Sot do te leshohet iOS6 dhe ne kete teme do te keni mundesine te shihni se per cilat pajisje do te funksionoje ajo dhe oren sipas qytetit ku banoni!


Pajisjet qe jane te perkrahura:

  • iPhone 3GS
  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPod touch (4th generation)
  • iPad 2
  • The new iPad


Qytetet kryesore me oren se kur do te lansohet iOS6:

  • San Francisco - 10am
  • Chicago - 12 Noon
  • New York - 1pm
  • Buenos Aires - 2pm
  • London - 6pm
  • Barcelona - 7pm
  • Moscow - 9pm
  • Islamabad - 10pm
  • Jakarta - Midnight (Wed-Thurs)
  • Perth - 1am (Thurs)
  • Tokyo - 2am (Thurs)
  • Sydney - 3am (Thurs)


Cfare ka te re ne iOS6 ?

  • Maps (hartat): - Apple zbuloi nje aplikacion komplett te ri te hartave ne iOS6 duke perfunduar keshtu marreveshjen me google dhe duke u favorizuar me shume me TomTom. Hartat e reja karakterizohen nga Formati 3D dhe direkcionet kthese-pas-kthese.
  • Siri: - Asistentja virtuale e Apple, Siri, ne iOS6 ka marre nje azhornim te madh me te cilin tani ajo mund te lexoje edhe rezultatet e sportit, te beje nje rezervim ne restaurant, te lansoje aplikacionet, te azhornoje statusin tuaj ne Facebook dhe Twitter.
  • Facebook dhe Twitter: - Integrim i thelle i te dyja rrjeteve socjale me te popullarizuara ne bote do te thote qe ju do te keni mundesine te beni "Like" (pelqej) ose "Tweet" (cicero) nga pothuajse cdo kund ne iOS6, dhe kontaktet gjithashtu do te sinkronizohen me shoket dhe ndjekesit (followers) per te pasqyruar Ditelindjen dhe informacionet e fotografise.
  • Mos me pengo - Vecori e re e gjetur ne fushen e notifikimeve ne menu e cila mund te aktivizohet per te lene ne qetesi pajisjen dhe te ndaloje driten ne ekran me mundesine qe ju ta programoni ate sipas deshires apo kur jeni duke fjetur.



Dhe me ne fund si t`i beni update ?

Apple ne iOS5 integroi OTA (Over The Air) update e cila ju mundeson t`i beni update pajisjes pa patur nevoje qe ta lidhni me PC dhe te hapni iTunes! Kjo mundesi e mire funksiononte me lidhje Wi-Fi ose rrjet 3G! Edhe per kalimin ne iOS6 eshte e njejta procedure, vetem shkoni tek settings ne iPhone-n tuaj dhe tek General me pas check for updates per te pare nese azhornimi eshte gati per pajisjen tuaj. Ta keni parasysh qe pajisja juaj me iOS duhet te kete te pakten 50% bateri te karikuar!