton Apple ne Gjermani. Tek rasti i iPad te ri kjo per fat te keq nuk ishte e mundur edhe pse kishte ēipin me LTE te integruar. Shpresojme qe kamera t`i permbaje ato qe ka premtuar.Me kameren e re Apple mund te vendose nje shale te vertete. Per ndryshe sensacioni i madh mbeti anash, Apple vendoset tek optimizimet e produktit dhe disa upgrades. Per nje pozicion te mire ne sfiden e TopSmartphone-ve kjo mjafton ne cdo ane.


    Marre nga PC-Welt dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com Shtator 2012

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Faleminderit per informacionin , ky eshte super

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Me ne fund iPhone 5 neper dyqane!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A eshte ky iPhone 5 ? (foto + video)
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 11:14 PM
  2. Klonuesi i iPhone 5 e kercenon Apple me akuze (video)
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 07:57 PM
  3. Smartphone: Apple vs Samsung
    Nga ReniX nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-07-2012, 09:05 PM

Etiketat pėr kėtė Temė