Receta Gatimi

DRITERO AGOLLI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    DRITERO AGOLLI

    Dritėro Agolli poet, prozator dhe publicist, qė nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė. Lindi mė 13 tetor 1931 nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e para i mori nė fshat, kurse tė mesmet nė Gjirokastėr. Pasi kreu jashtė shtetit nė Bashkimin Sovjetik, nė Leningrad (Shėn Peterburg) studimet e larta pėr gazetari, punoi njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės "Zėri i Popullit". Rrugėn letrare e nisi me vjersha, tė cilat i botoi qė kur ishte nxėnės gjimnazi.

    Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritero Agollit ėshtė e larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (Devon, Devoll. Poemė malore. Hapat e mia nė asfalt etj.). Vepra e tij poetike mė e shquar ėshtė Nėnė Shqipėri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vėshtirėsitė e shumta qė ndeshi nė rrugėn e vet dhe me vendosmėrinė pėr tė pėrballuar ēdo pengesė e armik. Nė poemėn Baballarėt theksohet rėndėsia e veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė sėrė vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės sė Luftės ANĒ (Poema e udhės, Poemė pėr babanė dhe pėr vete etj.).

    Nė prozė bėri emėr sidomos romani Komisari Memo (1969), nė tė cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues nė vitet e Luftės ANĒ. Nga ngjarjet e kėsaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), qė flet pėr ndikimin e luftės ēlirimtare nė mentalitetin e njerėzve. Dritero Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndėr krijimet satirike romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo (1973) vė nė lojė konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje tė huaja pėr njeriun e ri.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: DRITERO AGOLLI

    Tituj tė veprave

    * ** Nė rrugė dolla, 1958 [1]
    * ** Hapat e mia nė asfat, 1961 [1]
    * ** Zhurma e erėrave tė dikurshme, 1964
    * ** Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [1]
    * ** Mesditė, 1968 [1]
    * ** Nėnė Shqipėri, poemė, 1974 [1]
    * ** Fjala gdhend gurin, 1977 [1]
    * ** Komisari Memo, roman, 1969 [1]
    * ** Njeriu me top, roman, 1975 [1]
    * ** Shkėlqimi dhe rėnja e shokut Zylo, roman 1973 [1]
    * ** Trėndafili nė gotė, roman, 1980 [1]
    * ** Fytyra e dytė, dramė [1]
    * ** Mosha e bardhė, dramė [1]
    * ** Udhėtoj i menduar, 1985 [1]
    * ** Njeriu i mirė, tregime
    * ** Kalorėsi lakuriq , roman

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. "Pleshti" Dritero Agolli
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-01-2017, 12:21 PM
  2. Poezi nga Dritero Agolli
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-01-2017, 07:12 PM
  3. Poezi nga Dritėro Agolli
    Nga ardona nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-11-2014, 05:19 PM
  4. Dritero Agolli - Pocari -
    Nga ardona nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2010, 11:34 PM